osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Intervista e plotë/ Rama godet sërish: Këto janë protesta kastash të rrëzuara dhe të frikësuara! Amerika “mollë e ndaluar” për gjithë familjen Berisha nga Vuçidoli

Intervista e plotë/ Rama godet sërish: Këto janë protesta kastash të rrëzuara dhe të frikësuara! Amerika “mollë e ndaluar” për gjithë familjen Berisha nga Vuçidoli

Kryeministri Edi Rama ka tronditur dje sërish paraardhësin e tij Sali Berisha. Pak javë më parë ai deklaroi nga salla e Parlamentit se Berisha nuk udhëton dot drejt SHBA, ndërsa dje ka bërë një tjetër deklaratë të fortë. Në studion e “Real Story” të Sokol Ballës. Rama dha sinjale se njësoj si Berisha, ashtu dhe dhëndri, vajza e djali i tij nuk marrin dot vizë.

Po ashtu, ai sulmoi shumë fort Ilir Metën, duke thënë se është kthyer në partinë e Tretë të opozitës. Duke folur për protestën e opozitës, Rama tha se nuk merret pushteti me dhunë, ndërsa tha se kjo mund të shfrytëzohet dhe nga agjenturat e huaja për destabilizim.

-Ka pasur thirrje nga Basha për të marrë fatet e vendit. Si përktheni këto?

Kemi një opozitë që nuk bëhet atraktive përmes një oferte që të tërheqë vëmendjen dhe të japë shpresë dhe interes për njerëzit. Mbi të gjitha një opozitë që nuk bën asnjë hap për të reflektuar mbi vetveten. Ne kemi pasur qasje reflektuese ndaj vetes në opozitë apo qeveri. Opozita ka problem serioz lidershipi. Ka mbetur në dy palë duar të paafta.

Duart e Lulzimit dhe të doktoreshës nga ana tjetër. Dhe është fuqi e dëshpëruar. Ne e shohim në anketimet tona. Kur kemi probleme apo situatë pakënaqësie dhe vërehet një rënie te mbështetja ndaj nesh rriten të pavendosurit. Kur ne ecim më mirë ulen të pavendosurit. Po të shohim opozitën është si kardiograma e një trupi që merr frymë dhe nuk ka shanse të ngrihet?

-Po do u besoni shifrave të protestuesve. Ju keni sondazhet ata njerëzit?

Ne kemi dhe eksperiencën e protestave. Për një parti nuk është e vështirë të bëjë protesta, por në fund të fundit nuk është numri i njerëzve që dalin në rrugë njësi matëse për mbështetjen politike nëse në momente të caktuara bëhen zgjedhje. Ka raste që parti mbushin sheshet dhe nuk mbushin dot kutitë e votimit. Dua të them në këndvështrimin tim, se jemi përpara një force të dëshpëruar njerëzisht. I bashkon dëshpërimi. Njerëz që nuk i fitojnë dot zgjedhjet dhe duan rrugë alternative të marrin pushtetin. Ka njerëz që mendojnë se pushteti merret me formë tjetër përveç zgjedhjeve.

-Keni informacion për dhunë?

Nuk jam i interesuar. Policia do bëjë punën e vet dhe sinqerisht mua nuk më bëjnë asnjë lloj impreisoni këto lloj kërcënimesh dhe këto lloj protestash. Këto janë protesta kastash që nuk kanë asnjë shans të shkojnë asgjëkund.

-Si do reagojë qeveria nëse ka dhunë?

Qeveria nuk reagon, reagon polica. Nuk është detyrë e qeverisë të administrojë një protestë.

-Policia duhet të lejojë protestuesit të futen në godinë?

Ka një ligj dhe policia do e zbatojë ligjin.

-Pas 21 janarit godina ruhet me ligj special…

Më 21 janar nuk ka pasur tentativë për të hyrë në Kryeministri. Kryeministria ishte e rrethuar me kangjella dhe protestuesit qëndruan aty. U vranë njerëz kur protesta po shpërndahej. Më 21 janar u provokua turma pa filluar dhe kot i bënë ata që sot thonë se përfaqësojnë popullin. Ata përfaqësojnë një pakicë dhe ata janë e do mbeten pakicë. Nuk bëhen dot shumicë në mendjen e njerëzve dhe nuk bëhen alternativë.

-Qeveria sot ka një drejtor të shërbimeve sekret, një prokurore të re, krerë të rinj në krye të policisë. Nëse ndodh diçka, përgjegjësia e qeverisë është aty. Pastaj flitet dhe për forca të huaja.

Asnjë forcë e huaj jo dashamirëse, madje asnjë armik, nëse flasim për kategorinë më kundërshtare, nuk do ja bënte sot Shqipërisë ata që ja bënë këtë. Nuk e organizonte dot atë që bëri sot një paloshqiptar me atë shiringën me bojë, pasi një palokryetar opozite shkatërroi solemnitetin e një seance për të votuar unanimisht aderimin e Maqedoninë së Veriut në NATO.

Asnjë armik i Shqipërisë nuk do mund ta organizonte këtë në mënyrë kaq efikase duke bërë që një imazh kaq katran me bojë të shpërndahet në ekranet rreth e rrotull rajonit e përtej. Forcat e interesuara jashtë nuk i bëjë dot vendit tonë atë që i bëjnë këta që janë brenda. A mund të shfrytëzohen këta ata që janë jashtë? Kjo nuk do as mend dhe kalem që mund të shfrytëzohen. Ka një gjë që, se çdo e keqe ka të mirën e vet. Kjo është një opozitë kaq e dobët dhe larg idesë se mund të vijë në qeveri sa nuk besoj që të ketë armiq. Armiqtë janë më seriozë se këta që të investohen te kjo opozitë.

-Në shtator 1998 u larguat nga godina Kryeministrisë. Kudo jeni në 16 shtator?

Në 1998 ne ishim aty dhe u larguam ndërsa sot që flasim unë jam kryeministër. Kryeministria nuk është kulla e fisit tim dhe nuk është si kala dhe një tribu do e marrë dhe unë do e mbroj brenda. Është institucion dhe unë të shtunave nuk shkoj në Kryeministri. Unë do të jem në një nga stacionet e stacionit të takimeve dhe do jem në Vlorë. Historia që rri aty dhe priti se po vinë, tregon që opozita jeton në mesjetën e liderit legjendar, i cili është sot e gjithë ditën fryma e shpirti e zemra e asaj opozite…. Komunikim sot ishte si boja ku Saliu doli e tha ishte stilograf. I drejtohen një mileti që i beson verbërisht këta. Shkon pas berihait dhe i kalon sytë e veshët në përdorim dhe nuk shef e mendon. Nuk besoj se shumica e shqiptarëve kanë respekt kur dëgjojnë nga këto histori ku Kryeministria konspektohet si Kala.

-Pra çdo lloj reagimi i protestës ju po ja lini policisë?

Është e policisë. Opozita e parafytyron kulmimin e betejës politike si betejë fizike. Pasi përshkallëzimi i betejës nuk ka qenë në fushën e alternativave, por fizik. Nga gjuha rrugaçërore, te fërkimet fizike, te vezët dhe te boja. Tani mund të jetë kulmimi t’i sulemi kësaj godine, po pastaj ku shkojnë? Do humbasin më shumë vota se sa humbën. Nëse votohet ditën e diel, ne fitojmë më shumë deputetë pavarësisht rezervave që unë kam për qeverisjen tonë. Nuk ka asnjë shans që shqiptarët të shkojnë pas berihait hajde të sulmojmë.

-Kjo protestë kërkon kokën tuaj. Është ndër më të personalizuarat. Pse?

Është e njëjta gjë që përsëritet. Është egzaktësisht e njëjta metodë dhe e njëjta qasje e strategji e një komunisti që ndërroi fe dhe u bë antikomunist dhe mbeti aty ku e mësoi partia e tij mëmë, mos u merr me mesazhin, pro me mesazherin. Po ishte me ne mirë, po s’ishte i ka të gjitha të zezat. I ka dalë një kockë e fortë para që jam unë dhe nuk e bluajnë dot dhe përpiqen të përqendrojnë forcat për të krijuar sa më shumë demotivimin apo dekurajimin, timin dhe njerëzve. Mua vetëm më shtojnëbindjen se jemi duke bërë shërbim ndaj vendit.

-Do na thoni diçka më shumë për Berishën, për kalimin e oqeanit

Ishte një pyetej dhe përgjigja nuk kë la vend për diskutim. Kur të vijë koha do i them nëse familjarët e tij e kalojnë oqeanin? Nëse e kalojnë djali, vajza, dhëndri apo nusja e tij? Unë i besoj përgjigjes së atij. A tij vetë ja bëra pyetjen dhe e mora përgjigjen dhe s’ më është dhënë mundësia për pyetjen tjetër.

-Nëse protesta është masive do reflektoni?

Unë jam në krye të një shumicë e që ka një kontratë me popullin shqiptar dhe kontrata rishikohet vetëm nëse ka ndryshim të ekuilibrave në Parlament apo kur i vjen dita popullit shqiptar për të gjykuar. Këta shohin ëndrra të bëjë atë që ndodhi në Maqedoni, e thonë dhe e ndërrojnë.

-Po thoni që ka skenar maqedonas?

E kanë thënë para meje. Por është ëndërr për të marrë një pushtet që fatkeqësish për ta nuk ja japin njerëzit. Bazohet në mungesë të kuptimit të asaj që ndodhi në Maqedoni.

-Pse janë tensionuar kaq shumë marrëdhëniet mes jush dhe zotit Meta? Pak ditë më parë ju sulmoi shumë fort.

Meta nuk e mbajti dot peshën e përgjegjësisë së njeriut mbi palët, është thjesht lideri i tretë i opozitës.

-Pra jeni penduar për këtë zgjedhje, keni një farë ndjese për të kërkuar?

Faleminderit që ma bën këtë pyetjen sepse më jep mundësinë tu drejtohem shumë të tjerëve që e trajtojnë zgjedhjen e Metës si të futesh në një dyqan këpucësh. Unë zgjodha këmishën sipas masës time. Ne e dinim që Meta ishte një kandidaturë opozitare. Ilir Meta u zgjodh president me shumicë votash, ne nuk i kishim votat për të zgjedhur një president tjetër.

Ne e dinim që po zgjidhnim një kandidat të opozitës por se kam menduar që Meta do të ishte kaq i lehtë në raport me peshën e rëndë. Pa peshë në raport me atë peshë të rëndë që ka ai institucion dhe roli i të qenit babai i kombit, roli i të qenit identifikimi i unitetit mes palëve. Meta na bëri në një moment të caktuar që të mendohemi se mbase i kemi rënë në qafë Nishanit kur thamë se s’ka më keq se ai. Ka edhe më keq.

-Pse u përkeqësua raporti mes jush?

Presidenti është babi i kombit, është shëmbëlltyra e unitetit mes palëve, çfarëdo që të ketë bërë secila nga palët, kjo e sfidon presidentin për të qenë president. Nuk e mbajti dot këtë post. Ai është njeriu që i bëri thirrje popullit që të marrë armën. Sot kemi një partiak në zyrën e presidentit. Është për të ardhur keq sepse ka një eksperiencë për të qenë ndryshe, por psikologjikisht nuk e mbanim dot.

-Çfarë ka ndodhur?

Nuk e kam kuptuar çfarë duhet të bëjnë më shumë shqiptarët për Metën që ai të mos shikojë më ëndrra me armiq apo me pushtet më të madh se ai që ka. E bëmë kryeministër, e bëmë kryetar Kuvendi, e bëmë edhe president.

-Mendoni që ka një rol në qëndrimin e opozitës?

Nuk më intereson fare, nuk hyj fare në këto analiza sepse nuk është kjo tema që më shqetësojnë mua. Unë nuk gdhihem duke menduar për opozitën e aq më tepër për Presidentin e Republikës. Unë gdhihem dhe ngrysem, duke menduar për punën tonë.

-Gazmend Bardhi ju akuzoi se keni pasur nju lidhje të drejtpërdrejt me Dajtin.

Ky sekretari do të shkojë në gjykatë dhe do të sjell prova për këto. Unë nuk i toleroj më. Ajo që them është kjo, jemi në një fazë transitore nga kalbësirat e një sistemi drejtësie të kalbur dhe në këtë fazë mund të ndodhë që disa gjykatës e kanë ndarë mendjen që nuk e kalojnë dot vetingun dhe të kapin çfarë të kapin. Më vjen shumë rëndë që ndodhin këto gjëra. Kryeministria dhe qeveria nuk fusin dot njerëz në burg. Në bëjmë reforma dhe kjo qeveria ka ndërmarrë reformën që nuk ia rrokte truri asnjeriut në këtë vend, reformën e pastrimit radikal të pallatit të drejtësisë. Ne flasim për peshq e peshkaqenë, por çfarë janë këta? Cironka?

Këta gjyqtarë e prokurorë që e kanë mbajtur peng këtë vend për 20 e ca vite që re kanë gllabëruar këtë vend. Këta janë peshkaqenë që të gjithëve drejtësia e re do tu rikthehet. Me këtë vrasës të këtyre policëve unë nuk kam asnjë lloj njohjeje. Kontakti dhe e vetmja gjë që më kujtohet është kabllogrami i ambasadës amerikane që ky person ishte i lidhur me njerëzit e afërt të Saliut. Ne nuk do të lëmë gurë pa luajtur që ky vendim të zhbëhet.

Kemi filluar të marrim masa dhe jemi shumë të vendosur dhe optimistë që ky vendim do të zhbëhet. Dhe në Shqipëri do të vijë një moment që shumëkush nga këta janë në një përpëlitje të madhe sepse më herët sesa vonë drejtësia e re do t’i kapë.

-A do të ishte një emër kompromisi emri i Angjelit në krye të KLSH?

Presidenti është interesant shumë se kur vjen puna tek ministrat, presidenti nuk ka asnjë të drejtë të merret me ministrat, e ka humbur me zgjedhje Meta të fusë hundët se kush janë ministrat. Kur vjen puna tek kryetar i KLSH, ai bën propozime. S’merrem me emra unë, është e drejta e tij. Unë e respektoj institucionin e presidentit shumë më shumë sesa ai respekton institucionin e kryeministrit. Është e drejta e tij të sjellë e të propozojë emra e më pas ne marrim vendimin.