osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Në kujtim të patriotit të madh: Si u masakrua bashkë me vëllanë, Papa Kristo Negovani? Vrasësit erdhën nga Kreta dy ditë pasi mbajti meshën në gjuhën shqipe”!

Në kujtim të patriotit të madh:  Si u masakrua bashkë me vëllanë, Papa Kristo Negovani? Vrasësit erdhën nga Kreta dy ditë pasi mbajti meshën në gjuhën shqipe”!

Ishte shkurti i vitit 1905, kur Papa Kristo Negovani së bashku me të vëllain e tij, Papa Theodhosin, dhe bashkëfshatarë të tjerë u masakruan nga andartët grekë.

Ai qe një ndër frymëzuesit e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e cila do të bëhej realitet vetëm me Fan Nolin.

Papa Kristo Negovani u lind në vitin 1875 në Negovan të Kolonjës. Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe shkollën e mesme e vazhdoi në Athinë.
– Publicitet –

Me librat shqip, të sjellë në Negovan, hapi fshehtas shkollën e parë shqipe për bashkëfshatarët e tij.

Me interesimin e tij u dërguan vajzat e para nga Negovani në shkollën shqipe të vashave në Korçë.

Papa Kristo Negovani, më 10 shkurt 1905, organizoi një shërbesë kishtare në gjuhën shqipe, dhe 2 ditë më vonë, u vra.

Ndër veprat letrare të Papa Kristo Negovanit vlen të përmenden: “Istori e dhjatës vjetërë”, botuar në Bukuresht në 1899; “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë”, në Sofje më 1903 etj.

Ai shkroi e përkthyeu në shqip edhe përralla e shumë vjersha me karakter didaktik.

Në kujtimet e familjarëve të tij, thuhet se vrasjen e kishte organizuar dhespoti i Kosturit.

“Ai erdhi në fshat dhe asistoi në meshën që mbajti gjyshi. Ishte paralajmëruar se do mbahej në gjuhën shqipe. Ai doli nga mesha duke kërcënuar dhe iku nga fshati pa u takuar me njeri. Ai u ka dhënë urdhrin andartëve të Jan Bullakës që të vrisnin brenda ditës në fshatin tonë burrat, me në krye papa Kriston dhe vëllain e tij, Theodhosin.

Vrasje e tmerrshme kjo, e cila u krye mbas dy ditëve, më 12 shkurt 1905, me thika e hanxharë nga një bandë që dhespoti i kishte sjellë, siç u fol nga fshatarët, nga Kreta. Përpara masakrës ata qëndruan të maskuar në pyllin afër fshatit…” – thuhet në kujtimet e botuara nga familjarët.