osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Media italiane Voglioviverecosi.com (Dua të jetoj kështu): Të jetosh si pensionist në Durrës

Media italiane Voglioviverecosi.com (Dua të jetoj kështu): Të jetosh si pensionist në Durrës

Carmine, ish-artizan italian dhe pensionist INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimit Social), ishte në kërkim të një vendi ku të jetonte i qetë me pensionin e tij. Kështu, pasi zhvilloi kërkime të ndryshme dhe pas disa inspektimeve, vendosi të transferohet në Shqipëri, në Durrës. Nga ajo ditë kanë kaluar tre vite dhe Carmine me bashkëshorten e tij jetojnë në një shtëpi në buzë të detit, që ka në dispozicion shumë kilometra plazh për të bërë ecje të gjata në mëngjes.

Carmine, tani ju jetoni prej tre vitesh në Durrës, por para se të zgjidhnit Shqipërinë a keni parë edhe vende të tjera?

Po, fillimisht menduam për Kanariet, por më pas, duke analizuar elementet në favor dhe kundër, bashkë me kostot ekonomike mbi pensionin tonë, zgjodhëm Shqipërinë. Por, ishim të pavendosur mes Tiranës dhe Durrësit. Megjithatë, më pas (dy vite para transferimit përfundimtar), pikërisht sepse zgjedhjen përfundimtare e kishim bërë, pasi pamë shtëpinë që kemi aktualisht nuk patëm asnjë dyshim dhe e blemë. Tani jetojmë në Durrës, në breg të detit, me shumë qetësi mbi të gjitha në dimër kemi pafund kilometra plazh në dispozicion për të bërë shëtitje të bukura.

Përse zgjodhët Shqipërinë?

Zgjedhja ime ishte Shqipëria sepse, pasi bëra kërkime, vura re se kostoja e jetesës ishte shumë më e ulët se sa në Itali dhe mbi të gjitha, munda të vlerësoj mikëpritjen e popullit shqiptar, që bën gjithçka për të të bërë të ndihesh mirë. Aspekti tjetër shumë i rëndësishëm është afërsia me Italinë.

Si është jeta prej pensionisti në Shqipëri?

Jam një pensionist, ish-artizan dhe nga këndvështrimi im, këtu jetohet shumë më mirë se sa në Itali. Gjithçka është më pak kaotike, perceptohet një siguri më e lartë dhe njerëzit janë më shumë social. Ndjehet më pak stresi, shteti është shumë më pak shtypës, burokracia është më e vogël dhe një aspekt shumë i rëndësishëm për ne pensionistët, ka më shumë siguri. Këtu nuk ekziston, gati aspak, krimi i vogël. Në shtëpi jetohet shumë më qetë, fqinji është gjithnjë i pranishëm në rast nevoje (kam ndjesinë sikur jam kthyer në Italinë tonë të viteve ’60), ka ende fëmijë që luajnë nëpër rrugë, ne pensionistët respektohemi (më ka ndodhur shpesh në autobus që të rinjtë më lirojnë vendin për t’u ulur). Gjithë këtë në Itali nuk e shihja prej vitesh.

Më pas, të këmbesh 100 euro me 13 500 lekë, duke ditur se mund të bësh shumë më shumë gjëra se sa në Itali, të jep një ndjesi që nuk ka të paguar.

A ka lehtësira për ju pensionistët?

Këtu në Shqipëri, duke bërë kërkesë tek INPS-ja, mund të merret heqja e taksave, kështu merr pensionin bruto dhe taksat paguhen në shtetin e rezidencës. Avantazhi i madh është që në Shqipëri pensionet nuk taksohen.

Për sa i përket pensionit, cila është fuqia e tij blerëse në vend?

Vlera e pensionit tonë, sikurse e thashë edhe më parë, duke qenë se është burto është më i lartë, duke marrë në konsideratë edhe koston e jetesës që është 50% më e ulët se sa në Itali, pensioni jonë ka një forcë blerëse shumë më të lartë.

Ka shumë italianë këtu?

Nuk kam të dhëna zyrtare, por me siguri ka shumë. Ka edhe shumë studentë që frekuentojnë universitetet shqiptare të lidhura dhe të binjakëzuara me universitete italiane. Pensionistët ende nuk janë shumë, por me siguri në të ardhmen numri pritet të rritet.

Si i kalon ditët e tua?

Ditët e mia janë të qeta, më pëlqen shumë të shëtis, mbi të gjitha në mëngjes në buzë të detit. Aty ku jetoj kemi rreth 5-6 kilometra plazh të lirë dhe mbi të gjitha në dimër është krejtësisht në dispozicionin tonë.

A do ia këshilloje transferimin pensionistëve italianë si ti?

Sigurisht. Gjëja e parë që duhet bërë, duhe të vish të paktën për 15 ditë këtu. Këshilloj të gjendet një apartament me qera (ka pa fund), në këtë mënyrë provon jetën e përditshme që të mund të vlerësosh avantazhet dhe difektet e këtij populli bashkë me zakonet dhe traditat e tij.

Për sa i përket praktikave burokratike të transferimit të pensionit, ishte e lehtë apo patët probleme?

Për sa i përket lejes së qëndrimit nuk pata asnjë problem, sepse kur bëra kërkesën e kisha blerë shtëpinë dy vite më parë. Në fakt, pensionistët që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, duhet me patjetër të jenë pronarë të një shtëpie në vend.

Në të kundërt pata vështirësi me INPS-në për sa i përket destinacionit të pensionit për arsye të ndryshme:

INPS-ja të jep një formular që quhet EP/l-1 që duhet plotësuar dhe të rivlerësohet dhe vuloset nga autoritetet fiskale shqiptare. Por kjo nuk ndodh, sepse autoritetet shqiptare nuk njohin INPS-në si zëvendësues të tatimeve, por si alternativë lëshojnë një dokument të tyre ku deklarojnë se jam rezident fiskal në Shqipëri.

Punonjësi i zyrës së INPS-së që i përkas unë (Novara) nuk pranonte në asnjë mënyrë që ta njihte këtë dokument, ndonëse pranohet nga konventa dypalëshe e firmosur nga dy shtetet (Konventa e datës 21/05/1998 nr. 175 e ratifikuar më 21/12/1999). Kështu u detyrova që t’i drejtohesha një avokati për të proceduar me një padi për mos-lëshim të dokumenteve zyrtare. Në atë pikë u bind dhe pas një viti beteje arritëm të marrim të shumëpriturën heqje të taksave. Këshilla ime është që të mos dorëzoheni tek jo-ja e parë, sepse është një praktikë që të refuzohet heqja e taksave në përpjekien e parë. Është një e drejtë e jona e vendosur nga marrëveshjet e bashkëjetesës mes këtyre dy vendeve, për pasojë duhet të njihet.

Cilat janë aspektet pozitive dhe negative të të jetuarit në Shqipëri?

Aspektet pozitive i rendita më parë. Mes atyre negative është shëndetësia. Ajo publike ka shumë mungesa kryesisht në burime ekonomike, ndonëse më ka ndodhur të takoj mjekë shumë të mirë, pavarësisht burimeve të pakta në dispozicion.

Si alternativë ka klinika shumë të mira private që funksionojnë shumë mirë me kosto jo shumë të larta. Sigurisht është e këshillueshme të parashikoni një siguracion shëndetësor për të qenë më të qetë.

Mendon të rikthehesh një ditë në Itali?

Të rikthehem në Itali për momentin nuk është pjesë e planeve të mia, kam zbuluar një mënyrë jetese shumë më të përshtatshme me nevojat e mia aktuale.

 Vivere da pensionati a Durazzo, Albania
VOGLIOVIVERECOSI.COM