osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nëna që humbi djalin nga d.roga, mesazh për të tjerët: I lus njerëzit të mos paragjykojnë përdoruesit!

Nëna që humbi djalin nga d.roga, mesazh për të tjerët: I lus njerëzit të mos paragjykojnë përdoruesit!

Rijad Domaneku filloi të abuzonte me narkotikë në moshën 14-vjeçare dhe u nda nga jeta në vitin 2017.

Ndonëse kërkoi ndihmën e nënës së tij për të lënë drogën, nuk arriti t’ia dilte.

Ndërsa nëna e tij Arjeta Musliu, hapi një qendër këshillimi për të rinjtë që përdorin substanca të ndaluara.

Ai ishte vetëm 19-vjeç kur humbi jetën nga përdorimi i substancave narkotike.

Në një intervistë nga Belgjika për Radio Evropa e Lirë, ajo tregon se droga po përdoret nga të rinjtë e moshave 12-13 vjeç.

“Rasti i djalit tim ka qenë thjesht kureshtje që po ndodh tek shumica. Më herët ka qenë mosha 16-vjeçare e sipër. Fatkeqësisht përdoruesit tani i kemi të moshave 12-13 vjeç. Është me të vërtetë shqetësuese,”-tha Musliu.

Ajo u shpreh se djali i saj Rijad ishte viktimë e kësaj dukurie negative.

“Në këtë rast djali im është viktimë e kësaj dukurie negative, e këtij fenomeni që fatkeqësisht ka marrë përmasa të mëdha. Kemi shumë elemente që nuk i shohim. Prindi nuk mund ta mendojë që fëmija i tij abuzon me substancat dhe në një formë neglizhohet.”

Ndërsa Rijadi ishte në trajtim në spital kërkonte ndihmë nga nëna e tij. Ai dëshironte të shërohej dhe pastaj të përmbushte një mision të tijin.

“Më tha që: ‘Qendra po më pëlqen dhe do bëjmë diçka të mirë’. Më pyeti: ‘A do më përkrahësh nënë se unë vetë nuk ia dal’. I thashë kurrë në jetë nuk heq dorë prej teje. Në fund më tha që: ‘Kemi për të bërë diçka të mirë, vazhdimisht ma ka përmendur qendrën rehabilituese dhe unë do jemi ai që do pres shokët e mi dhe do i them që mund ta lësh drogën, lihet droga,”- rrëfeu Arjeta.

Ndërsa ajo dha edhe një mesazh për të gjithë: “I lus të gjithë individët mos të paragjykojnë përdoruesit e drogës. Çdo sy i përdoruesit kërkon ndihmë, çdo shikim i tij kërkon ndihmë. Është shumë e rëndë. Çdo mëngjes lus Zotin që të jem nëna e fundit që përballem me këtë dhimbje.”