osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nën drejtimin Biden, SHBA-ja do të inkurajojë krijimin e një “EUgoslavie” 2

Nën drejtimin Biden, SHBA-ja do të inkurajojë krijimin e një “EUgoslavie” 2

Biden duhet të punojë brenda parametrave të këtij realiteti të ri – jo të atij që ekzistonte në vitet 1990 kur Biden krijoi pikëpamjet e tij rreth Ballkanit. Por a ka ndryshuar logjika strategjike?

Nga Alma Koçi

Ajo që ka rëndësi në politikën ndërkombëtare nuk është ajo që një lider dëshiron të bëjë, por ajo që ai lider duhet të bëjë për të mbështetur interesat thelbësore kombëtare të vendit të tij. Kuptimi i kësaj është thelbësor për të kuptuar ndikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në politikën amerikane kundrejt Ballkanit.

Nuk ka asnjë dyshim që administrata Biden do të donte të anulonte katër vitet e fundit të politikës amerikane, të karakterizuara nga një afrim me Serbinë dhe ngacmim i shqiptarëve të Kosovës, një qëndrim fleksibël ndaj kufijve dhe një shpërfillje e dukshme për reputacionin e diplomatëve amerikanë që hartuan zgjidhjen aktuale në rajon. Pohimi i fundit i Biden se Serbia duhet ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj ekzistues, fakti që ai iu drejtua votuesve shqiptarë dhe boshnjakë në SHBA dhe kujtimi i masakrës se boshnjakëve në vitin 1995 në Srebrenicë – si dhe pëlqimi i tij për qeverinë multilaterale dhe dëshira për të rikthyer vlerat e politikës së jashtme amerikane – të gjitha këto tregojnë për një ringjallje të qasjes para-Donald Trump.

Ndërsa rajoni vazhdon të jetë në një gjendje amullie, disa nostalgjikë po parashikojnë tashmë një politikë amerikane më të fortë, duke përfshirë një tërheqje nga serbët dhe ëndrrat e tyre për një zgjidhje të re territoriale, një përpjekje për të forcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe një përpjekje të ripërtërirë për integrim Euro-Atlantik. Megjithatë, një mendim i tillë shpërfill realitetin e ri strategjik në rajon. Për arsye të ndryshme, procesi i integrimit europian është prishur: Mbretëria e Bashkuar, ish-propozuesi kryesor i zgjerimit i BE-së, është larguar nga BE-ja; Franca dhe vendet e tjera të Evropës Perëndimore ngurrojnë ta zgjerojnë BE-në në Ballkan; dhe vetë rajoni është munduar shumë për të përmbushur kushtet e vështira të BE-së për anëtarësim, ndërsa njëkohësisht përpiqet të zgjidhë çështje kryesore që kanë lidhje me shtetësinë, identitetin dhe territorin.

Ndërkohë, Serbia ka rivendosur pozicionin e saj si shteti kryesor në Ballkan pas shfaqjes së një lideri të fortë që i dha fund kaosit të viteve 2000 dhe një periudhe reforme strukturore e cila ka shfrytëzuar përparësitë e qenësishme të Serbisë si ekonomia më e madhe e rajonit dhe qendra natyrore e graviteti. Serbia gjithashtu është angazhuar në një manovër të zgjuar diplomatike që e ka lejuar atë të përdorë mbështetjen e fuqive të ndryshme jo-perëndimore të cilat dëshirojnë një prani në Ballkan – Rusia për të penguar ekspansionin perëndimor, Kina për arsye ekonomike dhe Turqia si pjesë e përpjekjes së saj për të përftuar statusin e fuqisë së madhe.

Kjo ka forcuar pozicionin e Serbisë në lidhje me SHBA-në, pasi Beogradi mund të përcaktojë se sa ndikim kanë këto fuqi në Ballkan dhe të mbështetet në ndikimin e tyre për të nxitur një zgjidhje me avantazh në çështjen e Kosovës. Nëse presidenti Biden dëshiron t’i qëndrojë besnik qëllimit të kahershëm amerikan për krijimin e një lloj zgjidhjeje të qëndrueshme në Ballkan që lejon zhvillimin e tij të brendshëm dhe integrimin e jashtëm me Perëndimin – dhe kështu pushon së qeni një problem që SHBA-ja duhet ta zgjidhë – ai duhet të punojë brenda parametrave të këtij realiteti të ri – jo të atij që ekzistonte katër vjet më parë dhe aq më pak të një realiteti që ekzistonte në vitet 1990 kur Biden krijoi pikëpamjet e tij rreth Ballkanit.

Dy opsionet e mundshme

Kjo ka implikime të ndryshme. Njëri është që, pasi administrata Biden të ketë bërë analizën e saj të situatës, ajo do të vijë në të njëjtin përfundim të përgjithshëm si paraardhësi i saj: që Uashingtoni duhet të angazhohet në Ballkan në mënyrë që të mbështesë zgjidhjen e tij dhe se mosbërja e kësaj në mënyrë efektive ia delegon fatin e rajonit rivalëve të saj të mëdhenj për pushtet.

Një implikim tjetër është se, nëse administrata Biden i kthehet politikës para-Trump, ajo do të dështojë. Një presion i madh mbi serbët do të forcojë pozicionin e Rusisë dhe Kinës, si dhe përjashton një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe rrezikon një përpjekje të shpejtë për pavarësi nga ana e entitetit serb të Bosnjës, Republika Srpska. Një shtysë për anëtarësimin në BE do të përballet me rezistencën e Francës dhe të tjerëve. Dhe një shtysë për një demokraci më të madhe do të tjetërsojë politikanët vendas te të cilët varet SHBA-ja.

Prandaj, siç zbuloi administrata Trump, nëse SHBA-ja do të arrijë qëllimet e saj gjeopolitike në Bosnjë, ajo duhet të gjejë ndonjë alternativë ndaj politikës së dështuar për anëtarësim në BE, të lërë mënjanë çështjen e demokratizimit dhe të bashkëpunojë me Serbinë, e cila, në një farë mase, mund të citojë kushtet e saj.

Pra, a nënkupton ky realitet i ri strategjik një vazhdim të politikës së epokës Trump në Ballkan, me tolerancën e saj ndaj shkëmbimeve territoriale dhe indiferencën e dukshme ndaj idealeve liberale, siç janë multietniciteti dhe shteti civil? Jo tamam. Nëse ndryshimi në lidershipin e SHBA-së bën një ndryshim në politikën amerikane kundrejt Ballkanit, ai do të jetë një këmbëngulje e ripërtërirë në integritetin territorial të rajonit. Biden, i cili i ka parë vetë me sytë e tij tmerret e luftës në Bosnjë në vitet 1990, do të kundërshtojë parimisht çdo shpërbërje të Bosnjës dhe do të përjashtojë çdo rezultat në Kosovë që e bën këtë më të mundur.

Megjithatë, kjo gjithashtu nuk nënkupton një mohim të qasjes së epokës Trump, pasi Biden do të përballet me të njëjtin realitet strategjik si paraardhësi i tij, ndërsa ndjek të njëjtin qëllim strategjik: të zhbllokojë zhvillimin dhe integrimin drejt perëndimit të rajonit të Ballkanit. Kjo nënkupton një vazhdim të dy elementëve kryesorë të qasjes së administratës Trump. Një është përpjekja për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike që e pengojnë në rrugën e këtij qëllimi.

Kjo filloi me neutralizimin e Rusisë në Malin e Zi dhe integrimin e tij në NATO dhe rrëzimin e qeverisë së Nikola Gruevskit dhe zgjidhjen pasuese të mosmarrëveshjes së “emrit” midis Shkupit dhe Athinës, duke e lejuar Maqedoninë e Veriut të ndjekë Malin e Zi në NATO. Shtetet e Bashkuara pastaj e kthyen vëmendjen ndaj statusit të Kosovës. Në fund të procesit qëndron Bosnja dhe çështja shqetësuese e reformës kushtetuese. Kjo përpjekje nuk do të përfundojë pasi imperativat strategjikë të Uashingtonit nënkuptojnë se Biden duhet të vazhdojë atje ku e la administrata Trump.

Elementi tjetër i qasjes së epokës Trump që Biden do të duhet të ruajë është shtysa për të krijuar një lloj zone ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor, e manifestuar në mbështetjen amerikane për të ashtuquajturin mini-Shengen që përfshin Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kjo ka atraksione të ndryshme për SHBA-në. Promovimi i tregtisë ndërkufitare dhe tregtisë mund të stimulojë potencialisht ekonominë rajonale, duke zbutur tensionet etnike dhe duke ndalur daljen e shtresave të mesme nga të cilat varet çdo tranzicion drejt demokracisë dhe prosperitetit.

Në të njëjtën kohë, zbutja e diskutimeve të kufijve ndërkombëtar që aktualisht ndajnë kombe si serbët dhe shqiptarët mund të lejojë një formë ribashkimi kombëtar në një mënyrë që pajtohet me kundërshtimin e administratës Biden për ndryshimin e kufijve ekzistues. E thënë ndryshe, një zonë ekonomike rajonale ofron disa nga përfitimet strategjike të anëtarësimit në BE në mungesë të ndonjë shansi realist që më shumë shtete t’i bashkohen unionit.

Aleatë në bord

Ç’është më e rëndësishmja, administrata Biden do të shohë që BE-ja, së cilës i ka deleguar përgjegjësinë për të mbështetur zgjidhjen amerikane në Ballkan në vitet 2000, po promovon gjithashtu idenë e një zone ekonomike rajonale, duke përjashtuar të gjitha alternativat.

Në një fazë të hershme, evropianët e hodhën poshtë opsionin e ndryshimit të kufijve dhe të krijimit të shteteve kombëtare që kishin virtytin e zgjidhjes së burimit themelor të konfliktit në Ballkan, por rrezikuan të gjeneronin vetë konfliktet që ata donin të shmangnin.

Evropianët gjithashtu nuk kishin interes për ta ruajtur Ballkanin si një protektorat ndërkombëtar, situatë që ata e trashëguan pas ndërhyrjeve të ndryshme ushtarake amerikane. Kjo ishte e kushtueshme për t’u mirëmbajtur dhe binte në kundërshtim me bindjen e tyre të deklaruar për vetëqeverisje demokratike.

Evropianët gjithashtu hodhën poshtë opsionin e integrimit të menjëhershëm të Ballkanit në BE, në gjendjen e tij të papërpunuar, të pa reformuar, i cili mund të kishte kapërcyer problemin e kufijve, por që rrezikonte të destabilizonte vetë BE-në.

Kjo bëri që evropianët të fillonin një proces integrimit të bazuar në kushte që në dukje ofronin mundësinë e transformimit të rajonit në një grup demokracish liberale të prosperuara para përfshirjes së tyre eventuale në BE. Megjithatë, pas pesëmbëdhjetë vjet përpjekjesh, kjo politikë është vërtetuar se nuk funksionon.

Si pasojë, BE-ja ka filluar të ndjekë opsionin e vetëm të mbetur, krijimin e një lloj entiteti rajonal, të lidhur me BE-në dhe aktualisht nën kujdesin e Procesit të Berlinit. Kjo bëri një hap të rëndësishëm përpara javën e kaluar me një marrëveshje nga shtetet e Ballkanit për të krijuar një treg të përbashkët dhe zbulimin e Komisionit Evropian të një Plani Ekonomik dhe Investimesh prej nëntë miliardë eurosh që synon të promovojë “lidhshmërinë” e rajonit.

Një zonë ekonomike rajonale ishte gjithmonë pozicioni i preferuar i Francës dhe ndonjëherë edhe i Gjermanisë, e cila e pa atë si një mundësi që BE-ja të të luante rolin udhëheqës në Ballkan pa rrezikun e futjes së rajonit në shtëpinë e vetë evropianëve.

Në vitet 2000, Franca iu nënshtrua presionit nga Britania për zgjerim në një kohë kur BE-ja ishte e fortë dhe e sigurt, dhe Serbia ishte shumë e dobët, shambolike dhe e pabesueshme për të luajtur rolin udhëheqës që implikonte një zonë ekonomike rajonale. Megjithatë, me Mbretërinë e Bashkuar që doli nga BE-ja dhe Serbinë të rehabilituar, Franca tani mund ta nxisë këtë pozicion duke shmangur një debat me ata anëtarë të BE-së që ende mbështesin zgjerimin dhe do të donin të shihnin krijimin e një zone ekonomike si një gur përpara drejt këtij qëllimi përfundimtar. Kjo siguron një mundësi për SHBA-në, jo vetëm sepse BE-ja është e gatshme të sponsorizojë integrimin ekonomik të rajonit, duke e lehtësuar SHBA-në nga ai detyrim, por sepse një zonë ekonomike rajonale lidh Ballkanin me BE-në, duke mbajtur kështu larg Rusinë dhe të tjerët.

Administrata Biden do të shohë gjithashtu që Serbia mbështet një bashkim ekonomik, pasi kjo mund të konsolidojë pozicionin e saj udhëheqës në Ballkan dhe të tërheqë shtetet e tjera të rajonit, duke përfshirë Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi, të gjitha me pakica të mëdha serbe, përsëri në orbitën e Serbisë. Kjo iniciativë gjithashtu bëri një hap përpara javën e kaluar me nënshkrimin e një marrëveshje udhëtimi midis tre anëtarëve të saj dhe një ftesë për Kosovën për t’iu bashkuar zonës mini-Shengen.

Mbështetja e shtetit kryesor të rajonit nuk plotëson vetëm kushtin minimal për qëndrueshmërinë e çdo zone ekonomike. Një projekt që i jep Serbisë një pozicion drejtues në Ballkan mund të jetë i mjaftueshëm për ta bindur Beogradin të njohë pavarësinë e Kosovës pa këmbëngulur në ndarjen e saj – dhe të minimizojë marrëdhëniet e saj me Rusinë, Turqinë dhe Kinën.

Administrata Biden do të shpresojë gjithashtu që rrethanat e ndryshuara, duke përfshirë një kufi më të hapur midis Serbisë dhe Republikës Srpska, e bëjnë problemin e Bosnjës më të lehtë për t’u zgjidhur. Disa në administratën Biden do të ndjekin idenë e shpërblimit të Serbisë në këtë mënyrë, por realitetet politike në terren do ta lënë atë me pak mundësi të tjera.

Në mënyrë thelbësore, ekipi i Biden do të shohë gjithashtu se shumica e shteteve të tjera të rajonit gjithashtu e mbështesin iniciativën, duke rritur qëndrueshmërinë e saj. Shqipëria e sheh një zonë ekonomike si një mjet për të zgjeruar potencialin e saj të tregut dhe për t’u afruar me diasporën shqiptare në rajon. Një zonë ekonomike i ofron Maqedonisë së Veriut një strehë të sigurt nga kërcënimet për ekzistencën e saj nga Greqia dhe Bullgaria. Ndërkohë, qeveria e re në Mal të Zi mund të përdorë zonën ekonomike për të rivendosur lidhjet tradicionale të vendit me Serbinë.

Pengesë do të jenë ato grupe që zhvilluan një luftë për të qenë të lirë nga ndikimi i Beogradit, veçanërisht boshnjakët që i kanë rezistuar përfshirjes së Bosnjës në mini-Shengen dhe do të ankohen se një zonë ekonomike rajonale rrezikon pavarësinë e Bosnjës.

Kjo do të përbëjë një pengesë për administratën Biden: por ajo që duhet të marrë në konsideratë presidenti i ri do të jetë interesi amerikan në krijimin e një lloj rendi rajonal që është i arsyeshëm dhe i zbatueshëm, në vend se kush fiton ose humbet në këtë rregullim, dhe do të kërkojë një mënyrë për të kapërcyer këto kundërshtime, siç bëri Administrata Trump kundrejt Kosovës, të cilën ajo e e urdhëroi t’i bashkohet mini-Shengenit në këmbim të mbështetjes për të siguruar njohjen e Kosovës nga Serbia.

Një kthim në histori

Nëpërmjet kësaj politike, administrata e Biden jo vetëm që do të vazhdojë atje u e la Trump, por do të ringjallë strategjinë e fuqive të mëdha në shekullin e njëzetë ndërsa ata shqyrtonin se çfarë të bënin me grupin e ndryshëm të kombeve që dolën nga shpërbërja e Perandorisë Osmane dhe që më pas luftuan vazhdimisht me njëri-tjetrin për të krijuar shtetet kombe.

Vendosmëria e bërë pas Luftës së Parë Botërore, dhe përsëri në fund të Luftës së Dytë Botërore, ishte se stabiliteti i rajonit varej nga mbledhja e popujve të ndryshëm në një entitet më të madh, pa kufij të brendshëm nën administrimin e përgjithshëm të Beogradit, kryeqyteti i kombit më i madh të rajonit dhe qendra e tij natyrore politike. Njëqind vjet më vonë, kjo logjikë strategjike nuk ka ndryshuar.

Një zonë ekonomike rajonale që njeh prishjen e politikës së zgjerimit të BE-së dhe konsolidon pozicionin udhëheqës të Serbisë nuk do të jetë rezultati i preferuar i Biden në Ballkan. Kjo nuk është as e garantuar që do të funksionojë.

Por realitetet e pushtetit në terren, interesi amerikan për zhvillimin ekonomik të Ballkanit, dëshira e tij për të ruajtur zgjidhjen ekzistuese territoriale, nevoja e tij për të mbajtur larg rivalët e mëdhenj duke ankoruar Ballkanin në BE – dhe dëshira e tij për të arritur të gjitha këto në mënyrën më të lehtë të mundshme – do të detyrojnë SHBA-në të veprojë.

Unë besoj se administrata Biden do të kërkojë një njësi të re multietnike, të lidhur ngushtë me BE-në, e cila përfshin gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe ka selinë e saj në Beograd.

Kjo nuk do të jetë saktësisht një Jugosllavi e re, e cila ishte një produkt i kohës së saj, por faktet në terren do ta detyrojnë Biden t’i rikthehet logjikës të së kaluarës së afërt dhe të inkurajojë krijimin e mishërimit të saj të shekullit XXI – një “EUgoslavi” e re.