osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Investigimi i revistës amerikane/ Balla: Basha pjesë e një skenari ogurzi të Kremlinit për të destabilizuar Shqipërinë dhe Ballkanin

Investigimi i revistës amerikane/ Balla: Basha pjesë e një skenari ogurzi të Kremlinit për të destabilizuar Shqipërinë dhe Ballkanin

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, reagoi lidhur me investigimin e prestigjiozes amerikane “Mother Jones”, e cila ngre dyshime të forta për lidhjen e mundshme ndërmjet Lulzim Bashës dhe disa biznezemnëve rusë, që dyshohet se janë të lidhur me Kremlinin dhe që mund ta kenë përdorur kreun e opozitës shqiptare, për të destabilizuar situatën politike në Shqipëri dhe Ballkan, me synim pengimin e integrimit të vendit në BE dhe shtrirjen e influencës ruse.

Deklarata e plotë e Ballës

Investigimi i revistës prestigjioze Mother Jones dëshmon se fotoja e Lulzim Bashës me presidentin Donald Trump dhe numrin e kongesmenëve të tjerë në SHBA është financuar nga biznesmenë rusë.

Një investigim i një prej mediave më autoritare investigative në SHBA ka nxjerrë në drtitë jo më larg se dje të dhëna që përbëjnë një skandal tepër të rëndë, të cilat lidhin dirket PD dhe Lulzim Bashën me Rusinë.

Sipas këtij investigimi te bazuar tashmë në dokumenta zyrtare të Departamentit amerikan të drejtsisë, Muzin,  lobuesi kryesor i demokrateve në SHBA, është paguar jo vetëm nga PD me fatura tashmë të bëra publike por edhe nga një kompani fantazmë e regjistruar në Skoci, e quajtur Biniatta Trade.

Kontrata e dorëzuar në Departamentin e Drejëtsisë, nuk lë dyshime se Biniatta Trade ka paguar 150 mijë dollarë për PD, si kompensim për Muzin. Në vijim janë paguar edhe 3 këste të tjera nga 150 mijë dolarë, dhe një pagesë  e mëparshme 500 mijë dollarë.

Biniatta Trade pagoi 1 milionë dollarë për PD dhe Lulzim Bashën.

Kush është ky barimës i fshehur pas Lulzim Bashës?

Invesitgimi i Mother Jones tregon se pas Biniatta Trade janë dy shtetas rusë

Një prej ortakëve sipas të dhënave, duke shfrytëzuar lidhjet e tij në ngushta me Kremlinin, ka fituar një numër të madh tenderash me qevrinë ruse duke sjellë për këtë person përfitime marramendëse.

Ortaku i dytë Konstandin Ferulev eshte pornar i një numri të madh kompanish në Rusi.

Reporteri rusi i Mother Jones që shkoi ta takonte në zyren e tij, zbuloi se ajo mund të aksesohej vetëm nëpërmjet një hyrje tërësisht private dhe nuk mundi ta kontaktonte.

Të dy këta biznesmenë të fuqishëm rusë, të regjistruar në parajsat fiskale, janë personazhe të lidhur me Vladimir Putin

Leriam Dvorkin, një tjetar shtetas rus i përfshirë me banim në San Fransisko, ka qenë në pozicione drekjtuese të Gazprom, që kontrollohet drejtëpërsëdrejti nga qeveria ruse.

Përballë këtyre fakteve tronditëse ekzistojnë dy hipoteza për të cilat PD ka detyrimin ligjor por edhe moral para shqiptarëve.

  1. Paratë për lobimin në Uahsington nuk janë paguar nga vetë PD, por nga Moska, nëse kjo është e vërtete, kjo do të përbënte një precedent tërësisht të rrezikshëm.
  2. Hipoteza e dytë po kaq skandaloze, parate jane të paguara nga PD, por të përdorura nga biznesmenët rusë për të fshheur pjejardhjen e tyre. Nëse kjo është e vërtetë ,PD të japi shpjegime si ka vendosur një parti shqiptare kontakte direkte me njerëz të besuar të qevrisë ruse.

Mbitëgjitha PD ti përgjigjet shqiptareve, se cfare interes kanë biznesmenët me lidhje deri te Putin që të përfshihen te një vend anëtar i Nato-s.

Cfarë u ka permutuar Basha rusëve që të përfitojë mbështetje politike?

Investigimi nuk është kryer nga ne, as nga ndonjë media shqiptare, por prej njërëz te mediave investigative më reputative në SHBA, një media e themluar para 42 viteve, më 1976, dhe që në më shumë se katër dekada, ka denoncuar me qindra skandale të tilla të përmasave të jashtëzakonsme.

Janë tre ndër gazetarët më të rëndëishsmë të kesaj media edhe eshte një investigim  i kryer për muaj të tërë.

Vec tyre, ka patur edhe reporterë të tjerë në terren për të verifikuar faktet.

Ajo që ka ndodhur sot eshte e paprecdentë  qe në Shqipëri dhe jo vetëm, në një vend anëtar të Nato-s. Mediat ndërkombëtare prej kohësh kanë raportuar ndërhyrjen e Rusisë ne Ballkan dhe kjo tashmë është e ditur për të gjithë. Por Shqipëria me sa duket nuk paska qenë kaq imune nga kjo shtirje interessh qe nuk përkojnë me të ardhmen tonë euro-atlantike.

Provat tregojnë se Partia Demokratike është një aleate besnike Kremlinit.

Basha të dali të japë menjëherë llogari para shqiptarëve.