osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vendimi “i pjekur”, kokat “e djegura” dhe humbësi Basha!

Vendimi “i pjekur”, kokat “e djegura” dhe humbësi Basha!

Vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit, mund ta merrte vetëm një njeri si Basha, i cili, si “aksident” që është në politikë mund të merrte një vendim të tillë. Të gjithë, simpatizantë apo kundërshtarë, e dinë që Basha është një “nul” në politikë dhe nuk merr “pykë” tjetër përveç asaj të marrjes së pushtetit në tavolinë!

Po kur është i tillë, përse i shkojnë pas ujit këta të ashtuquajtur krerë të partive opozitare? E vërteta është që as më shumë e as më pak, të gjithë këta janë edhe më keq se Basha dhe merret me mend se sa “peshojnë” ata për të bërë një front opozitar. E shumta që mund të bëjnë të gjithë këta, është që Edi Rama të qeshë me të madhe sepse e di që përballë kësaj opozite pa ide, ai qëndron edhe njëqind vjet në politikë.

A nuk është pak si e çuditshme vetëdiskreditimi që i bëjnë këta vetvetes, kur synimin e tyre kryesor kanë që të mos futen në zgjedhje me Edi Ramën, kryeministër? Ç’është kjo kërkesë karagjozësh, kur Edi Rama ka votat e qytetarëve dhe ai është i njohur botërisht ne zgjedhjet e vitit 2017? Por ja që ka edhe të tillë si Basha, i cili nuk flet për zgjedhjet që janë në prag, por flet për kohën e “baba Qemos” e për të kthyer të kaluarën, njësoj siç merren edhe me komunizmin!

Por, pyetjet që mund të shtrojmë, janë të pafund. Midis tyre, mund të pyesim: Pse Basha nuk merr pjesë në zgjedhje, por firmos një fletushkë paçavure për “Opsionin e zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeveri tranzitore”? Përveç kësaj, juve Basha thoni: “Nuk do të ketë qeveri false, nuk do të ketë Parlament fals, nuk do të ketë Opozitë false”.

I keni mësuar këto fjalë përmendësh qysh në klasën “e parë” e tani që jeni në klasën “e shtatë”, përsëri i bini “kavallit në të njëjtën vrimë. Nëqoftëse në këtë botë, ka një njeri që është nga koka e deri tek thonjtë fals, ky jeni ju. Nuk u a them këtë që flisni sikur “telekomandën” tuaj ta ketë Gazmend Bardhi, apo konstitucionalisti Çlirim, por falsitetin tuaj e kanë vulosur qytetarët ku për katër herë rresht ju keni qenë humbës.

Insistoj në këtë, sepse vendimi që keni marrë për të mos marrë pjesë në zgjedhje, këtë vendim e ka përshëndetur vetëm Klevisi i Balliut dhe kur flet ai, “dridhet” mazhoranca! Ky vendim është me të vërtetë “i pjekur” sepse po të futeshit në zgjedhje, me të vërtetë do të ishte një vendim i “djegur” së pari për ju që do të digjeshit njëherë e mirë, dhe me “flakën” tuaj do të “digjnit” edhe ata që i keni gjoja aleatë! Vetëm qëndrojini konsekuent Basha vendimit për të mos hyrë në zgjedhje dhe me shumë të drejtë deklaroni që “Zgjedhjet pa opozitën do të jenë farsë”!

Mosmarrja pjesë në zgjedhje mund të të shtojë disa javë mbijetesën, por nga djegia, nuk do t’u shpëtojë sepse si të futeni në zgjedhje, si të mos futeni, juve more Zoti Basha që nuk e meritoni t’ju quajnë “zoti” do të digjeni njëherë e mirë dhe jo vetëm kryeministër nuk do të bëheni por edhe nuk do të “kikërrini” më as në atë “stan” ku ju jeni Kryetar i Kryetarëve pa asnjë “ushtar”!

Përpara se të flas për këta “Kryetarë” që nuk i dëgjojnë as shoqëruesit e tyre, duhet të të them nja dy mendime. Së pari, ju Bashë, ta harroni njëherë e mirë që zgjedhje të lira e të ndershme” në këtë vend nuk janë zhvilluar kurrë ndonjëherë por këto që thoni, nuk janë gjë tjetër veçse filma nga ana juaj sepse vjedhjen e votave e di më mirë se ju Berisha dhe ai, bashkë me “kapistrën” që të mban se mos i ikni, ua ka thënë edhe si e ka shpikur metodën e vjedhjes së votave.

Së dyti, edhe opsionin për një qeveri tranzitore e keni “filmin” e radhës, sepse edhe në zgjedhjet e kaluara, të tëra kyçet e qeverisë, i kishit ju, por ju atëherë e kishit mendjen të hanit përshesh dhe jo të kontrollonit ministrat tuaj tranzitorë që të mos lejonin vjedhjen e votave! Edhe ministrin e Drejtësisë, Gazin pa mend e kishit juve, edhe atë të Mbrojtjes e kishit ju, edhe atë të arsimit me një emër arme, Karabina apo Dyfeku bashkë me Norën e Monikës e të tjerë i kishit ju dhe tani përsëri, kërkoni qeveri tranzitore!

Juve Basha, më mirë se kushdo e dini hakën e vetes që në këto zgjedhje, po të merrni pjesë do të jeni për të pestën herë humbës! Këtë humbje do ta keni peshqesh përherë, nëqoftëse do t’ju lejojnë të mbijetoni në këtë humbje të radhës që po ju afron.

Askush nuk ua ka fajin sepse këtë humbje e keni vendosur vetë me dorën tuaj me kokën pa tru tuajën, e keni vulosur me kohë me “bashizma”, “kakarrizma” dhe “çapaçulizma” të përditshme që bëni me të famshmet protesta, që ngazëlleheni kur disa simpatizantë ngjiten me forcë në shkallët e ndërtesës qeveritare dhe ulërijnë si kur të kishin pushtuar Majën e Olimpit! Sot, ju Basha, as më shumë e as më pak, vendosët të mos merrni pjesë në zgjedhje apo e thënë shqip morët vendim për “vetëvrasje”!

Për hir të së vërtetës duhet thënë që ata krerët e partive që ju firmosët, nuk janë të gjithë në nivelin tuaj foshnjor në politikë, por ata e bëjnë këtë nga halli sepse e dinë që ata kanë në dorë vetëm “hapëset e kashtës”! Si të mos jenë ata në unison me Bashën, kur kanë mbetur si një “udhëheqës” i arratisur nga burgu që “ushtarët” i kanë ikur me kohë dhe ata, me “këllqet” që i kanë mbaruar, vërtiten sa andej këtej në kërkim të ndonjë “ushtari” që të paktën t’i thotë “mirëserdhe”?

Ja, kështu kanë mbetur edhe këta, aksidentalisht si Basha, dhe Bashën e kanë si mburojë për t’u fshehur nga kundërshtari se mos kush e di përfitojnë ndonjë “kockë” që mund t’ua hedhi Basha kur të “bëhet” kryeministër! Ah more, mjeranë sa larg jeni “ngrysur”!

Monikës i ka ikur LSI-ja dhe “shpresa” e vetme i ka mbetur Basha! Mediu i bën “hyzmet” rrogës së vet dhe fërkon duart që shpëtoi nga burgu, pavarësisht që akoma nuk ka shpëtuar! Përsa i përket republikanëve, atyre, edhe emri u është harruar dhe ata nuk kanë asnjë fije shprese se diçka do të bëhet për të zbatuar programin e tyre që prona të shkojë tek ai që i takon siç e kishin të shkruar në programin e tyre.

Zoti Duka nuk mund të thuash që nuk ka reputacion, por ja që Basha, atë e ktheu në një “Xhuvelist” të vogël në pension! Ndoka është humori i koalicionit dhe kjo atë e mban gjallë sepse demokristianët, as që e kanë fare në defter! Kështu edhe Dash Shehi që takon ndonjë anëtar të partisë së tij për të rrëkëllyer ndonjë gotë, jo vetëm Kryetar i “Partisë Demokratike të Rinovuar” që nuk është por nuk është as i “Partisë demokratike të “Riaziluar”!..

Sa për Idrizin mund të themi qëv camët e fituan kauzën e tyre me Shpëtimin në krye që “shpëtoi” vetëm pjatën me paçe për veten e vet sepse çamët e panë se tek cili “mall” i varën shpresat! Të gjithë këtyre aleatëve të Bashës, përveçse nuk u ka mbetur asnjë “ushtar”, kanë marrë edhe “infeksionin” e Ramës.

Shumica e tyre, në plan të parë kanë interesat e tyre dhe janë si mund të themi ca krerë pa bythë, të cilën e kanë “shitur” sa andej këtej sipas interesave të tyre personale, por jo për ato të elektoratit. Të vetëm, ata nuk mund të marrin as 0,001 përqind dhe jo më të fitojnë një shumicë votash. Në këtë kuptim, më mirë është të ngjishen pas Bashës, që nesër atë ta bëjnë fajtor dhe vetë të dalin të larë!

Ka edhe një siklet tjetër Basha, atë të protestave. Kohët e fundit Basha vendosi që të zhvillojë protestën e radhës më 11 maj. Akoma Bashës nuk i është mbushur mendja që Rama, nuk rrëzohet me protestat e llojit “Basha”!

Mos kujton Basha se i rritet prestigji kur vendos të bllokojë rrugët nacionale? Kujt i shërbejnë këto aventurizma, mos u shërbejnë qytetarëve? Shkurt, vendime të tilla që merr Basha, janë “vetëvrasëse” dhe janë të tilla sepse janë në dëm të Shqipërisë, në dëm të imazhit të saj, në dëm të integrimit të saj në strukturat europiane!

As më shumë e as më pak, kësaj i thonë të marrësh vendime për të shkatërruar Shqipërinë, gjë të cilën Basha e ka justifikuar jo vetëm brenda vendit, por edhe duke lobuar si “shosharkë” nëpër Europë! Në këtë drejtim ka edhe mbështetjen e disa mediave “të pavarura” që na bëjnë me dije që “ka edhe shumë vende të tjera që janë për kthimin e regjimit të vizave për shqiptarët dhe nuk është vetëm Holanda.

“Nuk mund të pranohet në BE, një vend ku sundon krimi dhe droga”, shkruajnë fletushkat e ndotura “të pavarura” të mbushura me “bashizma”!

E fundit që dua t’ju them more Basha është ajo që, e keqja juaj nuk është Rama, që ditë e natë e etiketoni “kriminel” dhe “drogaxhi”, por e keqja juaj janë ata që mbani rreth e rrotull si krerë të partivë të koalicionit në letër! Kur t’ju rrëshqasin këmbët mbas 30 qershorit, të shihni se sa ata ju duan juve kur t’u turren si grerëzat dhe do të bëjnë kthesë 180 gradë dhe jo 360 gradë si Zheji, dhe si shkaktari i humbjes së thellë nuk do të jenë në gjendje t’ju shpëtojnë as Gazmendët as Palokat, bile as Muli agresivi! /Nga Pandeli BARDHI