osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Lind “FAUDA” shqiptare: Do merret me të “fortët” dhe “peshqit e mëdhenj”

Lind “FAUDA” shqiptare: Do merret me të “fortët” dhe “peshqit e mëdhenj”

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Policinë e Shtetit për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe arrestimin e Redjan Rrajës, ndërsa ka njoftuar se brenda muajit qeveria do të miratojë një ligj special kundër KÇK-së, pra gjyqtarëve dhe prokurorëve të inkriminuar.

“Do t’i nxjerrim ujë të zi” shkruan Rama ndërsa flet për luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit.

Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu”, shkruan kryeministri, ndërsa shton se lufta ndaj tyre do të vijojë deri në fund me zero tolerancë.

Por për çfarë flet kryeministri kur i referohet ligjit dhe forcës speciale anti-krim? Origjina e tij daton 27 tetorin e vitit 2018, kur ministri i Brendshëm dha dorëheqjen. As pesë muaj nga skandali i përgjimeve të Babales, gjithkush mendoi se dorëheqja kishte lidhje me këtë ngjarje, por shpejt u kuptua se ministri i fortë i Brendshëm dhe mbështetja e tij ndërkombëtare e përjashtonin deri diku këtë, si arsyen e vetme.

Ikja e Fatmir Xhafës u mbështoll me shumë mister për muaj me radhë. Thuhej se pati një përplasje mes tij dhe Kryeministrit, i cili u duk se e lëshoi shpejt dhe pa shumë komente largimin e Xhafajt. Po përse?

Burime i thanë Realstory.al se së paku në përplasjen e fundit mes tij dhe kryeministrit kishte qënë operacioni Forca e Ligjit dhe mungesa sipas kryeministrit, e rezultateve të forta dhe konkrete. Të njëjtat burime i thanë faqes sonë, se ministri i Brendshëm ishte përgjigjur se kornizat ligjore nuk lejonin disa herë të arriheshin rezultate optimal, me gjithë indicjet që gjendeshin.

Pas pak ditësh thuhet se kryeministri është kthyer në zyrën e ministrit, me një material propozues të hartuar nga këshilltarët e tij (mes tyre edhe Sandër Lleshaj) ku propozohej krijimi i një forcë të posaçme elitë, në radhët e policisë, por me më shumë autonomi nga komanda e uniformave blu, me fokus të posaçëm “të fortët” dhe aktivitetet e tyre.

Kryeministri gjithashtu propozonte trainim të posaçëm të huaj, uniforma të reja, dhe për më shumë, një bazë të re ligjore të funksionimit të saj. Duket këtu erdhi dhe çarja finale mes tij dhe ministrit Xhafaj, që ndër të tjera pa te kjo nisëm, edhe fundin me dështim të Operacionit Forca e Ligjit, që synonte pikërisht të fortët dhe tek nisma ligjore e saj, tejkalim të kompetencave të tij si ministër i brendshëm nga autoriteti i kryeministrit. Xhafaj u largua.

Në vend të tij mes shumë polemikash me presidentin e republikës, erdhi pikërisht këshilltari i Ramës, Sandër Lleshaj. Një ndër gjërat e para që ai bëri, ishte pikërisht hapja rrugë e kësaj nisme të re. Fillimisht me tërheqjen drejt Policisë të anëtarëve elitë të forcave të armatosura, pjesëmarrëse në operacione ushtarake paqeruajtese apo paqevënëse në Irak e Afganistan. Për të mbërritur më pas tek momenti që po afron: krijimi i bazës ligjore i njësisë elitë. Dhe për këtë tashmë punohet prej disa muajsh.

Realstory.al ka mësuar se tashmë prej disa muajsh, disa dhjetëra oficerë, jo vetëm janë përzgjedhur por dhe janë trajnuar, në mënyrë që në momentin që baza ligjore të miratohej, kjo forcë të hynte mënjëherë në fuqi dhe në operacion. Kryeministri mesa duket e ka patur në kokë dhe modelin. Ai është grupi elitë Fauda i forcave policore izraelite.

I krijuar nga ish pjesëtarë të shërbimeve sekrete dhe ushtarakë, ky grup është i specializuar në Izrael në kapjen apo eleminimin e elementëve të rrezikshëm terroristë në Izrael dhe Palestinë. Subjekt i një seriali të suksesshëm në Netflix ai tregon fabulën reale të kësaj force elitë, që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga sulme terroriste, duke eleminuar kokat apo elementët që priteshin ti ekzekutonin ato. Dhe duket se nuk është kopjuar thjesht modeli. Qeveria shqiptare ka shkuar më larg se kaq.

Ajo ka pajtuar pikërisht ish krerët e kësaj force izraelite, të cilët prej muajsh janë në Shqipëri. Ata kanë bërë përzgjedhjen e elementëve më të mirë, policorë dhe ushtarakë dhe mesa duket tashmë janë gati të futen në operacion, njëkohësisht me fillimin e pritshëm të shpejtë të funksionimit të SPAK dhe BKH.

Siç tregoi edhe ngjarja e atentatit ndaj Ndojës dhe dosja e madhe që ajo pritet të zbulojë, lidhjet mes drejtësisë së korruptuar, korrupsionit politik dhe “të fortëve”, janë thuajse gjenetike. Por ndërsa ndaj politikanëve dhe njerëzve të korruptuar të drejtësisë, është e lehtë të operosh, ndaj “të fortëve”, situata është më e komplikuar.

Të armatosur dhe me para, ata prej 30 vjetësh kanë ngritur mitin e tyre, me bandat, aktivitetet, krimet makabre, guximin e verbër ndaj shkeljes së ligjit, pasuritë e mëdha dhe së fundi, përdorimin e të gjithë këtyre “aseteve” për të ndikuar në politike. Vulnerabiliteti i njohur i policëve ndaj tyre, që në vend që ti arrestojnë, shpesh preferojnë ti kenë “shokë”, si duket solli domosdoshmërinë e krijimit të “faudës” shqiptare.

Megjithëse detajet nuk dihen, ngritja paralele e saj, me BKH dhe SPAK, duket se tregon se ajo do të gëzojë status special, ligjor dhe financiar si dy njësitë e reja të drejtësisë. Ajo do të jetë “krahu i armatosur” i saj, njerëzit elitë, që do të mbështesin prokurorët e gjykatësit specialë, që do të prangosin peshqit e mëdhenj dhe eleminojnë “të fortët”. Si duket së pari duke thyer mitin e forcës së tyre fizike e kriminale.