Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon tkurrjen e saj. Pas largimit të këshilltarëve bashkiakë në Shkodër, Elbasan, Pukë, Durrës etj, rradhën e ka patur qarku jug-lindor i Korçës.
Dy këshilltarët e larguar, Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti përmes një deklarate publike theksojnë faktin se po largohen nga LSI dhe po i bashkohen PS-së.
Pas largimit të dy këshilltarëve nga LSI-ja, Këshilli Bashkiak i Korçës shkon me 23 mandate PS, 6 LSI dhe 12 PD.
Deklarata e Shkëlqim Lartit
Jam sot ketu per te ndare me ju nje vendim te cilin e kam menduar dhe ndare shpesh me miqte dhe bashkepunetoret e Levizjes Socialiste per Integrim.
Une jam nje nga njerzit e pare qe i jam bashkuar kesaj force politike ne Korce, qysh ne krijimin e saj, me pergjegjesine e nje ish ushtaraku per te kontribuar per komunitetitn dhe vendit tim.
Ne cdo moment kam besuar dhe punuar ne funksion te qellimit te kesaj force politike, e jam i bindur ne funksion te qellimit cdo korcari qe me ka besuar dhe na ka besuar gjate ketyre viteve.
E ndiej veten protagonist ne shume vendime qe kam marre se bashku me koleget e ish koalicionit te majte, jane vendime qe sot e kane bere Korcen dhe zonen nga une vij modelin e gjithe Shqiperise.
Sot e gjej veten perballe dy rrugeve, te vazhdoj te jem perkrah ketij transformimi apo ti bindem porosive politike te LSI, qe ketu ne Bashkine e Korces, me shume se kudo tjeter nuk gjejne dot vend.
Une sot vendosa te mos e braktis ate qe kam bere deri me sot dhe ti bashkohem grupit te Partise Socialiste, duke lene pas rrugen e porosive te bllokimit qe vijne nga Tirana.
Kjo force politike e bashkuar me Partine Demokratike, eshte larg Europes dhe larg puneve te mira qe qytetaret prekin cdo dite. Aq me shume sot ku me cfare po degjojme mbrapa PD eshte Moska apo forca te tjera te tjera te errta qe e mbeshtesin.
Largohem sot nga LSI dhe bashkohem me PS, duke qendruar i majte sic kam qene gjithmone, me bindjen se i qendroj besnik cdo anetari te LSI qe me ka votuar.