osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Meta edhe i pashkarkuar është i shkarkuar! PS nxjerr jashtë loje: I hiqet e drejta e betimit për anëtarët e SPAK, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese

Meta edhe i pashkarkuar është i shkarkuar! PS nxjerr jashtë loje: I hiqet e drejta e betimit për anëtarët e SPAK, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese

Mazhoranca ka përfunduar draftin për të shmangur bllokimin e reformës në drejtësi nga presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit ka nisur një luftë të fortë me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe ka futur në kaos Gjykatën Kushtetuese me dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të saj.

Por duket se nga viti që vjen presidenti Ilir Meta nuk do ta ketë më të lehtë të bëjë të tilla manovra, pasi Partia Socialiste do e kufizojë të drejtën e betimit te presidenti. Ashtu sikundër gazeta e ka deklaruar më herët, mazhoranca ka bërë gati ndryshimet ligjore, me qëllim izolimin e presidentit Meta. Dje janë zbardhur ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kështu, socialistët propozojnë që paragrafi i parë i nenit 8 të ligjit aktual për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të ndryshohet, duke i vënë presidentit një afat prej 10 ditësh për të ftuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që të betohen në Presidencë dhe nëse kjo nuk ndodh, anëtari ja dërgon betimin të shkruar, sikundër bëri Arta Vorpsi. Sipas asaj që thuhet në draft, nga momenti që anëtari i Kushtetueses ia dërgon betimin me shkrim presidentit, quhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. “Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”, thuhet në draft-propozim. Më tej theksohet se gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji betohen sipas rregullave të këtij ligji. Pra Vorpsi pas hyrjes në fuqi të ligjit mund t’i dërgojë një shkresë Metës dhe rrëzon Xhaferllarin.

Anëtarët e SPAK dhe të Gjykatës së Lartë

Por përveç ndryshimeve në ligjin aktual për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca ka propozuar ndryshime edhe në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke i dhënë zgjidhje së pari çështjes së SPAK. Me ligjin aktual anëtarët e SPAK betohen tek Presidenti i Republikës, por me ndryshimet e reja që kanë bërë socialistët, prokurorët dhe gjyqtarët që do korrupsionin nuk kanë nevojë të presin t’i thërrasë presidenti për betim, pasi kjo kompetencë i është hequr plotësisht Ilir Metës.

“Mandati i prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme fillon në datën e ngritjes së tyre në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë”, thuhet në draft-propozim. Ndryshime janë bërë dhe sa i takon anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Propozohet që dhe për ta të ndiqet e njëjta metodikë si me Kushtetuesen. “Mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë që përzgjidhet mes juristëve të spikatur fillon në ditën e betimit. Këshilli i Lartë Gjyqësor organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e emërimit ose e shpalljes i emëruar. Nëse anëtari i Gjykatës së Lartë nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”, thuhet në draft. Por mazhoranca duket se e ka izoluar kreun e shtetit nga të gjitha anët.