osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Përse të mos jetë vetë Monika, atentatorja e Edi Ramës?!

Përse të mos jetë vetë Monika, atentatorja e Edi Ramës?!

Për një politikane, arma më e fortë është fjala. Janë lëvizjet. Debatet. Ligjëratat. Deklaratat. Fjalimet. Më e rëndë se plumbi, më helmatisëse se vetë helmi, shumë herë se kaq është fjala. Dhe këtë, shqiptarët po e provojnë përditë në këto tri dekada. Dhe në këtë drejtim askush nuk bën përjashtim për helmin e fjalës.

Ka një periudhë gati dy vjeçare që kryetarja e LSI-së, Zonja e Parë, Monika Kryemadhi, është armatosur dhe lëshuar në betejën politike për pushtet me tërë arsenalin e armëve që i bien në dorë për të qëlluar pa pushim, jo vetëm kryeministrin se ai është target i përditshëm.

Edi Rama, mazhoranca që kryeson dhe tërë ata që militojnë ose mbështesin qeverinë janë shënjestra e opozitës. Në tërë këtë periudhe betejash të ashpra, kemi njohur një politikane që sa ka lënë topuzin e fjalëve fshikulluese, më të rëndat e fjalorit shqip, ka rrëmbyer gurët e drurët në luftë me ata që sot i kanë zaptuar portën e hyrjes në Kryeministri.

Beteja është me ata që i kanë rrëmbyer kolltukët, që për shumë vite partia e saj i ka përdorur me eficencë të plotë, duke i shtrydhur deri në pikën e fundit të mirat monetare e materiale në interes të partisë, drejtuesve dhe militantëve të saj, duke i shpërblyer me poste, tendera, ambasadorë, poste, drejtorë me peshë e me lekë, para kesh. Admirimi për atë që kanë bërë në emër të mbrojtjes së partisë dhe interesave të atyre që e kanë kryesuar në tërë këto vite partinë nuk është kursyer.

Nuk numërojmë betejat e Monikës. Ky do ishte një mision i pamundur. Ato janë pa fund. As arsenalin e armëve të përdorura nuk mundemi ta listojmë. As sheshbetejat nuk mund t’i evidentojmë. Ato nisin nga salla e parlamentit, vijojnë në sheshe e kryqëzime rrugësh. Në prita e fronte. Në bulevarde e cepa rrugësh. Nuk përmendim armën origjinale, çizmen dhe vezët. As flakadanët e tymueset që i kanë futur në atë sallë në një mijë forma të sofistikuara, duke mashtruar kontrollorët në hyrje të kuvendit.

Armë që kanë ditur t’i maskojnë deri në momentin e përdorimit për të demonstruar, jo trimërinë as në emër të ruajtjes dhe mbrojtjes së demokracisë. Po gjithë këto bëma nuk janë asgjë para kërcënimeve permanente, duke përdorur, jo thjeshtë fjalën dhe argumentin, po dhunën verbale e fizike, e cila kapërcen shumë herë edhe fjalorin më ordiner, të denjë për njerëzit e rrugës. Askujt nuk ia lejon ndërgjegjja dhe edukata, kultura politike dhe shoqërore, aq më pak njerëzillëku të shpërthejë me këtë fjalor vrastar.

Pa pikën e pendimit, pa ndroje, pa turp. Vetëm për të treguar sa e guximshme është kryelësëistja e cila ka kapërcyer, ku e ku paraardhësin, i cili ishte për udhëheqje me devizën, me qetësi e dashuri. Nuk duam të bëjmë avokatin e askujt, as duam të jemi të njëanshëm. E njohim gjuhën e politikës këtu tek ne. Mburrja dhe kapardisja e secilit nga politikanët tanë matet fatkeqësisht me ato që thotë dhe kurrsesi më ato që bën. Fantazinë e shfrenuar, mallkime dhe urrejtje për t’i parë sa më shpejt të jetë e mundshme, kundërshtarët përtej kësaj bote.

Edi Rama nuk ka nevojë për mbrojtjen time. Ai i bën hesapet vetë. Ka rreth vetes një dyzinë gardistësh. Po njëherësh një pjesë të madhe të shqiptarëve që e mbështesin. Edhe nëse do donim t’i siguronim jetën fizikisht, ai është aq larg e lart nga ne periferikët që vetëm në TV e shikojmë dhe nuk na është dhënë rasti as t’i qëndrojmë afër. Po ajo që duam të nënvizojmë është ideja sa larg shkon një politikane me ambicje karrieriste e etur për pushtet në mallkimet ndaj kundërshtarit politik, kryeministrin që deri dje ishte bashkëkryetar me kryetarin e partisë, që sot drejton zonja Monika.

Si është e mundur që një politikane prej tridhjetë vitesh aktive në politikën shqiptare, që i është dashur të drejtojë forumin rinor të PS-së, të qeverisë dhe të bëjë opozitë, që i ka provuar të dy forcat politike që janë alternuar në krye të qeverisë, ku partia e saj ka qenë një nga shtyllat e qeverisjes, ta lëshojë kaq shumë gojën dhe të nxjerri në mejdan kaq ligësi!? Në ç`laborator prodhohet vallë kaq shumë mllef dhe urrejtje?!

Para se Monika të jetë kryetare e LSI-së, është nënë. Edhe kryeministri është prind dhe ka fëmijë. Është bashkëshorte e Presidentit. Edhe Kryeministri ka një bashkëshorte. Është femër dhe çdo femër ka një ndjenjë vetëpërmbajtje dhe vetëkontrolli edhe një emocion pozitiv, prirje drejt paqtimit. Po a e kemi parë ndonjëherë Kryemadhin brenda këtij statusi? Apo kemi njohur vetëm ashpërsinë, si të ishte në luftë reale përballë armiqve më të mëdhenj të vendit. Monika nuk e do këtë kryeministër.

Deri këtu jemi me Monikën. Ajo e do atë një orë e më parë jashtë politikës. Të mundur natyrisht. Ajo politikisht mund ta demaskojë me të gjitha format dhe ta mbajë nga mëngjesi deri në mesnatë nën rrebeshin e kritikave të argumentuara e të paargumentuara. Dhe kjo është brenda logjikës së lojës politike dhe demokracisë. Po a ka të drejtë ta kërcënojë si të ishte në mes të rrugës apo në një pylli në gjueti, duke ndjekur nëpër shtigje, ujqër, çakej, leopardë, tigra, duke e anatemuar si një individ të rëndomtë që ka humbur rrugën dhe kryelësësistja dëshiron ta drejtojë në bregun politikës, duke e nxjerrë në pension politik për t’i zënë vendin?

A ka logjikë politike dhe demokratike të justifikojë këtë mllef dhe urrejtje deri sa dhjetë herë në ditë i drejtohet zotit dhe i lutet ta zhdukë nga kjo botë? Përse vepron në këtë mënyrë, kur ajo ka një armë të fuqishme në duar, që është partia e strukturuar në tërë vendin dhe është në një aleancë të gjerë, që sipas llogaritjeve ka të ardhme dhe është e parapëlqyera e popullit, miliona shqiptarëve, siç recitojnë çdo ditë liderët opozitarë, të gatshëm ta dërgojnë në opozitë këtë narkoshtet dhe të ngjitin në piedestal frontin anti sistem dhe kundër zgjedhor?

E fyeu. E shau nga nëna e baba. Nga gruaja. I sulmuan familjen përmes portaleve dhe gazetarëve e analistëve që jetojnë duke vjelur kuponat e pronarëve të mediave dhe paguhen për të krijuar sherre e mbështetur partitë në opozitë.

I kërkoi vdekjen nga zoti. Nga populli, po e po. Dhe nuk u ngop. Këto ditë, Kryemadhi doli në shesh të mejdanit me një kërcënim të llahtarshëm. Ajo, ish deputetja, tani pa imunitet, vetëm për sedër të sëmurë, egoizëm ekstrem dhe urrejtje pakufi u bëri thirrje shqiptarëve të rrëmbejnë armët. Pra të armatosen, jo se rrezikohen kufijtë tanë shtetërorë, as liria e shqiptarëve. Po për të pushkatuar kryeministrin Rama.

Dhe në rolin e atentatorit zgjodhi cilët duhet të jenë pushkatarët. Pikërisht gratë dhe vajzat e LSI-së, parapëlqen edhe të partive të opozitës, të cilat janë sipas saj të motivuara në atentatin ndaj Ramës. Dhe në këtë rrafsh është në të njejtën gjatësi vale me thirrjen e Metës nga Lezha në prag të zgjedhjeve të qershorit 2017, kur u bëri thirrje shqiptarëve për t’u armatosur në mbrojtje të Republikës dhe votës nga armiqtë që kërkonin pushtetin. Monika Kryemadhi, këtë herë e kaloi vërtetë kufirin politik. E kapërceu çdo cak normal.

Përjashtuar doktorit që e vret Ramën përditë dhe i kurdis nga një atentat në çdo cep të Shqipërisë, Monika zgjodhi edhe atentatorët. Ato do jenë femrat shqiptare, burrneshat që të marrin gjak në vetull për të vrarë “Esat Pashën”. E 2019-ës. Dhe këtë herë, “Komiteti i Mbrojtjes së Demokracisë së Shesheve” dhe rrugëve, Avni Rustemi i ri, do i takojë një zonje. Se siç thotë edhe Monika nuk kanë vdekur femrat e Shqipërisë për ta zhdukur Kryeministrin, i cili i ka veshur gratë me të zeza.

Edhe pse nuk e ka nominuar me emër dhe mbiemër femrën që do kryejë punë me ekzekutimin e Edi Ramës, Zonja Kryemadhi është duke gjurmuar për të gjetur gruan më me emër, të zonjën, pushkatare të kualifikuar, nga ato që sipas fantazisë së saj mund të kryejnë këtë akt atdhetar sa hap e mbyll sytë. Dëgjon dhe të duket sikur je duke ndjekur filmat aksion.

Monika e tha, jo me simbolika, po drejtpërsëdrejti. Ky nuk është një kërcënim që nuk duhet marrë seriozisht. Përkundrazi, organet ligjzbatuese, duke parë dinamikën e ngjarjeve dhe agresivitetin e kryetares së LSI-së dhe ndihmësve të saj, si dhe kontigjentin që përdor për bllokime të rrugëve dhe sulmeve mbi institucione, duhet marrë seriozisht.

Po tek e fundit plumbat për burrat janë dhe Rama të mos ketë frikë për ta sfiduar edhe atentatin. Përditë miqtë e Monikës nga çdo protestë i bëjnë nga një atentat dhe e vrasin Ramën. Nga Astiri e vret Balliu. Nga Miloti, Basha, Nga Sheqi i Fierit, Alibeaj.

Të gjithë në garë se cili do ta vrasë më parë dhe për të mos e humbur këtë kënaqësi dhe privilegj, ka nisur një sherr i madh edhe mes pushkatarëve e pushkatareve të opozitës, ku natyrisht më në pararojë është vetë Monika, e cila me sa duket nuk do t`ia lërë askujt tjetër këtë akt heroik për t’i shpëtuar shqiptarët nga gjëma që i ka zënë. Dhe politikanes me përvojë tridhjetë vjeçare i duket sikur është në stërvitje si në vitet e diktaturës, kur përballë kishin portretet e ish kapitalistëve që i cilësonin si xhandarë të botës.

Dhe, pikërisht kështu e llogarit Ramën si të keqen e Shqipërisë dhe kërkon t’u mbushë mendjen tërë shqiptarëve se do jetë dora e zotit ajo që do ta drejtojë në shënjestër plumbin për të kryer punën ngarkuar nga populli snaiperistes, atentatores së precizionit të lartë. Dhe nëse dikur mburreshim me Karbollin që nderonte Shqipërinë nëpër botë, duke fituar në garat e qitjes mbi objektiva prej letre, do kemi kampionen më të re, e cila në ndryshim nga ato që godisnin mbi letër, do qëllojë drejt në mish dhe jo dokudo po vetë Kryeministrin e Shqipërisë.

Nga ç`të lodhet, duke kërkuar snaiperiste femra që nuk do ta pranonin të kryenin një atentat të tillë mbi të parin e qeverisë dhe nuk kanë arsye, le ta marri mbi vete këtë atentat zonja Kryemadhi. Dhe për këtë nuk ka nevojë për stërvitje. Ajo deri tani ka eksperimentuar shumë armë kundër qeverisë dhe Ramës.

Dhe kjo e fundit fare do ishte vetëm një mënyrë më shumë anti Rama. Përfundimtarja veç. Kësaj i thonë politikë me luftë. Me dorë të lehtë Zonja Kryemadhi në atentatin kryeministror! Faqebardhë në aktin heroik që ke marrë përsipër zonja Monika. /Nga Bardhyl BEJKO