osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Ja pse Basha nuk largohet nga PD pas 1 korrikut, Palmer foli në emër të DASH!”

“Ja pse Basha nuk largohet nga PD pas 1 korrikut, Palmer foli në emër të DASH!”

Kreshnik Spahiu: Berisha ka frikë se përfundon si Gruevski, ja 10 arsyet pse sulmon SHBA më shumë se Putin, PD mund të shpallet partia më e rrezikshme në Europë. Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend. Sot do të mbahen zgjedhjet vendore pavarësisht përplasjeve politike. Ai që i vuri pikat mbi “i” ishte zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Plamer, i cili deklaroi se SHBA njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Në një intervistë për gazetën “Sot”, Kreshnik Spahiu ka komentuar deklaratën e tij, duke thënë se PD rrezikon të shpallet partia më e rrezikshme në Europë. Po ashtu ai ka treguar se si SHBA e ka futur në listë të zezë Berishën. Duke ju referuar sulmeve të lëshuara nga portalet pranë PD ndaj Palmer, Spahiu ka treguar 10 raste se si Berisha ka sulmuar amerikanët. Po ashtu, ai është shprehur se ish-kryeministri dhe shumë politikanë të tjerë kanë frikë se do kenë fatin e Gruevskit me reformën në drejtësi.

-Zoti Spahiu, të dielën do të mbahen zgjedhjet vendore, pavarësisht përplasjeve politike mes kryeministrit, presidentit dhe opozitës. Ai që i ka vënë kapak ka qenë zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i cili ishte i prerë për 30 qershorin dhe kërcënoi hapur opozitën. Si e komentoni reagimin e tij? Pse SHBA doli këtë herë kaq kundër opozitës? Në fakt ai nuk është qëndrimi personal i zotit Palmer, por pozicionim i qartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me shqetësim të thellë kam monitoruar rrjetet sociale dhe sulmet online të mijëra demokratëve që e ofendojnë zotin Palmer nga bashkëshortja. Një neveri dhe turp kombëtar. Kjo tregon frymën e fortë anti-amerikane që dominon në PD. Banaliteti ka pushtuar mendjet e mykura të një force politike të degraduar. Zoti Palmer është zëri i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe po të shikoni me vëmendje, është i sinkronizuar me çdo qëndrim tjetër të administratës amerikane si p.sh, zoti Rickeer, i cili ka mbajtur të njëjtën linjë apo ambasada amerikane gjithashtu. Qëndrimi i zotit Palmer është mesazhi më i fortë amerikan në 20 vitet e fundit dhe kërkon të izolojë urgjentisht një precedent që do destabilizonte Ballkanin. Amerikanët e kanë më të qartë se ne shqiptarët se kush është Sali Berisha dhe si krijoi ai mekanizmin e vjedhjes së votës. Në 1996 kur unë drejtoja Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, prita në takim zv/sekretarin e Departamentit të Shtetit dhe më kërkoi të përsërisnim votimet në 42 zona elektorale ku PD kishte vjedhur votat dhe kishte dalë në rezultatet me fitore 92%. Pas takimit tonë me kreun e Departamentit Shtetit, Sali Berisha e refuzoi në takim dhe së bashku me të nuk lejoi në kufi të hynin në Shqipëri as kongresmenë dhe as vëzhguesit amerikanë, duke u justifikuar që po ndërhyjnë në punët e brendshme. Zgjedhjet nuk u përsëritën në 42 zona, marrëdhëniet me SHBA u ngrinë dhe pas 6 muajsh u hapën depot e armëve. Ambasada amerikane u largua nga Shqipëria, unë u shkarkova dhe prej disa vitesh shkëputa çdo lidhje me politikën. Të nesërmen e zgjedhjeve u arrestuan dhe u rrahën barbarisht në sheshin “Skënderbej” qindra eksponent të opozitës, ndërkohë që lideri i tyre Fatos Nano kalbej prej 4 vitesh në burgjet e Tepelenës. SHBA nuk njohu zgjedhjet dhe as zgjedhjen nën gjendje të jashtëzakonshme në mandatin e dytë si president.

-A rrezikojnë PD-LSI të shpallen të padëshiruara nga SHBA? Kjo pasi zoti Palmer e bri të qartë se kush prek zgjedhjet nuk do ketë më kontakte me amerikanët.

Pa dyshim që po. Çdo sulm antiamerikan po dirigjohet nga Sali Berisha dhe mediat afër tij. Partia Demokratike është aktualisht forca më antiamerikane në Europë. Asnjë parti politike europiane nuk ka pasur 30 vjet konflikt me çdo ambasador amerikan. Aktualisht dy liderët e Partisë Demokratike janë me precedent penal nga drejtësia amerikane. Berisha nuk lejohet të hyjë në SHBA, ndërsa Basha po hetohet për pastrim parash. Partia Demokratike dhe militantët e saj kanë kaluar në skizofreni dhe fyejnë e shohin kundër dy krahëve politikë në SHBA si të shitur tek SOROS. Ashtu silleshim dje me administratën e Obama-Klinton, ashtu sillen sot me administratën republikane të Trump. Sulmet dhe sharjet e demokratëve kundër amerikanëve në këto përmasa as në Rusi nuk shihen.

-A keni më shume fakte mbi rolin anti-amerikan të Partisë Demokratike dhe Berishës?

Partia Demokratike ka akuzuar çdo ambasador amerikan si të korruptuar ose inkriminuar. Referuar deklaratave të PD po ju rikujtoj:

1- 1991- 1994, William Reyerson. I vetmi ambasador amerikan që ka mbështetur PD, por që do të shpallej si armik 23 vite më vonë, në vitin 2014. Reyerson u konsiderua armik nga PD për shkak se kërkoi që Berisha të dalë në pension dhe mos jetë as deputet në Parlament sepse pengon PD.

2- 1994 – 1996, Joseph Lake. U shpall si armik dhe përkrahës i PS për shkak se kontestoi projekt-Kushtetutën e iniciuar nga PD në vitin 1994. Kërkoi lirimin e 5 minoritarëve grek të Omonias të arrestuar si agjent të Athinës dhe mbështeti kryetarin e Gjykatës Lartë, Zef Brozi që kundërshtoi ish-presidentin asokohe. Në këtë periudhë kongresmenët Engel dhe Lantosh nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit që vizitoi Shqipërinë në qershor të vitit 1996 nuk pritet në takim nga ish-presidenti i atëhershëm. Lake do të largohej më pas nga Shqipëria dhe vendin e tij do ta zinte Marisa Lino.

3- 1996 – 1999, Marisa Lino. PD akuzoi ambasadoren Marisa Lino si të implikuar në rebelimin e armatosur që rrëzoi qeverinë. Ndërkohë që populli ishte i armatosur dhe në gjendjen jo vetëm të jashtëzakonshme, por edhe në luftë civile, ambasadorja amerikane M. Lino do të dilte në një deklaratë në “RTSh” për të siguruar shqiptarët se ambasada do të qëndronte hapur dhe bashkë me të do të qëndronin dhe 12 punonjës të ambasadës amerikane, por më vonë ajo dhe shtetas të tjerë amerikan do të evakuoheshin me “Sikorsky” nga marina amerikane.

4- 1999 – 2002, Joseph Limpreht. PD akuzon ambasadorin amerikan Joseph Limpreht për bashkëpunim me Fatos Nanon dhe fill pas vrasjes së Azem Hajdarit fishkëllehet dhe pritet me sharje në selinë e PD. Më vonë Limpreht do të ndërronte jetë dhe vdekja e tij do të përgojohej nga mediat pro PD për histori banale rozë.

5- 2002 – 2004, James Jeffry. PD akuzon ambasadorin James Jeffrey si Guvernator të Shqipërisë dhe ai largohet nga Shqipëria pa përfunduar mandatin drejt një misioni më të rëndësishëm në Irak dhe Afganistan.

6- 2004 – 2007, Marcie Ries. Zonja Ries njihet si një nga ambasadoret që mbështeti fillimin e karrierës së Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, ku ky i fundit fitoi 3 mandate radhazi kundrejt PD (2000-2011). Megjithëse nuk është përfolur shumë Ries, nuk gëzon “respektin apo mirënjohjen” nga PD e cila mbajti marrëdhënie të ngrira me të dërguarën e Uashingtonit.

7- 2007 – 2010 John Whithers . Më 7 Maj, PD do të akuzonte ambasadorin John Whithers për flirte me ish-Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, se ata të dy manipuluan rezultatet e raporteve mbi korrupsionin e qeverisë së PD. Ndaj Whithers apo njohur ndryshe si “çokollata” nuk gëzon mirënjohjen e ish e të djathtëve. Madje ish lideri demokrat në emisionin “Opinion” nuk do t’i përmendte as emrin, por do të shprehej se “ky zotëri” (Whithers) ka bërë politikë personale me të. Pas largimit të tij Whithers në një nga raportet e tij me titull “Ringjallja e fantazmës së komunizmit”, do ta etiketonte ish liderin demokrat si një ish- komunist, sekretar partie, që përdor të njëjtat armë si dikur për të mbajtur pushtetin e tij.

8- 2010 – 2014, Alexander Arvizu. PD akuzon ambasadorin Alexander Arvizu si të blerë nga socialistët dhe mbështetës të platformës për të sjellë PS dhe Edi Ramën në pushtet. Madje burime nga PD do të shpreheshin për largimin e tij si vijon: “Alexander Arvizu u largua nga Shqipëria si mik i Edi Ramës dhe jo si i popullit shqiptar”.
9- 2014 PD të vetmin ish-ambasador William Edwin Reyerson (1991-1994) të cekur në fillim të këtij shkrimi do ta shndërronin çuditërisht nga mik në armik, vetëm se në një intervistë të vitit

2014 W. Reyerson kërkoi haptazi që ish lideri historik S. Berisha të dali në pension dhe të mos qëndrojë më si kryetar në hije e të mos bëj kinse sikur PD është nën duart e liderit të ri, L. Basha.

10- 2014 – 2018 Donald Lu. Në vitin 2018 PD akuzon ambasadorin Lu si të blerë nga Soros dhe të korruptuar nga Edi Rama për një reformë të një anshme në drejtësi. Në 17 Maj 2017, Mungesa e vullnetit për Veting shtyu PD ti afroj marrëveshje Ramës duke e lënë në pushtet edhe 8 vjet me qëllim që së bashku të nxjerrin jashtë loje projektin amerikan “Veting” në politik. Ambasadori Lu u sulmua barbarisht nga rrjetet sociale në një fushat denigrimi të papranueshme të ashtuquajtur “Peshku i Madh”. Bojkoti i darkës së lamtumirës së PD me ambasadorin Lu të SHBA dhe Vlahutin të BE, shënojnë kulmin e një histori konflikti të PD me Uashingtonin dhe Brukselin.

-Duke u kthyer te situata aktuale, zgjedhjet e 30 qershorit nuk u shtynë dhe u bllokuan dot. Basha premtoi se nuk do ketë zgjedhje. A mendoni se mund të kemi largim të Bashës?
Hahaha me vjen për të qeshur. Kush ta largojë: Populli apo elektorati? Jo, jo, Bashën e largon vetëm një njeri: Ai quhet Sali Berisha. Ai e ka vënë dhe ai mund ta heqë. Asgjë nuk zgjidhet duke hequr Bashën, por duhet hequr Berisha. Nëse ikën Basha mund të vijë Bujar Nishani.

Berisha do gjejë ushtarin më besnik. Ndryshime brenda PD nuk mund të priten. PD e ka mbyllur misionin e saj me anët pozitive dhe negative. Duhet krijuar një opozitë e re që të rrëzojë Edi Ramën, sepse me këto dy kufoma në krye të PD, ai mund ta mbajë shumë gjatë pushtetin. E keni parë që edhe datën e dytë të zgjedhjeve e kanë caktuar një ditë përpara 76 vjetorit të datëlindjes së Berishës. Kanë frikë shume nga amerikanët. E vetmja mënyrë që mos përfundojnë si Gruevski është që të rimarrim pushtetin. Pushtetin politik e duan për imunitet nga drejtësia që mos përfundojnë në burg. Përgjigjja ime është jo, jo. Lul Basha nuk jep dorëheqje se nuk e lë Berisha. Fundja gjithë bojkoti i zgjedhjeve u bë që ai mos humbte dhe të detyrohej të jepte dorëheqje. Basha “fitoi”, nuk jep dorëheqje. Qëndron në kalë deri sa ta “vrasë” vetë doktori. Intervistoi: Kliti Topalli