osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Për disa “vija të kuqe” për të ardhmen e turizmit në Shqipëri

Për disa “vija të kuqe” për të ardhmen e turizmit në Shqipëri

Nga: Mero Baze

Në rastin konkret për shkak të alarmit të shtypit dhe faktorëve të turizmit në atë zonë, qeveria po reagon shpejt dhe me përgjegjësi, por problemi që shtrohet për të ardhmen e zhvillimit të vendit është më shumë se kaq.

Pyetja e thjeshtë që shtron një operator I turizmit malor në Shqipëri, në Valbonë, në Vermosh, në Osum, në Nivicë apo Zagorie, është se ku ti gjejnë ata garancitë që të investojnë në turizmin malor?

Nëse në këto zona investitorët e brishtë të turizmit kanë filluar të ngjallin zona të panjohura të Shqipërisë, duke I kthyer në vlera kombëtare, ata jo vetëm që kanë përcaktuar me investimet e tyre të ardhmen e atyre zonave, por duhet të jenë njëkohësisht “reper” për të orientuar qeverinë në politikat e saj të zhvillimit. Pra në një farë mënyre qeveria Rama, nuk duhet të përsëris politikat e zhvillimit kaotik dhe rastësor të vendit, siç bëri qeveria Berisha. Tashmë jemi në minutat e fundit të kohës kur duhet ta bëjmë të qartë, çfarë do bëjmë me pasuritë tona gjeografike, siç janë së paku këto pesë zona, Vermoshi, Valbona, Osumi, Kurveleshi dhe Zagoria. A do të bëjmë turizëm, apo do bëjmë industri? Politika e Berishës edhe pak turizëm edhe pak industr, edhe pak HEC edhe TEC nafte në Vlorë edhe turizëm elitar, edhe fabrika në Grykë të Këlcyrës edhe hidrocentrale dhe kanotazh apo rafting, apo ecje malore, nuk shkon.

Për këtë arsye më shumë se sa pezullimi dhe më pas anullimi I këtyre lejeve të HEC të vogla, vlen një politikë e qartë afatgjatë, shumë e mbështetur juridikisht e qeverisë për të garantuar investitorët e turizmi malor në Shqipëri. Nëse dikush shkon në Vermosh, shikon Lepushën dhe vendos të investoj aty për turizmin malor, dhe pas dy vjetësh I shfaqet një investitor tjetër të bëj hidrocentral apo një produkt tjetër industrial, në fakt I ke asgjesuar të dyja dhe turizmin dhe industrinë.

Është e njëjta gjë që po rrezikon ti ndodh Osumit, Kurveleshit, dhe Zagoreis me lejet e HEC të vogla, siç I ka ndodhur ndërkohë Valbonës, që në të gjitha variantet janë një zhvillim I gabuar I ekonomisë. Ato mund të shërbejnë vetëm për statistika të përkohshme për rritjen ekonomike përmes ndërtimit dhe mobilizimit të parave nga disa banka për të hedhur beton në përrenjtë tanë malor, por më pas ata vdesin gjithçka.

Edhe nga pikpamja ekonomike, ata janë pjesë e një tregu jo të lirë, me çmim të fiksuar që do kthehen në një pengesë dhe për liberalizimin e tregut të energjisë, për të mos thënë se sasia anomalisht e madhe e dhënë si “qoka” nga qeveritë shqiptare, do të bëj të pamundur dhe do të rrisë dhe koston e lidhjes së tyre me rrjetin qëndror.

Por përtej kësaj, duhet të jemi të qarta tek garancitë që duhet tu japim atyre që duan të zhvillojnë turizmin malor dhe agroturizmin, përballë alternativës së HEC. Kjo që po ndodh në Osum, është një nga pasojat e këtij zhvillimi kaotik që tregon se qeveria edhe pse flet për turizmin malor dhe agroturizmin, në fakt e ka shumë të përciptë dhe të pathelluar objektivin rreth saj. Ndryshe nuk do të kishte shpjegim që të vazhdoj të noterizoj ende lejet e papërgjegjshme të qeverisë Berisha dhe të shtoj dhe aktorë të tjerë me lidhje politike, deputetë e ministra siç është në këtë rast.

Ajo që duhet të dëgjojnë investitorët e turizmit malor dhe agroturizmit, është që qeveria të heq disa vija të kuqe të paprekshme në këto zona, ku ne kemi potencial turistik për turizmin malor dhe agroturizmin dhe ti kthej ato në oferta për biznesin vendas dhe të huaj për ta zhvilluar relaisht këtë ekonomi të re në Shqipëri. Ndryshe Shqipëria do të kthehet në një varrezë betoni pa prespektivë, ku dikush do bëj ca pare me disa HEC, do shpërndaj ndonjë bakshish dhe tek ndonjë zyrtar dhe do do ti lërë ato zona në mjerim. Mbi të gjitha do të vrasë interesin e investitorëve të huaj për Shqipërinë turistike të cilën për fat të mirë e ka ruajtur varfëria shqiptare dhe për fat të keq, po e prishin “parallinjtë e papërgjshëm dhe të pangopur të Shqipërisë .