osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Letra e Enver Hoxhës më 1946 kur sulmonte SHBA partnere dhe fjalimi i Ilir Metës antiamerikan ngjajnë si kopje nga orgjinali

Letra e  Enver Hoxhës më 1946 kur sulmonte SHBA partnere dhe fjalimi i Ilir Metës antiamerikan ngjajnë si kopje nga orgjinali

Zgjedhjet e 30 qershorit kanë trazuar ujërat në politikën shqiptare. Presidenti Ilir Meta, si kurrë më parë sulmoi ashpër amerikanët. Por ai nuk është i vetmi mes liderëve historikë shqiptarë, pasi të njëjtën gjë ka bërë dhe Enver Hoxha. Gazeta po publikon disa shkrime të “Neë York Times”, ku tregohet një letër e Hoxhës ndaj amerikanëve.
15 nëntor 1946! Letrat e Hoxhës për Uashingtonin

Teksti i një letre të kryeministrit shqiptar Enver Hoxha për Shtetet e Bashkuara u transmetua sot nga Radio Moska: “Kam nderin t’ju informoj se kam marrë letrën tuaj të 5 nëntorit ku ju më informoni se nuk ka më bazë që misioni amerikan në Shqipëri të mbetet aty prandaj është thirrur të tërhiqet. Më shumë se tetëmbëdhjetë muaj kanë kaluar që kur qeveria amerikane i kërkoi qeverisë sonë leje për të dërguar misionin e saj të drejtuar nga zoti Jacobs për të informuar Shtetet e Bashkuara mbi Shqipërinë. Nga ana jonë misioni u prit me kënaqësi të madhe dhe iu dha gjithçka kishte nevojë për kryerjen e detyrave të tij. Gjatë gjithë kësaj kohe misioni ka udhëtuar lirisht në fshatrat e qytetet tona pa pengesa në aktivitetin e tij, i cili ka karakter informativ në lidhje me dhënien e njohjes për qeverinë tonë. Megjithëse misioni amerikan kishte një karakter të përcaktuar dhe në fakt e kompletoi punën e tij me raportin e dërguar më 12 nëntor të këtij viti, ai vazhdoi të qëndronte në Tiranë. Qeveria jonë me mirësjellje e dashamirësi i lejoi misioni ardhjen dhe zëvendësimin e shumë zyrtarëve dhe i dha atyre mundësi të shumta për të njohur situatën në Shqipëri dhe ngjarjet kryesore si për shembull zgjedhjet e dhjetorit 1945. Kreu i misionit amerikan Jacobs më ka shprehur vazhdimisht admirimin e tij për punën ndërtuese në vend apo luftën heroike të popullit shqiptar dhe ndjenjat e tij paqësore. Ai më ka thënë shpesh se deklaratat e tij për qeverinë amerikane në lidhje me dhënien e njohjen kanë qenë vetëm pozitive deh se ai vetë ishte habitur që qeveria e SHBA kishte vënë kushte për dhënien e njohjes. Pas kthimit të tij të parë nga Uashingtoni, Jacobs tha se kushtet për dhënien e njohjes duhet të ishin shtuar nga disa ekspertë të Departamentit të Shtetit dhe se nuk ishin asgjë përveç njohjes së traktateve të pranuara mes dy vendeve para kohës së luftës. Por kushtet e propozuara për njohjen e vendit tonë nuk ishin thjesht një “çështje teknike” siç dëshironte ta prezantonte Jacobs, por përkundrazi, faktet tregojnë se kjo është një çështje parimore që qeveria e SHBA po përdor për të ngritur pengesa të rangut të parë për ngritjen e lidhjeve zyrtare diplomatike mes vendeve. Për fat të keq ne kemi parë se qeveria amerikane gjatë gjithë kësaj periudhe e ka përdorur çështjen e traktateve si një argument për të kundërshtuar të drejtën tonë legjitime të fituar me gjak.

Ashtu siç ishte një çështje parimore nga ana e amerikanëve edhe ne kemi të drejtë të mbrojmë pozitën në interes të popullit tonë. Qeveria jonë gjithmonë është përpjekur të gjejë një zgjidhje për çështjet që kanë penguar lidhjet diplomatike mes popujve tanë, sipas miqësisë së sinqertë të treguar në luftën e fundit dhe në situatat aktuale. Populli shqiptar ruan simpati të thellë për popullin mik amerikan. Gjatë gjithë periudhës së negociatave për çështjen e traktateve misioni amerikan jo vetëm që nuk tentoi të gjente një zgjidhje, por përkundrazi në qëndrimin e tyre të gjatë e të pajustifikuar krijuan të tjera vështirësi në gjendjen e zgjidhjes. Prova më bindëse se qeveria shqiptare ishte e gatshme të gjente zgjidhjen e çështjes së traktateve ishte letra jonë e 13 gushtit, ku ne pranonim të njihnim të gjitha traktatet ndërkombëtare që ekzistonin mes SHBA dhe Shqipërisë, ndërsa traktatet bilaterale pranuam t’i ekzaminonim menjëherë pas shkëmbimit të ambasadorëve. Populli shqiptar ka besim te populli amerikan dhe dëshiron të forcojë miqësinë mbi baza të drejta e të qëndrueshme, të cila disa persona në Departamentin e Shtetit dhe në misionin amerikan në Shqipëri nuk i pëlqejnë.

Letra e dytë

Teksti i letrës së dytë të qeverisë së Shqipërisë e marrë dje nga sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara:

Në lidhje me telegramin e opozicionit të datës 11 nëntor 1946, dëshirojmë t’ju informojmë sa më poshtë: Prej datës 12 nëntor një numër luftanijesh me flamur britanik kanë lundruar në ujërat pranë jugut të Shqipërisë prej Butrintit deri në Karaburun. Të gjitha anijet britanike kanë lundruar në formacion lufte në ujërat tona territoriale dhe ekstra-territoriale në shenjë intimidimi dhe provokimi. Sot më 13 nëntor në ora 10 të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës një numër i madh anijesh dhe minambledhësish, numër që varion çdo orë nga njëmbëdhjetë deri në 23 kanë hyrë në ujërat tona territoriale në Sarandë në distancë 500, 1000 dhe 1500 metra larg portit, me pretekstin se po pastrojnë mina. Nga luftanijet britanike vijnë herë pas here të shtëna në ajër dhe në ujë me qëllim krijimin e incidenteve. Në emër të popullit paqedashës të Shqipërisë, e në emër të popullit të vogël që më 7 prill 1939 pa luftanijet e Musolinit të pushtonin portet e vendit, unë denoncoj te Kombet e Bashkuara këtë akt brutal e unilateral të qeverisë britanike. Populli shqiptar e konsideron këtë një shkelje të rëndë të sovranitetit të tij, për të cilin derdhi gjak. Nga ana tjetër i kërkoj Kombeve të Bashkuara të gjykojnë këtë akt të qeverisë britanike dhe të urdhërojnë tërheqjen e menjëhershme të luftanijeve të tyre nga portet dhe ujërat tona territoriale në interes të ruajtjes së paqes së popullit shqiptar.

16 nëntor 1946

Misioni i SHBA largohet nga Shqipëria

Misioni vëzhgues amerikan prej nëntë personash në Shqipëri është tërhequr nga vendi pas pamundësisë së arritjes së një kompromisi në njohjen e regjimit të kryeministrit Enver Hoxha. Grupi u ngjit në bordin e luftanijeve amerikane Noa dhe Perry, të cilat pritën anëtarët e stafit jashtë kufirit prej tre miljesh larg Durrësit pasi autoritetet shqiptare nuk i lejuan mjete tona për t’u ankoruar në port. Luftanijet do të transportojnë në Napoli anëtarët e misionit, të cilët më pas do të vazhdojnë drejt Romës. Edhe raportimet nga Jugosllavia njoftonin për largimin e misionit amerikan nga Shqipëria. Zyrtarët u detyruan të nxirreshin jashtë ujërave territoriale për të marrë anijen Huntington e cila gjendej në ujërat e Mesdheut dhe mund të kishte qenë duke shoqëruar dy luftanijet. Kryeministri i Shqipërisë Hoxha dërgoi një telegram për të falënderuar gjeneralin F. H. La Guardia për kontributin 300 000 dollarë nga fondi i ndihmës së Kombeve të Bashkuara për zonat e përmbytura dhe popullatën në vështirësi në vendin e tij. Jugosllavia ka njoftuar dhe ka mbledhur 57 000 dollarë “kontribute vullnetare” në ndihmë të “demokracisë motër” Shqipërisë.

Agjencia Tass shkruan për gjyqin

Moskë, 15 nëntor

Plani për të zbarkuar trupa amerikane dhe britanike në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit në rast të një lufte mes Shqipërisë dhe Greqisë, raportohet se është treguar nga Harry T. Fultz, asistenti i kreut të misionit amerikan në Shqipëri, te komplotuesi shqiptar Abdul Sharra.

Sharra është tashmë në gjyq me akuza sabotazhi në Tiranë dhe e ka dëshmuar këtë më 14 nëntor, thuhej në një raportim të agjencisë Tass, që ishte shpërndarë në faqet e para të gazetave të Moskës sot. Sipas Tass, Sharra ka thënë se ngjatë një bisede me Fuptz prillin e kaluar, ky i fundit i ka treguar se “anglo-amerikanët nuk mund të tolerojnë më shumë situatën ekzistuese në Shqipëri”. I akuzuari shqiptar citohet të ketë thënë më tej se provokimet greke po bëhen për të nisur një luftë mes Greqisë e Shqipërisë që më pas trupat anglo-amerikane të kenë justifikim për të zbarkuar në Shqipëri dhe në Ballkan.

Fultz i ka thënë gjithashtu Sharrës, sipas lajmit të Tass, të nisë sabotimet e kanalit që po ndërtohet në liqenin e Maliqit në Shqipëri, i cili po ndërtohet me ndihmat e agjencisë aleate UNRRA. Ata të dy ranë në marrëveshje se Sharra do të organizonte kabotazhin dhe do të krijonte një organizatë sekrete me intelektualë, që janë të pakënaqur nga regjimi aktual.

Gjithashtu personeli i agjencisë Aleate është përdorur për të kryer direktivat e sabotazhit nga Fultz te Sharra, sipas dëshmisë së të akuzuarit. Departamenti i Shtetit thotë se 50 vjeçari Fultz, i cili u bë pjesë e misionit amerikan në Shqipëri në maj 1945, pas një periudhe në Zyrën Strategjike Amerikane në Itali gjatë luftës, nuk është arrestuar kurrë në Shqipëri dhe nuk ka të dhëna për akuza të bëra ndaj tij prej autoriteteve shqiptare. Mediat amerikane thonë se Fultz ka shpenzuar para në Shqipëri edhe para luftës dhe ka qenë drejtor i shkollës profesionale të djemve që operohej nga Kryqi i Kuq Amerikan në koordinim me qeverinë Shqiptare.

3 gusht 1945

Shqipëria nënshkruan për ndihmat e agjencisë aleate UNRRA

Është arritur së fundmi një marrëveshje mes kryeministrit të Shqipërisë, Enver Hoxha dhe kreut të agjencisë së ndihmës së OKB, ku kjo e fundit do të furnizojë Shqipërinë me tekstile, pajisje inxhinierike, mjekësore dhe bujqësore, e cila u nënshkrua dje. Roy Cocran, ish-guvernator i Nebraska dhe oficer ndërlidhjeje i agjencisë së OKB, dëshmoi nënshkrimin, sipas të cilit artikujt do të jepen nga agjencia aleate për t’u shpërndarë pa diskriminim nga autoritetet shqiptare. Ata që kanë mundësi të paguajnë, paratë e tyre do të përdoren për të siguruar të tjera ndihma dhe procese rehabilitimi brenda vendit. Ndërlidhja ushtarake ka sjellë deri tani në Shqipëri 9500 ton ndihma dhe 300 automjete prej 11 prillit deri më 30 qershor.