osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Romano 2017! Zbardhet skema e trafikut të k.okainës nga shijaksit në Bolzano: Ja si sillej “malli” nga Amerika e Jugut dhe milionat në Shqipëri!

Romano 2017! Zbardhet skema e trafikut të k.okainës nga shijaksit në Bolzano: Ja si sillej “malli” nga Amerika e Jugut dhe milionat në Shqipëri!

Zbardhen detaje të reja në lidhje me grupin e shqiptarëve që furnizonin me kokainë pothuajse të gjithë Italinë e Veriut dhe disa vende të BE-së. Nga hetimet 2-vjeçare autoritetet italiane kanë zbuluar se si e siguronin drogën dhe si e shpërndanin më pas trafikantët atë. Si pjesë e këtij hetimi, që zgjati më shumë se dy vite, ka qenë dhe montimi i pajisjeve përgjuese në automjetet e trafikantëve, pasi për të qarkulluar kokainën në katër shtetet e veriut të Europës ata përdornin autoveturat.

Sipas dosjes hetimore, kokaina e trafikuar nga Amerika e Jugut mbërrinte në Holandë e më pas duke përdorur automjete me targa franceze e gjermane, kokaina transportohej në Itali e kryesisht në territorin e provincës së Bergamos, ku kishte bazën operative ky grup kriminal. 100 kile kokainë në vit dhe mijëra euro kesh të sjella në Shijak ishte aktiviteti i grupit kriminal goditur nën operacionin italo-shqiptar të koduar “Romano”. Rezulton se kokaina e pastër ishte me mbishkrimin e linjës së parfumeve Hugo BOSS dhe shpërndahej në Holandë, Francë, Gjermani dhe Italinë e Veriut. Kokaina vinte nga Amerika Latine dhe pasi depozitohej në bazën e grupit të shqiptarëve në periferinë e Bergamos dhe disa qyteteve në Italinë e Veriut, ajo kalonte edhe në veriun e Europës.

Paratë e grupit të fituara nga aktiviteti i narkotrafikut silleshin në Shqipëri në mënyrë ilegale me çanta dhe duke i fshehur në automjete. Marrja e shumë apartamenteve në zonën e Bergamos me qira nga anëtarët e grupit, të cilët i përdornin si bazë, ka ndihmuar hetuesit të arrijnë në gjurmët e trafikantëve. Ndërsa ndër logot e kokainës ishte dhe Hugo Boss, linja e parfumeve të shtrenjta, kokainë e cila përdorej për klientët VIP dhe shitej me çmim të lartë. Tre shqiptarët e arrestuar në Shijak kishin një rol aktiv e drejtues si pjesë e grupit kriminal dhe menaxhonin në Shqipëri fitimet e grupit kriminal. Ata pritet të dalin të enjten para gjykatës aty ku do të vendoset edhe për ekstradimin e tyre pasi janë në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Bergamos në Itali.

Operacioni në Shqipëri

Në sajë të këtij operacioni në pranga përfunduan 18 persona, tre prej të cilëve u arrestuan mëngjesin e djeshëm në Durrës. Në prangat e uniformave blu në vendin tonë përfunduan shtetasit: Florenc Mema, 30 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës, Demokrat Çizmja, 27 vjeç, banues në Gjepalaj Durrës dhe Luan Bodlli 41 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës. Tre personat e lartpërmendur janë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi janë në hetim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se gjatë këtij operacioni janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe për njërin është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i tij u bë pasi Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është njoftuar nga Interpol Roma se këta shtetas janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë. Operacioni është zhvilluar në të njëjtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, italianë e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave “Detyrim paraqitjeje” dhe një “Arrest shtëpie”.

Ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës. Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë. Operacioni është në vijim të operacioneve të përbashkëta që Policia e Shtetit zhvillon me homologët për goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, FNSH-në dhe Komisariatin e Policisë Durrës, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interfocës italiane në Shqipëri.

Elvis MYRTA