osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

LSI firmosi në qeveri taksën e ‘Rrugës së Kombit’, thirrje për mosbindje kur del në opozitë

LSI firmosi në qeveri taksën e ‘Rrugës së Kombit’, thirrje për mosbindje kur del në opozitë

Duket se kontradikta i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka fund. Dëshmia më e fundit e kësaj u regjistrua në orët e mesditës së të dielës kur Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetin social Facebook kundërshtoi taksën e koncesionit për Rrugën e Kombit.

Refuzojeni ta paguani taksen per rrugen e kombit,le ta paguaje vete qeveria. Koncesionin e rruges se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve te pista. Qytetaret nuk kane taksirat te paguajne taksa per te kaluar ne nje rruge ku e kane dhene boll kontribut me taksat e tyre tyre per ndertimin e saj. Qeveria ta paguaje vete kete takse,se qytetaret e kane permbushur tashme, me te tepert bile detyrimin e tyre.

Qeveria ka dhene qindra milion euro koncesione ne shendetesi e gjithandej,le ti anulloje ato dhe le te financoje mirembajtjen e rruges se kombit. Qytetaret qe udhetojne drejt verilindjes kryesisht vellezerit nga kosova jane te denuar te paguajne per te ardhur ne shqiperi sepse qeveria e kryeministrit vjedh. Refuzojeni ta paguani kete takse te piset jeni ne te drejten tuaj”.

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI

Ka vetëm një problem të vogël. Sipas Lexo.al kontrata e marrëveshjes së koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot-Morinë” është firmosur më datën 6.12 2016 nga Sokol Dervishaj, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, përfaqësues i zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. E gjithë procedura nga marrja e ofertës së pakërkuar, ajo e garës deri në shpalljen e fituesit për këtë koncesion është bërë nga ky dikaster i drejtuar prej Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

(Kontrata për koncesionin e firmosur edhe nga ministri i LSI, Dervishaj)

Firmosja e kontratës është bërë pas një procedure negocimi të kontratës dhe kritereve të saj, përfshirë dhe tarifat e kalimit të mjeteve, bërë po nga ministria e drejtuar prej përfaqësuesit të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kontrata e firmosur nga Dervishaj më pas ka kaluar për miratim në qeveri ku sërish kanë qenë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim që drejtonin disa ministri në kabinet.