osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Largimi nga ndihma ekonomike/ Rama: Ju ia ndanit paratë vetes! Bash: Punësove ata që dolën foto me mua!

Largimi nga ndihma ekonomike/ Rama: Ju ia ndanit paratë vetes! Bash: Punësove ata që dolën foto me mua!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akzuave të opozitës për largimin nga skema e ndihmës ekonomike e rreth 20 mijë familjeve. Ai deklaroi se mazhoranca e sotme po jetëson një reformë të nisur në vitin 2012 me bashkëpunimin e Bankës Botërore.

Ai deklaroi se reforma ka larguar nga duart e partive paratë e ndihmës ekonomike, teksa mori një shembull kur tha se në Këshillin e Qarkut në Kukës pushtetarët i ndanin për vetë lekët dikur.

“Ky mocion për debat i kërkuar nga PD është tjetër mundësi që shqiptarët të shohin qartë dallimin mes atyre që s’dinë çkëkrojnë dhe nesh që jemi shumë të vendosur për të çuar përpara edhe këtë reformë të vonuar. Në sfond të kësaj reforme ka një histori të qartë, varfëria nga 2008-a në 2012-n bazuar në INSTAT-in e kohës, varfëria ekstreme u rrit nga 1.2 në 2.3 përqind. Ndërkohë mbulim nga skema e ndihmës ekonomike ishte vetëm 14 %.

Në vitin 2012 nënshkruhet marrëveshja në këtë Kuvend, marrëveshja e huasë mes Shqipërisë e BB e BERZH për financimin e projektit të asistencës sociale, dhe në vitin 2012 qeveria e asaj kohe që sot është opozitë jashtë kohe vendosi një formulë pikëzimi me një vendim qeverie.

Dhe po në atë vendim u përcaktua dhe pilotimi i skemës në 3 rajone, Tiranë-Durës-Elbasan, por si me gjithë reformat e tjera, edhe me këtë reformë qeveria e asaj kohe parapëlqeu vijimin e rrugës qorre të korrupsionit kapilar. Mjafton të përmendim këtu që këta i jepnin vetes ndihmë ekonomike në gjithë Këshillin e Qarkut të Kukësit, e ndanin me njëri-tjetrin. Ne e nisëm reformën menjëherë”, deklaroi Rama.

Rama tha më tej se me skemën e re kanë përfituar për herë të parë mbi 10 mijë familje vetëm në 2 muaj. Sipas tij këto familje ishin përjashtuar nga skema me pa të drejtë.

“18 mijë familje kanë aplikuar në skemën e ndihmës ekonomike që më parë ishin përjashtuar. Nuk thuhet po ashtu që janë 10063 famije që kanë përfituar për herë të parë ndihmë ekonomike që deri dje përjashtoheshin, vetëm për shkak të gropave dhe shtigjeve të mbyllura të skemës së vjetër e cila ishte në duart e partive, në duart e kryetarëve të komunave e bashkive, në duart e këshillave që i jepnin ndihmë ekonomike vetvetes”, deklaroi Rama.

Basha: U gjete punë atyre që dolën foto me mua

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi gjatë fjalës së tij tha se mazhoranca e sotme i dënon të varfrit për një faturë uji të papaguar nga pamundësia dhe rri gatitur para oligarkëve. Basha akuzoi Ramën se vrapo t’i gjente vend pune personave që dolën në foto me Bashën.

“Shqipëria është e fundit në Europë përsa i përket indeksit të lumturisë, sipas një raporti që doli dje. Në tre vitet e fundit Shqipëria ka rënë me 22 vende. Në grafikun e ndryshimit jemi në 9 vendet në botë që kanë pësuar ndryshimin më të mëdh, jemi përkrah Jemenit, Ukrainës së luftës civile dhe Venezuelën e Chavez dhe Maduros. Po në të njëjtët ditë indeksi i Institutit të Vienës tregoi se Shqipëria është vendi me portofolin më të zbrazur të qytetarëve të saj. më keq se Shqipëria është Kosova.

Ti thua se ka vende pune, por s’kanë ku të punojnë. Derisa ata dolën në fotografi me mua dhe ti cove sejmenët e tu për ti futur në punë. E vërteta është që ti e ke futur ekonominë në kolaps.

Vetëm në 3 muajt e parë të janë mbyllur 3 mijë biznese të vogla sipas QKR-së. Ky u jep para koncensionarëve të Fierit 6 milionë pa bërë punë fare, i jep lekë Vilmës pa bërë kontrolle fare. Nga ana tjetër akuzon shqiptarët se janë dembelë.