osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Për lehësat, të paparët dhe rrotarët e politikës: Cilët krime nuk ka kryer Saliu dhe Lulziu?

Për lehësat, të paparët dhe rrotarët e politikës: Cilët krime nuk ka kryer Saliu dhe Lulziu?

Komedia që u nis nga palaçot e mbledhur rreth kazanit të “qenefërisë” opozitare, që nuk ka asnjë lidhje me opozitarizmin që qindra mijëra njerëz kanë votuar dhe besuar, e mbylli siparin në skenarët e berihajt.

Gallata se McGonigal na paska marrë lekë nga Edi Rama dhe Agron Neza, për të mbledhur informacione si funksionar i FBI-së për një parti opozitare me dy gjela, njëri që këndon çdo mëngjes me zërin e ngjirur dhe tjetri që tund krahët për ta trembur që të ndaloj kakarisjen… u shkërmoq.

Po, Neza ka dhënë para, por jo për lobimin e Lulit, që për vite me radhë rrihte krahët nëpër protesta që i mbyllte duke kakarisur himnin kombëtarë me zërin e tij të ngjirur duke e na e neveritur gjenë më të shenjtë të kombit… himnin.

As për lobim për blerje të administratës amerikane, konkretisht DASH, për të shpallur Saliun non grata… por për të ndaluar një kompani ruse ku Luli ishte i përfshirë me Nick Muzin, që pretendonte të investonte në burimet e naftës në Shqipëri, ku Neza, Duçka dhe McGonigal kishin interesat e tyre private biznesi në të ardhmen.

Të bisedosh dhe të ndodh fenomeni janë gjëra të ndryshme, ndaj McGonigal u gjykua vetëm për një akuzë, atë të mos deklarimit të shumës prej 225 mijë dollarëve borxh Nezës. Kjo ua futi llapën në grykë edhe kaposhit, edhe ish kodoshit të tij në PD.

Lehjet qesharake, se u vërtetua çfarë thanë ata… në fakt nuk është asgjë më shumë se u vërtëtua ligjërisht ajo çfarë Amerika tha, e për t’i sqaruar ata që akoma mendojnë se DASH mund të blihet me para si shpura e tyre, po rëndis disa fakte sa për rikujtesë:

1- A ka lobuar Luli për foton me Trump?
2- A ka deklaruar Ristani se nuk dinte gjë për shumën 1.025.000 dollar të paguar për lobim.
3- A ka pranuar Luli që ka lobuar me kompaninë lobuese të Nick Muzin?
4- A është marrë i pandehur Muzin për lobim me para ofshore të kompanive guacka ruse?
5 A ka deklaruar Luli se 500 mijë dollar që nuk ekzistojnë në asnjë transfertë bankare i ka marrë nga diaspora e “dashuruar” pas tij në Amerikë?
6- A u vrejt gjatë hetimit se 625.000 dollar të tjera i ka marrë nga PD?

Pra a mund të na thotë ndonjëri, që ka sy e vesh por edhe kujtesë, se çfarë u vërtetua përveç asaj që u tha në gjyq?! Investigimi nga FBI për të zbuluar skandalin mes një kompanie lobimi dhe PD-së së Lulit, me para nga miqtë e tij rus, të cilët më vonë u dënuan nga drejtësia amerikane.

Rasti i gjelkaposhit Sali që harroi mik-armikun e tij tradhëtar Soros dhe avokatin francez dh gjeti Nezën nga Tropoja bashkë me drejtorin e FBI-si si shkaktar të shpalljes së tij non grata me pagesë dhe korruptim të DASH, është humor i paparë për “rrotarë” dhe jo për qytetarë!

Pse? Sepse këto pyetje e kanë marrë përgjigjen me faktet e gjësë së ndodhur!

1- A është Sali Berisha komandanti i dy luftrave të bërë nga partia e tij në vitin e mbrapsht 1997 dhe 14 shtator 1998?

2- A është familja Berisha dhe bashkëpuntori i tij Meta sot një nga familjet më të pasura në Shqipëri?

3- A është Sali Berisha vrasësi i zgjedhjeve të 1996 me bandat e tij të votimit dhe votës popullore?

4- A është Sali Berisha i akuzuar nga DASH për thyerjen e embargos dhe furnizimin me karburant të makinerisë së luftës serbe në luftë me popullin shqiptarë të Kosovës?

5- A ishte Sali Berisha që burgosi kreun e opozitës Fatos Nanon me ndihmën e falangave të drejtësisë së plepave, i cili më pas mori pafajësinë kur Saliun si Enverin e rrëzoi populli?

6- A kanë fund krimet e tij deri në vrasje si: Gërdeci, 21 Janari, krijim i shtetit të Lazaratit, ngjarje të cilat i ka pohuar vetë me gojën e tij.. pra i ka kryer me vetëdije?

Vërtetë do i lejohej këtij njeriu, që të hiqej si mik i Amerikës… une them kurrë.

Ndërsa për lehësat, të paparët dhe rrotarët e politikës kam një pyetje: Cilat krime nuk ka kryer Saliu dhe Luli?/Ekskluzive.al