osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Jeta e aktorit të njohur Nikolla Llambro në skenat greke sot ditën e lindjes larg Shqipërisë!

Jeta e aktorit të njohur Nikolla Llambro në skenat greke sot ditën e lindjes larg Shqipërisë!

Nikolla Llambro lindi në fshatin Kardhikaq të Delvinës, më 1 mars 1948. Kreu Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës , më 1974.

Qysh student luajti rolin e Mitaqit në filmin “Shpërthimi” të Muharrem Fejzos, që u kushtohej punonjësve të naftës, por që nuk u dha për arsye të arrestimeve masive në këtë sektor.

Më 1975 u emërua aktor në Teatrin e Gjirokastrës, ku luajti 30 role, nga këto: Besniku te drama “Shtrëngata në male” e Pirro Stefës, Mato Gruda te dramatizimi i romanit “Njeriu me top” të Dritëro Agollit, shkruar nga Thanas Dino, Beshiri te drama “Duke u gëdhirë viti ’45” e Teodor Laços, Zeneli te komedia “Pas vdekjes” e A.Z. Çajupit, Jani te komedia e “I padjallëzuari” e Dhimitër Psathait etj.

Në film interpretoi, gjithashtu, role të spikatura si te “Liri a vdekje” ( Zemani), “Nata e parë e lirisë” (Gaqo), “Koncert në vitin 36” (shoferi) etj. Në vitin 1991 emigroi në Greqi. Aty punoi për sigurimin e jetesës, njëkohësisht u aktivizua në disa realizime skenike e filmike të këtij vendi.

Kështu, mori pjesë në filmin serial “Dashuria erdhi nga larg” me regji të Manutho Manushaqi, në rolin e Ramizit, si dhe në filmat televizivë me metrazh të shkurtër “Djem të mbarë” dhe “Larg nga deti”.

Manushus Manushaqis, nipi i Irene Papas, në ’92 kishte filluar një seria me pjesë policeske. Në një nga ato ishte për mafien shqiptare. Se ku kishte gjetur emrin, e më thirri të bisedonim. Donte të dhëna dhe njerëz që dinin shqip. Kryemafiozi ishte shqiptar. Me rezymenë që më bëri për skenarin, unë i thashë që nuk prononcohem.

Nuk dua të luaj se shqiptarët nuk janë të tërë mafiozë. Rastësisht, kur firma që punoja unë ishte mbyllur e unë isha në asistencë, prapë i njëjti regjisor nxjerr lajmërim se donte aktorë shqiptarë për serialin “Dashuria erdhi nga larg”, i cili bëri shumë bujë. U paraqitëm dhe i thashë regjisorit Manushaqis: kam dëshirë të shohësh një film.

Kisha marrë kasetat e këqija që shiteshin rrugëve, ku ngjyrat ishin jo cilësi e mirë. Vumë “Liri a Vdekje”. Ai pa momentin e luftës së Mashkullorës. Mbeti pa frymë dhe tha: Unë këtë film sot nuk e xhiroj dot. Kjo është një simfoni! Fillova me serialin dhe ai ishte rikthimi në profesion.

Mbas asaj dhe derisa dola në pension, kam jetuar me profesionin, me dinjitet e forcë si aktor shqiptar, i mirëpaguar si emigrant në kinematografi, kam bërë shumë reklama edhe jashtë shtetit, kam luajtur me gjermanët, polakët, kam vajtuar deri në Keip Taun, reklamë për në Kenia.

Sa i takon kinematografisë, aktori Nikolla Llambro ka dhjetëra role. Fillojnë në vitin 1974 me rolin e Mitaqit në filmin “Shpërthimi” regjia Muharrem Fejzo, 1975 roli i Aleksit në filmin “Në fillim të verës” me regji nga Gëzim Erebara, 1978 “Koncert në vitin 1936” roli i shoferit Qemal, më 1979 roli i Zeman Mashkullorës në filmin “Liri e vdekje”, regjia Ibrahim Muça, 1984 “Nata e Parë e Lirisë”, më 1985 roli i Gogos në filmin “Gurët e shtëpisë sime” regjia Dhimitër Anagnosti, më 1988 roli i Vasilit “Bregu i Ëndrrës”, etj.

Mes serialeve në Greqi përmendim role si Ramizi më 2002 në serialin televiziv “Dashuria erdhi nga larg”, më 2005 filmi “Sheshi Kollonaqi” shefi i policisë, 2006 filmi “Eduart” gardiani i burgut, 2006 filmi “Pandora”, Anestis rol kryesor, më 2008 “Maria”, Janis rol kryesor, etj.

Në teatrin “Bota e re“ të Athinës interpretoi në dramën “Emigrantët” të Mrozhekut rolin e fshatarit, në shqip dhe në greqisht, si dhe në dramën e Xh. Steinbek “Njerëz dhe minj”. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve të Greqisët