osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ndërkombëtarët eleminojnë Metën e Berishën si faktor në politikën shqiptare

Ndërkombëtarët eleminojnë Metën e Berishën si faktor në politikën shqiptare

Për momentin duket sikur i vetmi plan i ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën e thellë politike dhe institucionale që ka mbërthyer prej muajsh Shqipërinë është thirrja për dialog. Por edhe nëse do ta kishin një të tillë, sinjalizimet tregojnë se ai synon që të përfshijë Edi Ramën me Lulzim Bashën, duke përjashtuar Sali Berishën, Monika Kryemadhin dhe vetë Presidentin Ilir Meta.

Një prej këtyre sinjalizimeve janë takimet e ambasadorëve dhe përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane dhe të përfaqësisë diplomatike të Bashkimit Europian vetëm me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike. Për dallim nga kriza e 2017, hyrje-daljet e ndërkombëtarëve në zyrën e Sali Berishës kanë munguar.

Në 2017, ishte vetë ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ai që për ditë me radhë takonte herë Berishën dhe herë Bashën, në përpjekjet e tij për të bindur Partinë Demokratike që të hynte në zgjedhje. Misioni u përmbush pas shumë përpjekjesh, që kulmuan me vizitën në Tiranë të Hoyt Brian Yee.

Në 2015 thuajse të njëjtat energji të ndërkombëtarëve u shpenzuan me përpjekjet për të bindur opozitën që të votonte paketën e ndryshimeve kushtetuese që do t’i hapnin rrugë reformës në drejtësi. Edhe ato ditë, Donald Lu dhe ndërkombëtarë të tjerë vizitonin shpesh zyrën e Sali Berishës dhe të Ilir Metës, që ato ditë mbanë postin e kryetarit të Kuvendit dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por, këtë herë, megjithëse përmasat e krizës janë shumëfish më të mëdha se ajo e 2017 dhe se përplasja e 2015 për reformën në drejtësi, përqëndrimi i ambasadave të huaja në Tiranë ka qenë thuajse plotësisht tek Lulzim Basha. Ai është kreu i partisë kryesore opozitare dhe takime të tilla janë të pashmangshme për të. Por, Sali Berisha vazhdon të ketë një zë të fortë brenda kampit opozitar, ashtu si në 2017. Këtë e dinte shumë mirë Donald Lu.

“Është ish-President dhe ish-Kryeministër i mirënjohur i këtij vendi. Nuk është më kreu i Partisë Demokratike, por është ende një zë me peshë në Shqipëri. Është dikush që, sidomos në opozitë, kur thotë diçka, njerëzit e dëgjojnë, ndaj i kam qenë mirënjohës që ka pasur vërtet vullnetin për t’u ulur me mua, kur kemi qenë dakord dhe kur nuk kemi qenë dakord, për të pasur një dialog shumë konstruktiv dhe të mirë”, e vlerësonte ish-ambasadori amerikan Sali Berishën në një intervistë dhënë për Real Story para se të largohej nga Shqipëria.

Lu mbahet mend si një ambasador që ka përdorur gjuhën e drejtpërdrejtë dhe të zhveshur nga gjuha diplomatike që zakonisht karakterizon ndërkombëtarët në Tiranë. Në të njëjtën intervistë ai me terma të moderuar pranoi se ambasada amerikane kishte kontaktuar deputetët një nga një në qershor-korrik të 2016 për të miratuar reformën në drejtësi. A i kishte kërcënuar ambasada deputetët në atë kohë? “Ne amerikanët nuk na pëlqen të kërcënojmë njerëz, por na pëlqen t’u ofrojmë një ujdi që nuk mund ta refuzojnë”, përgjigjej Lu.

Për Sali Berishën, Lu nënkuptoi se nuk kishte qenë nevoja për t’i ofruar një ujdi të parefuzueshme, pasi vetë ish-Kryeministri e mbështeste reformën. Por, çfarë ndodhi që Berisha nuk e mbështet më reformën në drejtësi, madje akuzon edhe ndërkombëtarët për hipokrizi?

“Janë qesharake thirrjet që të hetojë drejtësia (krimet elektorale). Cila drejtësi?! Narkodrejtësia?! Cila mafie në botë heton veten?! Nëse drejtësia do të kishte hetuar, nuk do të ishte kurrë kjo situatë në Shqipëri. Ajo pseudoreformë e George Soros, që do t’i jepte Edi Ramës të gjitha pushtetet e bukosi drejtësinë dhe e ktheu në narkodrejtësi. Mafia nuk heton veten e vet, ndaj ndërkombëtarët të mos u shesin shqiptarëve sapunin për djathtë”, deklaroi këtë të enjte Sali Berisha.

Duke iu kthyer raportit të OSBE/ODIHR, Berisha la të kuptohej se vendimi për të vëzhguar një palë zgjedhje që për opozitën janë nul është marrë nga drejtuesit e këtyre institucioneve. “Nuk e kanë marrë vetë vendimin ata për të vëzhguar këto zgjedhje, është më komplekse kjo çështje, por ata në mënyrë civile mund të thonin që nuk i vëzhgojmë këto zgjedhje”, vijoi ai në ditën e Pavarësisë së SHBA.

Urimet në drejtim të Uashingtonit nuk munguan. Udhëheqësit shqiptarë nxituan që në orët e para të mëngjesit të publikonin mesazhet e tyre. Mes mesazheve ishte edhe letra e Ilir Metës për Donald Trump. Letra dërgohet pas akuzave që kreu i shtetit shqiptar bëri ndaj ambasadës amerikane, që e konsideroi si pjesë të strukturave të George Soros që po përpiqet të kolonizojë Shqipërinë. Meta thotë se qëndrimi i tij nuk bie ndesh me politikën dhe qëndrimet amerikane në Shqipëri dhe rajon.

Ndërkombëtarët u janë përgjigjur deklaratave të Metës dhe Berishës përmes thirrjeve për të përmbyllur sa më parë reformën në drejtësi, ndërsa thirrjet për dialog ja adresojnë Lulzim Bashës.

Edi Rama nga ana tjetër duket më i qetë në marrëdhëniet e tij me ndërkombëtarët, megjithëse edhe gjuha e moderuar e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, nuk u përmend në asnjë rresht fjala “standard”, e fshikulloi fort. Kryeministri madje akuzon si Presidentin, ashtu edhe opozitën se po i trembet reformës në drejtësi, një investim financiar dhe në burime njerëzore i ndërkombëtarëve.

“Bisedimet për anëtarësim nisin me drejtësinë dhe çelja e kapitujve të drejtësisë në zhvillimin e këtyre bisedimeve nuk është më një çështje legjislacioni, pasi dihet botërisht se Shqipëria thuajse e ka përmbyllur të gjithë legjislacionin në përputhje me BE, por është çështje zbatimit të legjislacionit që do të thotë se Shqipëria duhet të provojë, jo më se ka miratuar në Kushtetutë dhe në bazën e vet ligjore gjithçka që i nevojitet një vendi për të qenë anëtar në BE, as që po kryen procesin e pastrimit të pallatit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, por se sistemi i saj i drejtësisë është i aftë që t’i vendosë të gjithë pa dallim si të barabartë para ligjit dhe siç mëson përvoja e integrimit në vende që na kanë pararendur, kjo do të thotë që sistemi i drejtësisë të jetë i gatshëm që të provojë aftësinë e vet për të hetuar, gjykuar dhe ndëshkuar presidentë, ish-presidentë, ministra, ish-ministra e kështu me radhë”, deklaronte Rama disa ditë më parë nga salla e Parlamentit.

4 korriku i SHBA dhe i përvjetorit personal e gjeti në Poloni, në kuadër të një takimi për Ballkanin Perëndimor, ku e pranishme ishte edhe Angela Merkel. Se me çfarë humori do të kthehet prej andej, pas jehonës së përgjimeve të publikuara nga Bild dhe pas zgjedhjeve të kontestuara si në rezultat, ashtu edhe ligjërisht nga opozita dhe Presidenti, mbetet për t’u parë. Por, sot duket se ndërkombëtarët po qëndrojnë në krah të Ramës, duke e izoluar Presidentin Meta dhe opozitën.(Gazeta Si)