osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kush është “Janja”, gruaja e Lulës që ëndërron të bëhet Evita Peron e Brazilit?!

Kush është “Janja”, gruaja e Lulës që ëndërron të bëhet Evita Peron e Brazilit?!

Nga Sara Gandolfi

Corriere della Sera

Rosangela “Janja” da Silva, një sociologe, 56 vjeç, ishte një nga shtyllat e fushatës (fituese) zgjedhore të bashkëshortit të saj Lulës, njëzet vjet më i madh.

“Më ktheve gëzimin dhe guximin”, tha presidenti i ri i Brazilit. “Dhe ai më bëri të zbuloj një fjalë të quajtur dashuri”, ka deklaruar Janja.

Ata puthen vazhdimisht e papushim në buzë para mijëra mbështetësve. Shikojnë njëri-tjetrin, kërkojnë njëri-tjetrin, buzëqeshin vazhdimisht, si dy adoleshentë në dashurinë e tyre të parë. Ajo, e kudondodhur, në të gjitha ngjarjet, me shishen e pandashme të ujit të freskët që duhet t’i jepej burrit të saj gjatë mitingjeve të pafundme. Ai është gjithmonë mirënjohës për atë- gruan e tretë që takoi në moshë të thyer dhe në momentin më të vështirë të jetës së tij të trazuar: “Kam vuajtur shumë ndër vite, Janja më ka kthyer gëzimin dhe guximin, dëshirën për të bërë gjëra të panjohura më parë. Në moshën 77-vjeçare zbulova një fjalë të quajtur dashuri”, ka thënë disa herë në skenë Lula, presidenti i sapozgjedhur i Brazilit, në mandatin e tij të tretë.

Kjo është përralla rozë që ëmbëlsoi zgjedhjet më të vështira dhe më të dhunshme në historinë e Brazilit. Plaku Lula e do Rosângela-n e vogël, të njohur si “Janja”, një sociologe 56-vjeçare, e cila ka ringjallur ndjenjat e ish-sindikalistit të metalurgëve.

Dhe – sipas shumë njerëzve – dashuria e re, e shtyu gjithashtu të kërkonte hakmarrje politike ndaj së djathtës që e kishte dërguar në burg për 580 ditë.

Sipas versionit zyrtar, ata janë takuar pikërisht pas hekurave të burgut të Curitiba, ku Lula ishte ndaluar pas arrestimit për korrupsion dhe pastrim parash (të rrëzuara më pas nga Gjykata e Lartë).

Ajo e vizitonte shpesh, i dërgonte letra çdo ditë (të gjitha të ruajtura, madj një shtëpi botues e ka prenotuar për të bërë një libër dashurie), dhe kur doli nga burgu ishte aty, duke e pritur.

Ata shkuan menjëherë për të jetuar së bashku në Sao Paulo, me dy qentë: Paris dhe Resistensia. Dhe pas ca ditësh mbyllur pa dale fare(në publik pasi ata dilnin shpesh për kafe e dreka), të dy projektuan rikthimin e madh të Lulës.

Që atëherë ajo ka qenë gjithmonë në rreshtin e parë. Me të në Kubë, në izolimin gjatë pandemisë, ku bënë një lloj muaji mjalti që parashikonte dasmën, e cila u zhvillua vetëm majin e kaluar. Lula ka komentuar: “Të them të drejtën nuk e ndjej moshën, nuk më ka rënduar ende në trup. Për ta vërtetuar këtë, u martova sërish më 18 maj. Djaloshi është brenda meje”.

Gjatë kësaj fushate të gjatë elektorale, Janja ka qenë gjithmonë protagoniste, një hap pas ose pranë bashkëshortit të saj. E ka kaluar cakun, sipas kritikuesve të tij – dhe ata ishin shumë – në stafin e Lulës.

Sot është ajo që vendos pjesëmarrësit në takimet me të shoqin apo pasagjerët që e shoqërojnë në fluturime. Ndonjëherë ai ndërmerr iniciativa që nuk bien dakord me zyrtarët e partisë punëtore (PT), por këto në përgjithësi funksionojnë shumë mirë.

Ashtu si spektakli i mbrëmjes SuperLive në prag të raundit të parë të zgjedhjeve, në një teatër në San Paolo të mbushur me njerëz të famshëm nga bota e showbiz-it dhe kulturës që vlerësuan rikthimin e Lulës. Ajo u shfaq ndër të parat në skenë, e gjitha e veshur me të kuqe shumë elegante dhe “nxehu” platenë: “Është koha për dashuri, bashkim njerëzish, shpresa për t’u rikthyer. Është koha që të kthehet një Brazil ndryshe, Brazili i buzëqeshjeve, i muzikës, i Amazonës, i popujve indigjenë”. Më pas ngriti sytë nga Lula që rrinte me krenari në galeri: “Amo um beijo”(I dashur, një puthje të lutem”.

Akoma më shumë, e diskutuar është ngjarja në të cilën ajo u paraqit e vetme në favelën e Heliópolis në Sao Paulo në gusht, duke pushtuar publikun me fjalët e saj pasionante, për njerëzit më të varfër. Deri në atë pikë sa gazeta Folha de San Paolo nuk hezitoi ta riemërtonte në “Evita braziliane”. Në fakt, shumë gjëra e ndajnë Janja nga zonja e parë argjentinase, e cila vdiq në moshën 33-vjeçare, tre vjet përpara se burri i saj, Juan Domingo Péron, të rrëzohej në një grusht shteti ushtarak.

Para së gjithash, mosha dhe përvoja. “Primeira dama” e ardhshme nuk është tamam e dorës së parë, as politikisht. U bashkua me PT(Partia e Punëtorëve) në moshën 17-vjeçare, e diplomuar për sociologji nga Universiteti Federal i Paranës, ka një MBA në menaxhimin social dhe qëndrueshmërinë, Janja ka një përvojë të gjatë në aktivizëm pas saj. PT e zgjodhi atë në 2003 për një pozicion në Itaipu Binacional, ku ajo punoi për gati 15 vjet. Nga viti 2012 deri në vitin 2017 ai më pas ka punuar për Eletrobras, në Rio. Ka dy vjet që ka dalë në pension.

Shumë ndryshe, me pak fjalë, nga ish-bashkëshortja e Lulës, Marisa Leticia e rezervuar, e cila vdiq në vitin 2017 nga një hemoragji cerebrale. Deri në atë pikë sa disa gjuhë të liga pëshpëritin se Janja ishte në jetën e Lulës për një kohë të gjatë, shumë përpara zhdukjes së Marisa Leticias.

Njerëzit përreth saj e përshkruajnë Janjën si një grua diellore, shumë feministe, me një personalitet të fortë. Një energji që ka shkaktuar shqetësim tek aleatët e presidentit të ardhshëm. Dikush, me siguri, është ndjerë paksa i lënë në hije nga kjo zonjë me një buzëqeshje gjithmonë gati për klikimin e fotografëve, që premton të marrë sërish skenën.