osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Prova që nuk e zhduku dot Ilir Meta në aferën “CEZ-DIA”! SPAK drejt përfundimit të hetimit të dosjeve të operacioneve plastike dhe lobimit me para të pista në SHBA

Prova që nuk e zhduku dot Ilir Meta në aferën “CEZ-DIA”! SPAK drejt përfundimit të hetimit të dosjeve të operacioneve plastike dhe lobimit me para të pista në SHBA

Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme e akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Beqiri fillimisht ka folur për aferën “CEZ-DIA” dhe hetimet e SPAK, ku kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit javën që shkoi në SPAK në cilësinë e personit në dijeni, teksa tregoi provën që nuk e zhduku dot kreu i PL në këtë skandal.

Po ashtu, Beqiri thotë se Meta po hetohet për disa dosje, sikundër është ajo për operacionet plastike dhe lobimin amerikan. Nga ana tjetër, avokati paralajmëron fazën numër 2 për Berishën dhe Metën, ku siç thotë ai pritet sekuestrimi i të gjitha pasurive të tyre. Sakaq, ai zbulon edhe aferën tjetër që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme që do të fundosë shumë personazhe të lartë në opozitë.

-Avokat Beqiri, ju keni qenë një nga ata që keni bërë disa akuza dhe padi penale ndaj Ilir Metës, si është për ju paraqitja e ish-presidentit në SPAK për “CEZ-DIA”?

Unë e kam thënë që procedimi penal dhe marrja si person nën hetim e Berishës, si dhe arrestimi i dhëndrit të ish-kryeministrit, është fillimi i një epoke të re jo për institucionet për SPAK dhe Gjykatën e Posaçme, por për Shqipërinë. Miti i pandëshkueshmërisë u thye përfundimisht. Unë mendoj që radhën tani e ka Meta dhe familja e Metës. Dhe me goditjen e dy familjeve më të mëdha korruptive në vend, fusha e betejës është e hapur për çdo funksionar tjetër që në një mënyrë apo në një tjetër, ka shkelur ligjin dhe do të veprojnë në kundërshtim më Kushtetutën.

Për Shqipërinë dihet që Meta është një nga dy kokat e krimit në këtë vend, bashkë me familjen e tij në këtë vend, e kanë sunduar këtë vend me krim, kanë mbjell bashkë me Berishën farën e së keqes, që Shqipëria është një vend sipas tyre që sundohet nga ata dhe ata mund të bëjnë se ca të duan dhe anë thënë që askush nuk na kërkon llogari. Ata e krijuan këtë klimë për 30 e ca vite dhe mendonin se nuk do guxonte kush ti thërriste, qoftë edhe si dëshmitar. Filloj procedimi për Berishën dhe u arrestua dhëndri i tij dhe ai tani ka dal nga faza dhe ka shkuar në një drejtim të paditur. Ai tani është bërë qesharaku më i madh dhe ai nuk zbaton as një normë. Shikoni se kush na ka drejtuar dhe kë kemi pas president dhe kryeministër, është për të vënë duart në kokë.

-Si ju duk kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kur shkoi në SPAK të mërkurën që shkoi, a patë frikë në sytë e tij?

Jo vetëm e ka ndjerë, por edhe njerëzit më të afërt po kuptojnë që erdhi dita e ndëshkueshmërisë sepse ata dhe gjithë shqiptarët i kanë parë me zë dhe me figurë krimet që ka bërë dhe nga akuzat që janë bërë nga paraardhës të tij. Berisha ia ka hedhur atij fajin për vjedhjen e një pjese të floririt të Krrabës dhe ka thënë edhe datën, kohën dhe sa ishte sasia që ai vodhi. Edhe shumë vepra të tjera, ai i ka bërë hapur shumë krime dhe vepra penale. Edhe kjo që e kanë thirrur atë për ‘CEZ-DIA’ që i solli një dëm të madh shtetit, ai është kryesori sepse i ka lënë gjurmët e këtij krimit, me presionin që bënte kundër bashkëshortes së Ismailajt, e cila nga presioni i madh vendosi edhe të kërkonte azil politikë. Por, ai nuk zhduk dot që ka marr rrugët ka marr avionin, është takuar me çekët atje. Merr Kastriot Ismailaj miliona dollarë për këtë shërbim dhe do na sillte 500 e ca milionë euro që ishin deficitet nga pagesat e papaguara dhe shqiptarët jo vetëm që nuk morën asgjë, por humbën edhe shumë lekë tjera. Për rrjedhojë ka dijeni dhe dha deklarimet e tij.

-Në dijeni tuaj ka afera të tjera dhe hetime të tjera për Metën?

Përveç çështjes ‘CEZ-DIA’ drejt përfundimit është dosja e operacioneve plastike që ka bërë vetë Meta në Austri. Përveç operacioneve që ka kryer vetë Meta në Austri dhe San Marino, po shqyrtohen gjithashtu edhe operacionet që ka bërë e gjithë familja e Metës. Meta ka bërë operacione në stomak sepse ishte i shëndosh dhe të njëjtën gjë bëri me gruan e vetë. Ajo është një tjetër aferë e rëndë, nga i erdhën lekët, me ca pune dhe me ca pasurie. Ai kur erdhi në Tiranë nuk kishte as ca të vishte, si u bë ai kaq i pasur që bënë edhe operacione të tillë. Dosja tjetër, lobimi amerikan për një fotografi. 700 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, në vitin 2017. Ishte një lobim i kundërligjshëm, dhe një aferë e rëndë korruptive me bashkëpunëtore, duke nisur nga Petrit Vasili, Endri Braimllari e të tjerë ndihmës që e kanë ndihmuar Metën. E katandisën këtë vend nga më të varfrit për të thënë edhe të botës, me këto pasuri që kemi pasur ne këta i kanë bërë rrush dhe kumbulla. Meta është në derën e burgut dhe ai shumë shpejt do përgjigjet për këto vepra dhe pasuritë do ti sekuestrohen.

-Çfarë ndodh nëse Berisha nuk zbaton vendimet e GJKKO?

Në këtë vend u krijua një republikë që donim të thoshim demokratike dhe e konsideronim si tranzicion i vonuar, por në këto 30 vite koncepti i Berishës nuk ishte për një shtet dhe demokraci ligjore, por futën konceptin e të fortit dhe vandalizmit. Ata thonë me ato që kanë vjedhur unë të blejë ty si popull dhe ti nuk bëhesh do fuqiplotë, por do bëhesh skllavi im. Dhe sot avokatë dalin në televizione dhe thotë Berisha e di vet kur vete dhe nuk vete në gjykatë. Ne na ndodh që ai ka qenë trafikantë dhe ka mbaruar të mesmen dhe universitetin s’dihet si e ka marr dhe ai bëhet avokat dhe ata pretendohet të mbrojnë shtetin ligjor. Ai arrin që në vend që të vejë dhe të zbatojë masën e sigurisë, por nuk shkon. Ai zgjedh rrugën e asaj që e merr vesh dy ditë para që po jepej kjo masë sigurie dhe në atë moment të nesërmen bllokoi foltoren dhe bëri rrëmujë gjoja që parlamenti po i mohon opozitës të drejtën e komisioneve parlamentare. Pse filloi këto ai pasi mori vesh që u arrestua dhëndri i tij, pse si bëri më para.

– Keni një koment mbi kaosin që po bëjnë deputetët e “Foltores” në Parlament për të mos lejuar zhvillimin e seancave plenare?

Ata janë një tufë njerëzish të papërgjegjshëm, një pjesë e inkriminuar në aferën Partizani, janë në grup dhe do merren të pandehur, por edhe për afera të tjera korruptive bashkë me Saliun për aferat e mëdha korruptive që janë bërë këtu, e kanë katandisur këtë vend në këtë gjendje ku është. Një pjesë e tyre aty janë njerëz që për një karrige deputeti janë duke bërë këtë, se në pushtet e dinë që nuk vijnë kurrë me këto sjellje që ata janë duke bërë. Ata ngrihen edhe thonë ne do mbrojmë me mish ato që ka vjedhur Saliu. Vajtën u futën nga dritarja atje, po nga dritarja vetëm hajdutët futen, deputetët kanë derën e madhe dhe futen si njerëz. Janë veprime që po e lënë vendin pa opozitë, edhe të ata që i kanë votuar kur shohin këto nuk dalin fare në votime dhe të braktisin dhe të bojkotojnë.

-Kreu i PD, Lulzim Basha ka propozuar vetingun në politik. Është i domosdoshëm në këtë situatë sipas jush?

Bashën se marrin seriozisht, edhe për vet ecurinë e tij në politikë edhe se kujt i ka shërbyer në politik. Ai është djali i Berishës, pro megjithëse është i asaj familje, njerëzit e dinë dhe rolin e tij dhe aferat e tij i dinë. Ai bënë një propozim të tillë, edhe pavarësisht sesa i korruptuar mund të jetë vet ai unë e vlerësoj. Shqipëria ka nevojë për një veting në politike. Nga 1991 që u vendos pluralizmi politik, të gjithë ata që morën pushtet, duhet të pyeten, si e kanë vënë pasurinë. Të verifikohen të ardhurat dhe pasuritë. Nëse justifikohen t’i gëzojnë nëse jo, atëherë duhet t’i merret. Është një ligj që duhet të miratohet me patjetër. Nëse rast se kjo shumicë e sotme nuk e miraton, që nga zyrtari i thjeshtë deri te më i larti t’u verifikohet pasuria, e nëse nuk justifikohet, t’ju sekuestrohet, atëherë do të jetë një minus që do të rëndojë mbi këtë mazhorancë. Me Salira dhe me Meta ky vend është i mbaruar, shqiptarët kanë marr rrugët e botës për këta që i kanë vjedhur pasuritë e tyre. Duhet bërë me urgjent kalimi në sitë i të gjithë pasurive të politikanëve.

-Ndërkohë SPAK ka nisur një ofensivë të fortë dhe duket sikur po trondit politikën. Sipas jush, a trembet kryeministri Edi Rama nga këto goditje?

Problemi është se më këtë precedentë që po krijon SPAK që nuk do ketë më të pandëshkueshëm të gjithë janë të trembur, janë tmerruar se po binden se ka një fund e keqja dhe fundi i të keqes. Ra miti i pandëshkueshmërisë, SPAK ka një mbështetje të jashtëzakonshme tani. Me këtë që bënë SHBA që thanë se SPAK është fryti jonë dhe strukturimi jonë është një gjë e madhe. SPAK duke pas këtë mbështetje janë trimëruar, ata që janë vegla të Saliut dhe Metës ata janë tulatur si pulat tani.

Intervistoi: Rigels Seliman