“Kurti po zbaton komplet planin e Serbisë”? Përfaqësuesi i PDK jep provat: Ia ka mbyllur të gjitha dyert Kosovës me aleatët

“Kurti po zbaton komplet planin e Serbisë”? Përfaqësuesi i PDK jep provat: Ia ka mbyllur të gjitha dyert Kosovës me aleatët

Përfaqësuesi i PDK-së, Qëndrim Kryeziu, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po zbaton planin dhe dëshirat e Serbisë.

Sipas Kryeziut, kryeneçësia e Kurtit ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e lënë Kosovën të izoluar dhe me dyer të mbyllura te aleatët strategjikë. Ai gjithashtu deklaroi se veprimet e qeverisë po ndihmojnë që Serbia të duket më e afërt me partnerët ndërkombëtarë, gjë që e cilësoi të papranueshme.

Më tej, Kryeziu shprehu shqetësimin se Kurti po e “serbizon” Kosovën në bashkëpunim me Listën Serbe dhe po shtyn afatet për të çuar vendin sërish në zgjedhje.

“Nga Serbia nuk habitem, sepse ato dëshira kanë. Ato dëshira dhe ëndrra që ata kanë, Albin Kurti po ua realizon pikë për pikë. Albin Kurti ka prishur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, që na kanë ndihmuar dhe të dalë Serbia më e afërt kjo është e papranueshme. Kurti me kryeneçësinë e tij, ua ka mbyllur derën.

Më vjen shumë keq që unë po flas për këtë. Kurti është duke zbatuar komplet planin e Serbisë. Kërkon që t’ia mbyllë të gjitha dyert Kosovës dhe ka pranë vetes servila që nuk i shërbejnë vendit. Kurti po shtyn afatet për të shkuar sërish në zgjedhje. Me listën serbe është duke ‘serbizuar’ Kosovën”, tha Kryeziu.