osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama rikthen vëmendjen te Teatri Kombëtar, citon Genc Fugën: Hapësirat nuk mjaftojnë, është kërkuar që në 1953!

Rama rikthen vëmendjen te Teatri Kombëtar, citon Genc Fugën: Hapësirat nuk mjaftojnë, është kërkuar që në 1953!

Kryeministri Edi Rama, vijon ende luftën me artistët për Teatrin e ri Kombëtar. Në një reagim në Facebook, Rama ka publikuar një mendim të Genc Fugës për një teatër të ri.

Sipas Ramës, aktori ka shprehur mendimin e tij për domosdoshmërinë për një teatër të ri. “Një teatër i ri i përshtatshëm për teatër është kërkuar që në 1953. Teatri Kombëtar tani është një ndër skenat më të painvestuara”, është ky mendim i aktorit.

POSTIMI I PLOTË

Aktori dhe regjisori Genc Fuga është diplomuar në Londër dhe përveçse pedagog në Universitetin e Arteve, ai i ka dhënë publikut me dhjetëra role për tu mbajtur mend, si në teatër ashtu edhe në kinema. Ai e ka shprehur që herët domosdoshmërinë për një teatër të ri e dinjitoz, me të gjithë parametrat që duhet të ketë një Teatër i vërtetë Kombëtar.

GENC FUGA:

Jam pro ndërtimit të një teatri të ri, duke ruajtur territorin dhe ç’është më kryesorja, duke negociuar shumë fort për këtë pasuri, mbase jo të teatrit në vetvete, jo të ministrisë në vetvete, por këtë pasuri tonën. Do doja një teatër me teknologjinë e fundit të magjisë, mund të përmend podet pneumatikë, hapësira të tjera për lëvizjen e dekorit, teknika skenike që kanë evoluar e që patjetër, në kushtet aktuale, mendoj se po limitohen edhe regjisorët në shprehjen e figurave të tyre artistike. Një teatër i ri i përshtatshëm për teatër është kërkuar që në 1953. Teatri Kombëtar tani është një ndër skenat më të painvestuara. E vetmja teknologji bashkëkohore që mund të ketë skena e teatrit aktualisht është një rotativë, pra një shpikje që në 1800, e trashëguar nga operat. Xhepat skenikë nuk mjaftojnë, hapësirat mbrapa nuk mjaftojnë, janë bërë vetëm restaurime apo mballoma, por nuk është zgjidhur hapësira e përshtatshme për këtë gjë.