osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Një pyetje për qentë e “zgjidhur” në televizionet kosovare: Kosova është Serbi apo Shqipëri?!

Një pyetje për qentë e “zgjidhur” në  televizionet kosovare: Kosova është Serbi apo Shqipëri?!

Nga Anri Bala

Një revanshizëm i paparë antikomb ka shpërthyer në disa media kosovare, ku sulmet e tyre pas disfatës në Kualifikueset e Europianit kanë gjetur fajtore… Shqipërinë, që u paska marrë lojtarët pabesisht. Por ku dhe cilin lojtarë ekzemplar i paskan marrë akoma nuk e dimë? Atë që nuk ekziston… me kombësi kosovare.

Yjet e Zvicrës dhe të shumë vendeve europiane, këta pelivan të telehalesh i quajnë ambasador, kurse shqiptarët e Kosovës që luajnë në Shqipëri… tradhëtarë.

Është për të ardhur keq, që nëpër studiot e medieve kosovare, flasin njerëz me nivel intelektual debilash, që nuk dallojnë kombin nga shteti.

Është një turp i madh që lejohen dhe promovohen të tillë sharlatanë, që nuk e kanë qëllimin tek futbolli, por tek detyra… për t’i shërbyer në mënyrë të kamufluar propogandës serbe, se Kosova është Serbi dhe kurrë Shqipëri.

Mburrja me përralla, se Kosova është Brazili i vogël për Shqipërinë, i kalon parametrat e psiqikëve me delirë madhështie dhe për ata që e njohin këtë metodë mesazhesh, është një deklaratë e pastër antishqiptare, duke propoganduar “zhvillimin e madh” që populli i Kosovës paska marrë nën pushtimin serb, sepse futbolli nuk mund të zhvillohet në një vit, duhet të kesh traditë dhe Kosova sipas tyre e ka nga Partizani i Beogradit.

Ndërsa Shqipëria, ka një Federatë Futbolli të shtetit Shqiptarë prej 100 vitesh dhe ka përfaqësuar kombin në të gjitha eventet botërore, por natyrisht nuk ka arritur rezultatet e Serbisë, për shumë arsye të kohës, të cilat duan të na i tregojnë të kënaqurit me hallvën e pushtimit serb.

Kurse, përsa i përket fantazive Donkishoteske me “futje-nxjerrje” në luftën imagjinare mes federatave dhe seleksionimin e lojtarëve në “shtylla”, “asi”, “më i miri” dhe “më i keqi”, një punë që nuk mund ta bëjnë sipas dëshirës disa lehësa që duhet të dinë se:

Vetëm dy lojtarë të kombëtares shqiptare vlejnë në merkato sa e gjithë përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa numëror ka me bollëk, sepse një kombëtare ka 24 lojtarë.

Mirëpo, kjo pjesë është e turpshme të diskutohet, sepse edhe ata janë vetëm shqiptarë dhe aftësitë e tyre t’i tregojnë aty ku luajnë për kombin.

Termat, shqiptar i Shqipërisë, shqiptar i Kosovës, shqiptar i Maqedonisë, etj… janë terma absurde për debat, por që përdoren nga idiot dashakeq që nuk e kanë idenë se ç’është kombi dhe ç’është shteti.

Ndaj zotërinj analfabet, që hiqeni si profesora imagjinarë duhet të mësoni, se shteti është një nocion juridik, rregulla, ligje, letra, ndërsa kombi është një bashkësi njerëzish që kanë gjuhë të njëjtë, tradita, doke, zakone, ngjyrë… të njëjtin gjak në damar.

Djem si Xhaka e Shaqiri dhe dhjetëra të tjerë, vajza si Rita Ora, Bebe Rexha dhe dhjetëra të tjera të lindur në Kosovë, Maqedoni apo Zvicër, të vetmen gjë që nuk mund ta ndryshojnë deri në vdekje, edhe sikur të duan është kombësia. Në pasaportat e tyre shkruhet… kombësia shqiptare!

Propaganda me këto ide inatçish dhe xhelozësh, është aq qesharake dhe pa asnjë vlerë, sikur në Shqipëri të përdoren terma si: shqiptar Tirane, shqiptar Durrësi, shqiptar Vlore, shqiptarë Tropoje apo Korçe.

Natyrisht, brenda shtëpisë së madhe të kombit ka dhe lagje me toponimet e tyre, me të cilat u thirret banorë për t’i identifikuar si prishtinas, tetovar, ulqinak, tiranas… shqiptarë.

Suksesi i Shqipërisë, suksesi i Kosovës, madje edhe kur një bashkëkombas shënon për Maqedoninë apo Zvicrën e ndonjë shtet tjetër që përfaqëson, në emër të shtetësisë që disponon, duhet të festohet njëlloj. Kombi do të lumturohej më shumë, nëse do të ishte një kombëtare e vetme, më e fort, më e bukur, më sfiduese, më madhështore… por kjo është e pamundur.

Deri atëherë, vazhdoni me gjuhën e urretjes, ndasisë dhe përçarjes zotërinj maskarenj, nëse nuk do t’ua thyejnë turinjtë qytetarët, kur ta kuptojnë se kujt po i shërbeni edhe ndoshta nga padija juaj, se Kosova është Shqipëri dhe jo Serbi!/Ekskluzive.al