osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Letër nga Qipro për dosjen “Fazlliç- Argita”: Pastrim miliardash me 11 firma serbo-shqiptaro-qipriote

Letër nga Qipro për dosjen “Fazlliç- Argita”: Pastrim miliardash me 11 firma serbo-shqiptaro-qipriote

Ri-hapja e dosjes është bashkëpunim i drejtësisë ndërkombëtare me atë shqiptare, në kuadër të hetimit që SPAK do fillojë për vendimin “non grata” të familjes “Berisha”, pas thirrjeve që bënë ditët e fundit zyrtarët e lartë DASH; ndërsa lidhjet kriminale me mafiozin Damir Fazlliç, u përdorën nga Anglia, si provë për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij

Para një jave, Prokuroria dhe Gjykata e Lartë e Qipros, kanë dërguar në Drejtësinë Shqiptare, përgjigjen e tretë lidhur me dosjen “Argita- Fazlliç”, skeduar me prova për aktivitetin e pastrimit të parave gjatë pushtetit 2006-2013 të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Po çfarë është kjo dosje e mbyllur në vitin 2010 nga Prokuroria Shqiptare me presion të Sali Berishës dhe në vitin 2018 në pazar mes treshes Rama- Berisha- Metaj?

Në muajin nëntor 2018, “Pamfleti” ka publikuar faktin, se me Shkresë Nr. 212/32, datë 23.12.2008, Prokuroria e Tiranës i kërkoi Drejtësisë së Qipros, të dhëna mbi aktivitetin kriminal ndërkombëtar të pastrimit të parave, nga Damir Fazlliç e ortakja e tij Argita Berisha.

Përgjigja nga Qipro erdhi në qershor 2010, por për shkak të kontrollit që kishte Sali Berisha mbi drejtësinë në atë kohë, dokumenti u mbajt i fshehtë dhe u fut nëpër skutat e Prokurorisë së Tiranës, duke e lënë në harresë dosjen “Argita- Fazlliç” me Nr. 3258, datë datë 7.10. 2008.

Tre vite pas ardhjes së PS në pushtet, me skenar të Edi Ramës kryeministër e Ilir Metajt Kryetar Kuvendi, kjo dosje u ri-aktivizua për të trembur Sali Berishën, dhe në mars 2016 Prokuroria i dërgoi një kërkesë tjetër Drejtësisë së Qipros, me justifikimin se kërkoheshin materiale shtesë.

Pas dy vitesh, në muajin qershor 2018, Drejtësia e Qipros dërgoi përgjigjen e dytë, ku bashkëngjitur informacionit të parë, dërgoi dhe prova shtesë për aktivitetin e dyshes famëkeqe Fazlliç- Argita në pastrimin e 132 milionë Euro, kryer me shtetasit serbë e qipriotë Sandra Berberoviç, Vojin Lazareviç, Andri Athanasiou, Theano Christofi, Anna Andreou, Giannoula Markantoni.

Si “lavatriçe” për pastrimin e miliardave, këta kanë përdorur 7 kompanitë fantazma “Altaria Research”, “Avomar Limited”, “Amerito Limited”, “Poligraf Invests”, “Kelena LTD”, “Iron Gold Services” dhe “Pluto INC Co LTD”, të lidhura me 4 firmat fantazma të hapura në Shqipëri nga Damir Fazllic, që bënin transaksione me Argita Berishën dhe ortaken e saj Flutura Kola.

Por edhe përgjigja e dytë e Qipros, u la në heshtje nga Drejtësia Shqiptare, duke mos i vazhduar procedurat e hetimit dhe gjykimit, duke mos e prekur familjen mafioze “Berisha”; ndërsa para 1 jave, nga Qipro ka ardhur përgjigja e tretë për dosjen “Fazlliç- Argita”, me objekt pastrimin e parave nëpërmjet pasurive të paluajtshme e transaksioneve financiare fiktive.

Ri-hapja e kësaj dosjeje, është bashkëpunim i drejtësisë ndërkombëtare me atë shqiptare, në kuadër të hetimit që SPAK do fillojë për vendimin “non grata” të familjes “Berisha”, pas thirrjeve që kanë bërë këto ditë zyrtarët e DASH; ndërsa lidhjet kriminale me mafiozin Damir Fazlliç, u përdorën nga Anglia, si provë për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij./Pamfleti