Para vizitës në Michigan disa shqiptarë atje kishin bërë thirrje për protesta, tha Rama dhe theksoi se është e drejta e tyre të protestojnë, por shtoi se do të kishte dashur që edhe ata të ishin në takimin që ai zhvilloi, për t’i thënë kundërshtitë me zë dhe për t’i marrë përgjigjet me zë.
“Përpara se sa të vija këtu dëgjova që disa shqiptarë të këtij komuniteti i’u kishin bërë thirrje për të protestuar me rastin e vizitës time. Natyrisht që është e drejta e tyre, por do kisha dëshiruar që të ishin këtu edhe ata, përballë meje që kundërshtitë t’i thoshin me zë dhe përgjigjet t’i dëgjonin me zë nga unë”, përfundoi Rama.

