osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shënim/ Dy profile në një: Iliri i Rexhepit dhe Rexhepi i Rrahmanit

Shënim/ Dy profile në një: Iliri i Rexhepit dhe Rexhepi i Rrahmanit

Nuk e pjellë krimi politikën, po politika krimin

Fama që i dha dhuna dhe koburja, Rexhep Rrajës, është si fama që i dha korrupsioni Ilir Metës dhe nëse i krahason, konstaton se të dy e kanë bërë karrierën, nëpërmjet krimit, që ka pjellë politika.

Djali i Rexhepit, presidenti Ilir Metaj, u pasurua, duke përdorur pushtetin dhe brutalitetin e fuqisë, si 22 vjet pushtetar e pasanik, duke krijuar bandat e tij, staf zyrtar me kryetarë bandash kriminale, që kërkoheshin nga SHBA e BE, biznese të shumta, pasuri të paluajtshme dhe kontroll mbi bankat, prokurorinë, gjykatat e policinë.

Rexhepi i Rrahmanit është pasuruar e bërë “trim i zonës”, prej pushtetit të babait me shkollë të mesme nate, por 18 vjet “aga” shtetëror i zonës, si Kryetar i Këshillit të Komunës Nikël në vitet 2000-2003, Kryetar i Komunës Nikël në vitet 2003-2015, Zv/kryetar i Bashkisë Krujë në vitet 2015-2017 (emëruar nga Taulant Balla) dhe prej 1 viti, deputet i PS, i kësaj zone, propozuar e promovuar nga Taulant Balla.

Tamam si “trimi” i Skraparit, me pushtetin e dhënë nga Sulo Gradeci, edhe ‘trimi” i Niklës, me fuqinë që i dha pushteti i babait, hapi biznese, mori miliona lekë financime nga pushteti i PS-LSI, luftoi me armë në dorë, për të mbledhur votat e kësaj partie në Krujë, komandonte PS, LSI e PSD në Krujë, krijoi bandën e tij kriminale, udhëronte policinë, gjykatat, prokurorinë, të heshtnin përballë krimeve të tij.

Edhe Rexhepi i Rrahmanit, nuk u prek për asnjë krim dhe nuk po preket as për rastin e masakrimit të Xhisiela Malokut, megjithëse është me zë e me figurë në video-kamerat e policisë, ashtu si Iliri i Rexhepit, që nuk u prek nga drejtësia, për aferën korruptive “Blloku”, megjithëse ishte me zë e me figurë!/Pamfleti