Rama nga SHBA me diasporën mesazh Kosovës për verdiktin e Hagës: Refuzoni “varrosjen për së gjalli” të krerëve të UÇK!

Rama nga SHBA me diasporën mesazh Kosovës për verdiktin e Hagës: Refuzoni “varrosjen për së gjalli” të krerëve të UÇK!

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ndalesa e parë e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara përpara pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Gjatë fjalës së tij ai u ndal te vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, projektet e qeverisë për diasporën, procesi i integrimit europian dhe protesta për flamingon në Zvërnec.

Rama e cilësoi vendimin e Dhomave të Specializuara për katër ish-drejtuesit e UÇK-së si një ‘varrosje për së gjalli’ ndërsa tha se i takon institucioneve të Kosovës ta refuzojnë politikisht atë.

“Vendimet e gjykatave duhen respektuar, por problemi nuk është si të mos respektosh vendimin e gjykatës, por si ta refuzosh varrosjen për së gjalli të katër njerëzve. Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por të zgjedhurit e popullit të saj duhet ta refuzojnë këtë varrosje për së gjalli”, tha Rama.