osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Paradokse historike! 20 shkurti si simbol dhe si karikaturë

Paradokse historike! 20 shkurti si simbol dhe si karikaturë

Nga Hamdi Jupe

Partia Demokratike e Shqipëriisë, më saktë, Foltorja, ka ngritur një furtunë në gotë për atë që do të ndodhë në protestën e planifikuar prej saj me 20 shkurt. Çdo natë nga papafingoja e tij zoti Berisha u bën thirrje militantëve të paktë të dalin të protestojnë në “protestën më të madhe” dhe më ngazëllyese të tyre etj. Gati sa s’thotë se më 20 shkurt do bëhet hataja në Tiranë, ndërkohë që PD po shkërmoqet në ditët më të zeza të historisë së saj.

I ndodhur rastësisht në Pallatin e Kulturës në Tiranë tridhjetë e tre vite më parë, duke parë zjarrminë e tanishme të zotit Berisha dhe të mbështetësve të tij sot për ngjarjen, e shoh me vend të tregoj çfarë kam parë e dëgjuar atje atë ditë.

Mbledhja në Pallatin e Kulturës

Paraditen e 20 shkurtit 1991, në sallën e koncerteve në katin e tretë të Pallatit të Kulturës zhvillohej një mbledhje e përfaqësuesve të komunitetit çam. Ata donin të krijonini shoqatën e tyre që më vonë u quajt “Çanëria”. Pak kohë pasi kishte filluar mbledhja, u dëgjua zhurmë e pazakontë e një turme të madhe njerëzish që vinte nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe po i afrohej sheshit “Skënderbej”. Pjesëmarrësit u ngritën në këmbë dhe dolën në dritare për të parë se çfarë ishte ky rrëmet që po vinte. Shpejt e kuptuan: po vinin protestuesit nga qyteti “Studenti.”

Greva e urisë e studentëve atje kishte filluar prej ditësh. Ata kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti. Kinoklubi i tyre ishte kthyer në vend pelegrinazhi për qytetarët nga të gjitha rrethet për të shprehur mbështetje për ta. Me sa duket, pas refuzimit disaditor të autoriteteve ndaj kërkesës së studentëve, turma e mbështetësve po vinte tani drejt Sheshit për të shtrirë porotestën në qendër të Tiranës. Kaluan nga Rruga e Elbasanit, u kthyen te RTSH dhe dolën në Bulevardin kryesor. Tani po vinin drejt Sheshit.

Ata që ishin në sallë dolën në dritaret e mëdha të kafenesë në katin e tretë të Pallatit. Nuk kishte vend më të mirë se atje për të ndjekur një ngjarje historike që po zhvillohej para syve. Një kameraman me një kamer profesionale në dorë se nga mbiu në krahun tim të majtë dy metër larg dhe filloi të filmonte historinë. Nuk e kuptoja nëse u ndodh aty për të pasqyruar aktivitetin e çamëve dhe ndërroi detyrë në çast, apo ishte aty ashtu, “rastësisht”, i dërguar nga RTSH.
Scientists Warn Greenland Ice Sheet Melting Faster Than Predicted
Keep Watching

Përplasja me policinë

Turma heterogjene prej disa mijëra vetësh që mbërriti te blloku i ministrive mori drejtimin majtas dhe iu dretjua monumentit të Hoxhës që gjendej në Shesh prej katër vitesh para Muzeut Kombëtar. Në krye të saj nuk ishte asnjë politikan i njohur i opozitës, nga ata që kishin filluar të shfaqeshin nëpër tribunat e mitingjeve të saj. Asnjë. Fillimisht nuk u muar vesh se çfarë qëllimi kishte turma. Pastaj u bë e qartë: Monumenti ishte objektivi. Studentët atë kërkonnin: kokën e Hoxhës.

Në ato çaste ia behu prapa monumentit policia me katër makina “IFA” me mburoja, skafandra, shkopinj gome dhe me qen kufiri. Duket se ajo po përpiqej të mbronte monumentin. Pak kohë më parë Presidiumi i Kuvendit Popullor kishte nxjerrë një dekret sipas të cilit, dënoheshin të gjithë ata që dëmtonin “simbolet historike”. Qëllimi ishte pikërisht mbrojtja e monumenteve dhe busteve të diktatorit, të kudondodhura, që po sulmoheshin gjithandej. Ky dekret i kishte hedhur benzinë zjarrit: demit i ishte nxjerrë përpara coha e kuqe.

Ky “spektakël” i llojit të veçantë, i paparë ndonjëherë që po zhvillohej në Shesh në mes të ditës me diell, po ndiqej tani me kërshëri të madhe dhe ovacione nga shumë drejtime: jo vetëm nga ne “sehirxhinjtë” e shumtë të Pallatit të Kulturës, por edhe nga taraca e madhe e Hotel “Tiranës”, taraca e Bankës së Shtetit, ajo e Komitetit Ekzekutiv (sot bashkia) ajo e Muzeut Historik Kombëtar dhe nga pallatet në hyrje të rrugës së Durrësit dhe Kavajës, që shihnin nga Sheshi. Shumë prej tyre, megjithëse punonjës të adiministratës shtetrore komuniste me teserën e partisë në xhep, përshëndesnin duke ngritur dy gishtat lart, në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti për atë që po ndodhte.

Turma, kryesisht të rinj, por edhe gra e të rritur, sulmoi disa herë drejt monumentit. Dëgjoheshin thirrje që nxisnin njerëzit për aksion. “Përpara, përpara!” “Mos kini frikë”. “Policia është me ne”. Policia disa herë i sprapsi me shkopinj gome dhe me qen kufiri protestuesit. Ishin pamje që i kishim parë vetëm nëpër filma artistikë ose kronika lajmesh nga bota ato që po na shfaqeshin para syve. U dëgjuan edhe krisma armësh me qitje një nga një dhe zëra qetësues: “Janë fishekë manovre, janë fishekë manovre”. Shqiptarët i njihnin fishekët e manovrës, sepse bënin zbor. Ato e bënë turmën më të vendosur në sulmet e saj. Tani përrreth Sheshit po grumbulloheshin gjithnjë e më shumë njerëz që dukej se nuk ishin thjesht sehirxhinj. Kjo bëri që më në fund policia të tërhiqej, të hipte në makina dhe të largohej. Ajo nuk kishte përvojë dhe as forcë për të përballuar situata të tilla.

Shëmbja

Tani monumenti ishte tërësisht në duart e turmës, ajo mund të bënte ç’të donte me të prandaj shpërtheu në brohoritje. Nuk kishte asnjë lider që të drejtonte aksionin. I vetmi “hero” atje ishte populli i Tiranës. U bënë disa orvatje për ta rrëzuar duke e tundur e shkundur, por më kot. Ishte i mbërthyer mirë me bulona në bazamentin prej betoni. Kjo situatë e dëshpëruar vazhdoi rreth dhjetë minuta. Më në fund, nga Rruga e Durrësit u afrua një kamion vetëshkarkues me zhavor dhe demonstruesit i hodhën masivit prej bronxi një kavo çeliku në qafë për ta tërhequr me makinë. U duk se ai anoi rreth tridhjetë gradë kur e tërhoqi makina dhe turma ulëriu nga gëzimi. Ky çast është fiksuar në fotografi nga disa fotografë të pranishëm. Nuk ishte shkulur ende plotësisht, por ishte anuar goxha, aq sa dukej se pas pak do të shëmbej përdhe.

Ashtu ndodhi. Sheshi oshëtiu nga thirrjet e gëzimit. Drejt vendit ku ishte monumenti i rrëzuar, u sulën me dhjetëra mijëra njerëz. Nga dolën gjithë ata? Sikur mbinë nga dheu. Ishin atje, rreth Sheshit, por nuk guxonin të afroheshin. Frika e diktaturës ishte ende e pranishme tek qytetarët. Kur gjithçka mori fund, ata ia behën atje në ekstazën e fitores. Ishte mes jave, pra, ditë pune.

Atë ditë opozita politike që egzistonte prej dy muajsh, nuk kishte planifikuar miting proteste, që të vinin njerëz nga rrethet. Edhe për rrëzimin e monumentit nuk kishte ndonjë thirrje publike prej saj. Thjesht, dukej sikur gjithçka ishte spontane, një zemërim popullor ndaj diktatorit, e nxitur nga greva e studentëve. Natyrisht, opozita politike si popull ishte kudo, por udhëheqja e saj zyrtare ende kishte frikë të artikulonte thirrje të hapura kundër Enver Hoxhës.

Një helikopter mbi kokat e protestuesve

Ndërkohë, në qiell u shfaq papritur një helikopter me ngjyrë blu i policisë, që u ul nja tridhjetë metra mbi kokat e qytetarëve, te vendi ku më parë ishte monumenti, duke qëndruar disa sekonda pezull atje. Nuk kuptohej se çfarë donte të bënte, tani që masivi prej bronxi ishte shëmbur përtokë, nën këmbët e njerëzve. Më vonë u tha se në të ishte vetë ministri i brendshëm Hekuran Isai, i cili kishte ardhur për të konfirmuar me sytë e tij lajmin, me qëllim që të informonte Komitetin Qendror, i ndodhur në mbledhje. Pak minuta më vonë ishte vënë në dijeni Ramiz Alia për ngjarjen dhe ky kishte informuar anëtarët e udhëheqjes: “Sapo u informova se monumenti i Enverit në shesh është rrëzuar nga turma.”

Linçimi i monumentit

Pasi e qëlluan monumentin e rrëzuar në tokë me shkelma e me çfarë mundën, pasi e pshurrën, e përdhosën e s’i lanë gjë pa bërë, protestuesit e lidhën me kavo çeliku për qafe, e kapën pas makinës vetshkarkuese dhe filluan ta tërhiqnin zvarrë nëpër Shesh. Kaluan para Bankës, pastaj para Monumentit të Skënderbeut, para xhamisë, morën rrugën në krah të Sahatit dhe u drejtuan për nga qyteti “Studenti”. Donin t’ua çonin grevistëve “trofenë” e fitores. “Merreni, ua sollëm. Ishte një punë e vështirë dhe na lodhi ca, se ishte i mbërthyer mirë me bulona, por ia dolëm.” Vetëm atëherë greva e urisë do të mbyllej. Njeri nga drejtuesit e grevës së urisë ishte një djalë shtatshkurtër me emrin Blendi Gonxhe, sot ministër në qeverinë socialiste të Ramës.

Turma dhjetramijëshe e qytetarëve të ekzaltuar nga ajo që kishte ndodhur, shkonte pas makinës, një pjesë e hipur në të, një pjesë mbi masën e bronxit që zvarritej në asfalt dhe pjesa tjetër në këmbë. E ndoqa lumin e njerëzve me sy nga Pallati i Kulturës deri sa u zhduk në rrugën e Elbasanit. Ishte i madh ky lumë, qytetarë të Tiranës, me dyqind e dyzetë mijë banorë atëherë.

Tetë muaj më parë, pas ngjarjes së dy korrikut me ambasadat, në atë shesh ishte zhvilluar një miting “madhështor” i qytetarëve të Tiranës, të sjellë atje me urdhër dhe të vendosur në kuadrate sipas ndërmarrjeve, për të treguar “solidaritetin” ndaj Udhëheqjes se, “ ne nuk jemi as lindje as perëndim”. Ramiz Alia kishte munguar në atë miting. Një vit më parë në sheshin kryesor të Bukureshtit turma e thirrur për të treguar “solidaritetin” me udhëheqjen, ishte ngritur kundër Çausheskut. Fantazma e këtij të fundit shëtiste tani nëpër kryeqytetin shqiptar prandaj, “nuk duhet të përsëriten gabime të tilla”.

Ata që rrëzuan

Nga doli e gjithë ajo turmë që u pa atë ditë në Shesh? Nga mbiu i gjithë ai lumë urrejtjeje ndaj udhëheqësit “legjendar” komunist? A ishte ky një shpërthim i çastit, apo një akumulim i vjetër, i kahershëm, që dilte në shesh pikërisht tani në formë të papërmbajtur? Ishte e vështirë t’i përgjigjeshe aty për aty këtyre pyetjeve, megjithatë, disa gjëra kuptoheshin.

Sa ishte gjallë Enver Hoxha, thuhej se nuk lejonte të teprohej me emrin e tij. Ai shfaqej rrallë edhe në televizor. Ai ishte “kundër” kultit të individit. Por pas vdekjes, për një periudhë të shkurtër, emri mbiu kudo: Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Akademia Ushtarake “Enver Hoxha”, Kombinati i autotraktorëve “Enver Hoxha”, Hidrocentrali i Fierzës “Enver Hoxha”, Muzeu “Enver Hozha” etj. Monumenet dhe bustet e tij mbinë si këpurdhat në Tiranë, Gjirokastër e gjetkë. Kulti i Hoxhës po ngrihej në qiell. Piramida e ngritur në mes të Tiranës kishte thithur shumë nga djersa e atij populli që nuk ngopte dot barkun me bukë dhe u sillte ndër mend njerëzve piramidat e Egjiptit të lashtë, ku ishin sakrifikuar miliona jetë skllevërish.

Një gëzim i lehtë më përshkoi së brendshmi për atë që, nga e gjithë ajo zallamahi në shesh, nuk kishte patur asnjë viktimë në njerëz. Asnjë pikë gjaku në të. “Viktima” kishte qenë vetëm copa gjigande e bronxit me emrin “monumenti i Enver Hoxhës”.

Monumenti mund të ishte hequr me kohë, qëkur doli opozita, pa pritur të ndodhte ajo “shfaqje shqiptare”. Pak kohë më parë ashtu ndodhi me shtatoren e Stalinit para Parkut “Rinia”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që u hoq natën e pa zhurmë. Ata që e kishin në dorë ta bënin këtë, nuk e kishin bërë, përkundrazi, kishin bërë të kundërtën, duke nxjerrë dekrete për ta mbrojtur “udhëheqësin” nga populli. Ata përpiqeshin ta ruanin atje fantazmën, megjithëse ai kishte vdekur prej kohësh në zemrat e shqiptarëve, që para se të ngrihej ajo copë bronxi atje. Nuk ishte hera e parë dhe as e fundit që udhëheqja komuniste i linte gjërat të acarohehsin deri në minutën e fundit.

Ata që e rrëzuan diktatorin ishin shqiptarë, tiranas kryesisht, qytetarë të zakonshëm të këtij vendi, shumë prej tyre, bij e bija komunistësh që po ngriheshin kundër diktaturës. Rrëzimi i monumentit ishte akti formal simbolik i shembjes së saj. Monumenti ishte rrëzuar më parë në shpirtin e njerëzve që nuk kishin bukë të mbushnin barkun.

Televizioni shtetëror

Pamjet e filmuara prej kameramanit që ndodhej në krah tim në kafenenë e Pallatit të Kulturës do të transmetoheshin pastaj për rreth tre minuta në të vetmin Televizionin Shtetror të vendit, (nuk bëhej fjalë ende për televizion publik) në programin e lajmeve të orës gjashtëmbëdhjetë, nën komentin e “paanshëm” të gazetarit të njohur Alfons Gurashi. Ai që kishte shoqëruar udhëheqësin komunist gjatë daljeve të tij në publik, po trasmetonte kronikën e tij të fundit për Hoxhën, i ngazëllyer edhe ai nga ngjarja në Shesh: “Ja, tani turma po i avitet monumentit. Ja, tani po i hedhin litarin në qafë. Ja, tani po ndërhyjnë forcat e policisë. Ja, monumenti po rrëzohet.” Nuk kishte nevojë për shumë komente, sepse pamjet e filmit flisnin vetë.

Ato pamje u transmetuan vetëm në lajmet e orën gjashtëmbëdhjetë në TVSH, pastaj u zhdukën përgjithmonë. Për pesë vitet e ardhshme Televizioni u drejtua nga njerëzit e Partisë Demokratike. Me sa duket, ata nuk ishin të interesuar që ajo kronikë të ruhej në arkivin e Televizionit. Ajo ishte thjesht një kronikë për popullin, jo për “liderin”, prandaj (sipas tyre) nuk kishte vlera të ruhej. Si mund të ruhej në arkiv një kronikë pa “liderin” Sali Berisha në qendër të sa? Por ato pamje kishin marrë udhët e botës nëpërmjet televizioneve të huaja. I pashë në lajmet e mbrëmjes te RAI.

Kush mungoi në shesh?

Atë ditë në festën e madhe të rrëzmit të diktatorit mungoi ajo që duhet të ishte më shumë atje: opozita e organizuar politike shqiptare, e dalë në skenë dy muaj më parë me lejimin e pluralizmit politik, e drejtuar nga ish – komunsti Sali Berisha. Ku ishte Berisha atë ditë? Natyrisht, i strukur diku në Tiranë. Nuk u duk gjithashtu asnjë lider tjetër i njohur i opozitës në atë manifestim popullor historik, asnjë. Opozitarët e thjeshtë të regjimit ishin atje me shumicë por liderët mungonin. Kjo nuk ishte e rastësishme. Ata nuk ishin ende të qartë se deri ku do të shkonte aksioni politik i tyre kundër diktaturës dhe a duhet të atakonin ata edhe figurën e Hoxhës apo jo? Kjo i stepte për të dale në shesh. Zgjedhjet e para parlamentare pluraliste të 31 marsit të atij viti ishin vetëm 40 ditë larg.

Në këto rrethana, të kërkosh të dalësh në shesh me “dyqind petrita” të “rithemelimit” tani, në këtë 20 shkurt, kur nuk është as jubileu i asaj ngjarjeje, është vetëm një karikaturë e asaj që ndodhi 33 vjet më parë. Ata që u fshehën atë ditë që duhet të ishin në Shesh, nuk mund të rishkruajnë tani historinë. Historia e asaj dite tanimë është e shkruar.