Sot Kuvend: “Vezaxhijtë” e PD-së si protestues mblidhen jashtë godinës! Deputetët e Berishës nuk do shkojnë në seancë

Sot Kuvend: “Vezaxhijtë” e PD-së si protestues mblidhen jashtë godinës! Deputetët e Berishës nuk do shkojnë në seancë

Kuvendi pritet të mblidhet sot në orën 12:00 në seancë plenare për të shqyrtuar raportet vjetore të institucioneve kushtetuese dhe të drejtësisë. Ndërkohë, një grup protestuesish, të pajisur edhe me vezë, janë mbledhur jashtë godinës së Kuvendit.

Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025 kryeson rendin e ditës së seancës së sotme. Një pjesë e madhe e seancës do t’i kushtohet diskutimit dhe miratimit të projektrezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve kryesore të pavarura dhe të sistemit të drejtësisë për vitin 2025. Mes tyre janë: Avokati i Popullit; Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ); Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP); Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH); Prokuroria e Përgjithshme; Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK); Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD).

Ndërkohë një orë para seancës Partia Demokratike mblidhet për të vendosur nëse do të vijojnë bojkotin apo do të rikthehen në sallë.