osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pallati 28-katësh në Golem do të shembet/ Ndërtuesi Enver Shala k.ërcënoi inxhinierët, shpallet në kërkim nga policia

Pallati 28-katësh në Golem do të shembet/ Ndërtuesi Enver Shala k.ërcënoi inxhinierët, shpallet në kërkim nga policia

Instituti i Ndërtimit ka hartuar një relacion ku rekomandon prishjen e pallatit 28-katësh në vijën e parë të plazhit në Shkëmbin e Kavajës, në Durrës.

Sipas raportit, konstatohet se ky objekt ka probleme të shumta duke rrezikuar shembjen, ndërkohë që edhe leja e ndërtimit është shkelur. Si pasojë e këtij relacioni, drejtori i Institutit të Ndërtimit, inxhiner Agron Hysenlliu është kërcënuar nga pronari i pallatit, zoti Enver Shala, i cili është shpallur në kërkim policor.

Në fakt, historia e këtij pallati, i cili është me banorë, ka qenë e mbushur me probleme. Rreth dy vite më parë, konstruksionet metalike të 3 kateve të fundit shtesë që po u ndërtonin u shembën duke rrezikuar jetën e punëtorëve, por edhe të banorëve. Po në vitin 2017, Enver Shala u ndalua nga Policia e Durrësit dhe u hetua në gjendje të lirë për shkatërrim të pronës nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Të njëjtit sipërmarrës i është prishur edhe një tjetër objekt, siç ishte kompleksi Kamelia në Durrës, në vitin 2013. Ai po ashtu është ndërtuesi i një tjetër pallati gati 30-katësh në afërsi të Portit të Durrësit, ku 8 kate shtesë janë pa leje. Disa herë janë ndërmarrë iniciativa nga autoritetet lokale dhe qendrore për të ndërhyrë në shtesat e kateve që ka bërë ky sipërmarrës në objektet e ndërtuara prej tij, por në asnjë rast nuk është vepruar.

Ndërkohë, kësaj radhe procedurat për prishjen e pallatit të famshëm të ndërtuar buzë plazhit në Shkëmbin e Kavajës po avancojnë./Top Channel