osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sot “Artistit të Popullit”, profesori i dhjetëra regjizorëve Vangjush Furxhi, do festonte 81 vjetorin

Sot “Artistit të Popullit”, profesori i dhjetëra regjizorëve Vangjush Furxhi, do festonte 81 vjetorin

Aktori i shquar i Teatrit dhe Kinematografisë Shqiptare Vangjush Furrxhi lindi në Korçë, më 24 mars 1943 dhe u nda nga jeta me 27 Gusht 2001.

Pasi mbaroi shkollën e lartë punoi si aktor në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, deri në vitin 1972 dhe më pas si pedagog dhe përgjegjës i katedrës së regjisurës, koreografisë dhe menaxherëve të artit në Institutin e Lartë të Arteve. Në vitet 1992-1994 ka qenë zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, më pas punoi në sektorin e kulturës në Prefekturën e Tiranës.

Ka kryesuar Shoqatën e Artistëve të Skenës për disa vjet. Aktrimi i tij u shqua për vërtetësi në mishërimin e karaktereve të ndryshme, sidomos të atyre që vinin nga shtresat sociale të nënpunësve e intelektualëve.

Në vitet ’60-’80 ai realizoi disa karaktere origjinale në mënyrën e shprehësisë së tyre artistike, ku dalloi me rolin e Luanit në dramën “Njollat e murrme” me të cilin u vlerësua me Kupën e Festivalit të Teatrove si Aktori më i mirë. Vangjush Furrxhi ishte nga aktorët më të spikatur të kinematografisë. Ndër figurat mbresëlënëse që krijoi në kinematofrafi janë: Arifi në filmin “I teti në bronz” (1970), “Peliçeli në filmin “Malet me blerim mbuluar” (1971), Kiço Pela në filmin “Njeriu i mirë” (1982), Latif Bora në filmin “Agimet e stinës së madhe” (1981) me të cilin ka fituar Kupën e Festivalit V të Filmit Shqiptar.

Me rolin e Besian Vorpsi në filmin “Të paftuarit”, nderuar me Medaljen e Festivalit VII të Filmit. Rol ky që solli një tjetër kah në interpretimin e Vangjush Furrxhiut. Në karrierën e tij si aktor i Teatrit dhe Kinematografisë Shqiptare ka fituar disa çmime.

Vangjush Furrxhi ka shkruar artikuj e shkrime për teatrin, kinematografinë, me mbi 60 njësi bibliografike të botuara apo të kumtuara. Ai ishte hartues i disa programeve mësimore në Akademinë e Arteve, si dhe bashkëautor i tekstit “Mjeshtëria e Aktorit”. Ka dhënë një ndihmesë të vyer pedagogjike në përgatitjen e studentëve të aktrimit dhe regjisurës qysh nga viti 1972 e derisa vdiq nga një sëmundje e pashërueshme, duke ndikuar kështu në rritjen e kërkesave dhe cilësisë artisike. Mbante titullin shkencor profesor, si dhe titullin “Artist i Popullit”. Pas vdekjes, Vangjush Furxhiut iu dha edhe titulli “Mjeshtër i madh”.