osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Në kujtim të “Artisti i Popullit” Sulejman Pitarka, një personalitet i madh artistik dhe intelektual që prej 17 vitesh nuk jeton më midis nesh

Në kujtim të “Artisti i Popullit” Sulejman Pitarka, një personalitet i madh artistik dhe  intelektual që prej 17 vitesh nuk jeton më midis  nesh

sot mbushen 17 vjet që është ndarë nga jeta aktori i madh Sulejman Pitarka. Nderin dhe respekt për figurën e tij!

Pitarka ka lindur në Dibër më 2 shkurt të vitit 1924 dhe u nda nga kjo jetë më 24 Qershor 2007 në moshën 83 vjeçare

Sulejman Pitarka mbetet një personalitet i madh. Ky artist intelektual, falë aftësive të tij të jashtëzakonshme, ka realizuar në teatër dhe film si role tragjike-dramatike, ashtu edhe ato komike. Ai përfaqësonte në mënyrën më domethënëse tipin e aktorit të karaktereve të forta, me profil të veçantë, qoftë në dramë, qoftë në komedi. Natyrshmëria, sinqeriteti dhe shprehimësia e lartë kanë qenë cilësitë e tij kryesore në fushën e interpretimit aktorial.

Pitarka ishte edhe dramaturg. Do të mjaftonte vetëm “Familja e peshkatarit”, një dramë që mbijetoi gjatë në skenat tona. I lindur në Dibër më 2 shkurt të vitit 1924, Sulejman Pitarka kishte nisur në fillim karrierën e njeriut të ekonomisë. Por një zbulim i vetvetishëm, siç ka ndodhur gjithmonë me jetën e njerëzve të destinuar nga fati për t’u bërë artistë të mëdhenj, e bëri atë të trokiste atë në dyert e Teatrit Popullor në vitin 1951.

Rrallë gjenden tek një artist cilësi fizike të arrira, për t’i sendërtuar dhe përcjellë tek publiku aftësitë e brendshme si te Pitarka. Dhe këto cilësi e dallonin: zëri i plotë dhe i ngrohtë, trupi i lartë dhe elastik, sytë shprehës dhe fizionomia karakteristike e fytyrës.

Këto dhurata të natyrës aktori Pitarka i kishte kuptuar qysh se hyri në rrugën e artit. Prandaj diti t’i shfrytëzojë për të dhënë vlera të shquara në teatër dhe në film. Këtu qëndron dhe kontributi i tij i madh në kulturën artistike shqiptare.

Që nga viti 1955, kur shkroi dramën “Familja e peshkatarit”, që ka hyrë në historinë e letërsisë shqipe, Pitarka krijoi edhe pjesë të tjera teatrale si “Burri me përparëse”, “Trimi i mirë me shokë shumë”, (1957) kushtuar Skënderbeut. Drama të tjera të Pitarkës janë “Heronjtë e Linasit”
(1967), “Kulla e Hutajve” etj.

Me profilin e tij intelektual Sulejman Pitarka ka dhënë kontribut edhe në fushën e artit skenik dhe të kritikës teatrore. Edhe pse nuk ka shkruar shumë në këtë fushë, me ato pak punime del në pah krijuesi i talentuar dhe origjinal, dramaturgu dhe njeriu i teatrit. Por më shumë se me trajtimet teorike apo kritike, Pitarka ka ndikuar me krijimtarinë e tij skenike.

Janë më shumë se 100 role, të cilat rikthehen herë pas here në ekran, për të dëshmuar për artistin, për mjeshtrin e fjalës Sulejman Pitarka. Ai mban titullin “Artist i Popullit”, “Mjeshtër i Punës” dhe një çmim karriere.