osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Për herë të parë në Frasnita , një Katund Arberesh të Kalabrisë po lëshohen Certifikatat e Gjendjes Civile edhe shqip (arbërisht)

Për herë të parë në Frasnita , një Katund Arberesh të Kalabrisë po lëshohen Certifikatat e Gjendjes Civile edhe shqip (arbërisht)

Bashkia e Frasnitës\Frashineto e para Bashki arbëreshe në Kalabri, që ka vënë në përdorim administativ gjuhën arbërishte, si gjuhë të zyrtarizuar krahas italianes.

Në datën 30 Mars 2024 me rastin e promovimit të librit të poetes popullore Maria Marku, nga Katundi Eianina ngulim arbëresh në Kalabri, në formë simbolike iu dorëzua edhe certificata e parë lëshuar nga gjendja civile në dy gjuhë; arberisht dhe italisht.

Mundësinë për të përpiluar dhe përdorur një certifikatë të tillë ja jep ligji italian 482\99.

Në bazë këtij ligji popullsia arbëreshe që shtrihet në shtatë rajonet me popullsi historike ka të drejtë të përdorw gjuhën amëtare. Në këtë ligj janë të përjashtuar 10 mijë arbëreshë të Torinos, si edhe cilido arbëresh që nuk është banues në shtatë krahinat me pakicë popullsie historike.

Kjo ngjarje është një hap drejt asaj rruge për ringjalljen e gjuhës arbërore, gjuhës lokale, si dhe hap një dritë jeshile për komunat e tjera arbëreshe që të promovojnë gjuhën e tyre lokale për të mbrritur në njëhsim gjuhe të përbashkët të 52 ngulimeve arbëreshe.

Kjo ngjarje u arrit me miratimin e Kryetarit të Bashkisë së Frasnitës Z Angelo Catapano, këshilltares mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe Z. Caterina Adducci dhe të palodhurit , këmbngulësit, mbrojtësit të gjuhës lokale të varjanit arbërisht, profesorit Agostino Giordano, i cili është themelues i së vetmes gazetë shkruar në arbërisht Jeta Arbëreshe, dhe që vazhdon me mish e me shpirt të punoj për të mbajtur gjallë këtë gjuhë.

Sot në një farë mënyre të gjithë ata albanolog që u lindën dhe u rritën në Frascineto,që tani i përkasin qiellit sot me siguri janë në këtë kozmo si ato xixëllonjat që përhapin pranverën.

Edhe At Bellusci u mallëngjye, e dy lot i rrëshkitën nga sytë kur e pa më në fund këtë certifikatë të realzuar.

Bota arbëreshe edhe pse e tkurrur prezantohet;

Konservatore e një gjuhe arkaike e së djeshmes,

Përpunuese e fjalëve të së sotmes,

Komparativë e një etimologjie e së nesërmes,

Edhe pse në miniaturë ajo është fanatike e rrënjëve të shpirtit si edhe të fjalës arbërore

që ato të mos bëhen të gjitha, erë, tym, por të ngelen frymë.

…Të ringjallësh këtë komunitet duhet të fillosh nga ajo dozë humusi identiteti që ka mbetur,

Pastaj ta spërkasësh me ndërgjegjen e të qenit arbëresh që përmblidhet në tezën: “Të folmi ashtu si na mbësonj mëma dhe tata.”

Arbëreshët i ngjajnë feniksit

Ringjallen edhe atëherë kur duken të djegur!

Mbyll këto rreshta me shpresën që komunat e tjera në Kalabri e në krahinat e tjera të ndjekin këtë shembull!

Në vijim një fotokopje të një certificate në arbërishten e Frasnitës!
Autorja punon pranë Qendres Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Bellusci .