osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Policia merr masa për të mbrojtur Sali Berishën dhe Shkelzenin, ndjehen të kërcënuar nga Haklajt. Bashkëpunim dhe me organet ligjzbatuese suedeze

Policia merr masa për të mbrojtur Sali Berishën dhe Shkelzenin, ndjehen të kërcënuar nga Haklajt. Bashkëpunim dhe me organet ligjzbatuese suedeze

Ish kryeministri Sali Berisha nuk po kalon një ditë të qetë, megjithëse në zenit të moshës, kur qetësia duhet ta karakterizonte.

Zullumet që ka kryer gjatë dominimit të politikës shqiptare për 20 e ca vite, kanë bërë që ndaj tij të vijnë kërcënime të shumta. Madje dhe për eleminimin fizik, gjë që i është bërë prezente disa herë.

Këtë fakt e ka pranuar dhe vetë Sali Berisha gjatë daljeve publike kohët e fundit. Në dy raste, rasti i bombës artizanale në Shkallnuer dhe ai i mitingut në Tropojë më 1997 i kanë rrezikuar seriozisht jetën.

Ish presidenti dhe ish kryeministri i vendit për 13 vite, teksa përmend mesazhet kërcënuese që ka marrë nuk ngurron të deklarojë se nuk ka frikë. Madje deklaron se dhe me Haklajt e Tropojës ka pasur armiqësi, dhe se kjo armiqësi ka ardhur për shkak të politikës. Duke u kujdesur që ata ti vendosë në krahun e majtë politik, dhe t’i paraqesë kërcënimet ndaj tij me ngjyrime politike.

Ai thotë se asnjëherë nuk është trembur, madje nuk ishte tërhequr as nga mitingu në Tropojë asokohe, pavarësisht se ishte paralajmëruar për atentat.

Por historia e lidhjes së tij me vendlindjen, Tropojën, tregon të kundërtën e asaj që thotë.

Kjo për vetë faktin se pas vitit 1997 Sali Berisha ka qënë vetëm tre herë gjithsej në Tropojë, dhe atëherë nën masat të forta sigurie.

Tropoja, një javë përpara vizitës së tij në vendlindje, mbushej nga forcat speciale, SHISH dhe shërbimet sekrete të ushtrisë. Ndërsa policia ishte e shumtë në numër.

Frika nga ndonjë atentat i mundshëm e ka shoqëruar gjithnjë Berishën gjatë tërë këtyre viteve. Aq sa dhe në festimet e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u ndryshua komplet axhenda për të zhvilluar ceremoninë zyrtare një ditë më pas, vetëm e vetëm që të ishte prezent.

Berisha nuk mund të shkonte në Prishtinë në ditën e shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt.

Kishte shumë frikë me sa duket.

Po nga kush ka frikë aq shumë Sali Berisha?!

Eshtë bërë proverbiale frika e Sali Berishës ndaj nipit të Haklajve, ish komandos më të mirë shqiptar dhe tashmë gjerman Sokol Haklaj.

Duke qënë se tashmë ai është më i lirë për të lëvizur, vjen shpesh në Shqipëri. Por shumë herë vjen në vendlindje jo nga Rinasi por nga Prishtina. Vjen për të vizituar Tropojën dhe për të vënë një buqetë me lule te varri i gjyshit, babait dhe xhaxhait të tij të vrarë me urdhër të Sali Berishës.

Duke qënë se linja ajrore kushton më lirë nga Gjermania në Kosovë por dhe rruga është më shkurtër nga Kosova në Tropojë, Sokol Haklaj dhe më 17 shkurt të këtij viti do të mbërrinte në Prishtinë.

Dhe ka mbërritur, ndërkohë që ka qëndruar deri në mbrëmje në festime, për të lëvizur më pas në drejtim të Tropojës.

Mësohet se Berisha ka pasur informacion për këtë gjë, ndërkohë që Haklaj i ri është bindur me sa duket se Berisha nuk vjen dhe ka ikur në Tropojë.

Duke marrë vesh vetëm se të nesërmen Berisha ka lëvizur në Kosovë nën masat të forta sigurie. Ndoshta as nuk kishte dhe as nuk ka ndërmend të ngrejë dorë mbi ish kryeministrin. Por Berisha ka frikë nga ai. Berisha ka frikë dhe Hamdi Haklajn e Zylfie Haklajn, të mbiquajturën “Shota”. Që vrau të dyshuarit për vrasjen e vëllait të saj Fatmir Haklaj në mes të Bajram Currit. Dhe nuk bëhet fjalë për një zonjë të thjeshtë, ka qënë mësuese matematike e fizike dhe siguria e saj është thuajse matematike nëse niset për një qëllim, thonë ata që e njohin.

Sali Berisha ka shuar thuajse tërë fisin Haklaj dhe i trembet një hakmarrjeje të mundshme. Haklajt kanë kërkuar kohë më parë që shteti të merret me Berishën, i cili po i provokon. Duan t’ia lënë gjithçka shtetit, dhe jo të zbatojnë Kanunin.

Njëherësh, Haklajt i kanë nisur mesazh Sali Berishës dhe të birit Shkelzen Berisha që të kufizojë lëvizjet, të kufizojë deklaratat pasi dhe durimi ka një kufi.

Pavarësisht se Sali Berisha nuk ka kërkuar mbrojtje nga organet ligjzbatuese për hir të së vërtetës, si malësor kërkon të mos duket i gjunjëzuar nga frika, ai i ka kufizuar lëvizjet. Njëherësh ka kufizuar dhe përmendjen e Haklajve. Madje ka nisur dhe interlokutorë për t’u thënë se është Azem Hajdari ai që i shkatërroi ata, para dhe pas vdekjes.

Mësohet se dhe policia e shtetit dhe organet ligjzbatuese nuk kanë qëndruar duarkryq, por e kanë marrë Sali Berishën, djalin e tij Shkelzen Berisha dhe nipërit e tij nën mbrojtje të fortë. Ndërkohë që ka pasur bashkëpunim dhe me policinë suedeze.

Burime nga Policia e Shtetit saktësojnë se dhe fëmijet e Shkelzenit që janë në Suedi, pikërisht aty ku ndodhen Hamdi, Zylfie dhe tërë familja Haklaj janë marrë nën mbrojtje nga organet ligjzbatuese te shtetit suedez. Kjo për siguri, jo se ka pasur kërcënime ndaj tyre në Suedi.

Ndaj fëmijëve nuk ka pasur kërcënime as këtu në Shqipëri, saktësojnë burimet e policisë, por masat merren në bllok.

Berisha tashmë gjendet nën ‘morsën’ e kërcënimit nga hakmarrja me Kanun e Haklajve për shuarjen e djemve të tërë fisit por dhe të akuzave për krime, vjedhje, abuzime dhe korrupsion nga organet ligjzbatuese shqiptare.

Burgu do të ishte shpëtim për të, i cili me sa duket është afër. Ndaj dhe organet ligjzbatuese shqiptare po bëjnë të paundurën ta ruajnë, që të kenë mundësinë ta fusin në burg./Pamfleti.com