osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kërkojnë ta mbroj në emision, Kryemadhi fundos drejtorin e arrestuar të LSI (Dokument)

Kërkojnë ta mbroj në emision, Kryemadhi fundos drejtorin e arrestuar të LSI (Dokument)

Në tentativë për ta mbrojtur, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në intervistën e dhënë mbrëmë në emisionin “Opinion”, ka fundosur ish-Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika.

“Arrestimi i Dashamir Xhikës për rrugën e Gjinarit, është për një akuzë rreth një tenderi të vitit 2011, kur ai nuk ishte fare aty. Rruga edhe sot e kësaj dite nuk është marrë në dorëzim. Xhika ka firmosur 60 mijë euro, sepse rruga ishte shembur dhe nuk kishin buxhet. Me vendim të Këshillit Teknik që drejtohej nga ky Qendro është marrë vendimi. Sot e kësaj dite, kompania që ka patur tenderin ka të bllokuar garancinë bankare 250 milion lekë. Rruga e Gjinarit ka shërbyer si gjobë ndaj Xhikës për ti dhënë tenderat firmave të tjera”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Duket se Xhika nuk i ka treguar Kryemadhit të gjitha letrat, ose së paku Kryemadhi nuk ka qenë në gjendje që të arrijë të kuptojë e lexojë letrat. Burime të rezervuara nga grupi i hetimit të kësaj dosjeje, sqaruan se në fakt Dashamir Xhika ndodhet në burg për shkak të një shkeljeje të cilën Kryemadhi nuk ka patur ndoshta kapacitetin ta kuptojë.

Punimet për objektin “Sistemim Asfaltim Rruga e Gjinarit” janë kryer sipas kontratës nga bashkimi i shoqërive “Arifaj” dhe “Vëllezërit Hysa”.  Po sipas kontratës, raporti i punës që do kryenin shoqëritë ishin përkatësisht 90% “Arifaj” dhe 10% “Vëllezërit Hysa”.

Por çfarë ndodh në fakt? Firma “Vëllezërit Hysa” tenton të futet në garë për tenderin e një tjetër objekti, atë të rrugës Elbasan-Cërrik. Kusht për tu konsideruar oferta ishte eksperienca e mëparshme në punë të ngjashme por me vlerë të konsiderueshme punimesh. Duke qenë se me 10% të punëve të kontratës së rrugës së Gjinarit, firma “Vëllezërit Hysa” nuk arrinte të dilte me sukses në pretendimin për të marrë këtë tender të dytë, ka thërritur në ndihmë drejtuesin e ARRSH-së në atë kohë Dashamir Xhika.

Shkresa bashkëlidhur mban numrin e protokollit Nr.3973 dhe është firmosur në 8 Majin e vitit 2015 nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika. Shkresa në formën e një Vërtetimi Punimesh i drejtohet shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k. Në të thuhet se “vërtetojmë se punimet për objektin ‘Sistemim Asfaltim Rruga e Gjinarit’ janë kryer nga operatori ekonomik ‘Vëllezërit Hysa sh.p.k në masën 93.39% mbështetur në aktmarrëveshjen marrëveshjen Nr.2982 Rep, Nr.1312 Kol, datë 11.05.2010.”.

Pra, ndonëse në kontratë rezulton se raporti mes dy shoqërive ka qenë përmbys, në shkresën e Xhikës të lëshuar shoqërisë “Vëllezërit Hysa” është pranuar se 93,39% të punimeve i ka kryer shoqëria në fjalë. Me këtë vërtetim, shoqëria “Vëllezërit Hysa” ka hyrë në garën e tenderit të rrugës “Elbasan-Cërrik” dhe më pas është klasifikuar si fituese. Prokuroria në këtë rast dyshon, se Xhika ka lëshuar një dokument të pavërtetë në formë vërtetimi për të favorizuar një kompani duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në tenderin e zhvilluar më pas në rrugën Elbasan-Cërrik.