osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sot Kuvendi i PD i thirrur nga Basha: Prezantohen ndryshimet statutore dhe votohet Këshilli i ri Kombëtar

Sot Kuvendi i PD i thirrur nga Basha: Prezantohen ndryshimet statutore dhe votohet Këshilli i ri Kombëtar

Sot Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, do të mbledhë Kuvendin Kombëtar në orën 10:00 në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’.

Basha përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë. Në çelje të Kuvendit fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj.

Pas disa fjalimeve do të mbajë fjalën e tij për gati 1 orë kreu i PD, Lulzim Basha. Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore dhe fillimisht do të jetë Komisioni i Ndryshimeve Statutore që do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa në vijim do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët.

Po ashtu do të votohet Këshilli i ri Kombëtar dhe teksa do të mbahen fjalime të hapura, njëkohësisht edhe do të votohet.

Kuvendi i sotëm, nuk do të thërrasë 7646 delegatët që ky organ i PD kishte përpara ndarjes së demokratëve. Listat, sikurse ndodhi me Këshillin Kombëtar do të pastrohen nga berishistët dhe me rifreskimet e bëra në Kuvend do të marrin pjesë rreth 5000 delegatë nga rreth 7000 që kanë qenë.

Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.

Me sa duket edhe ky Kuvend do ta thellojë edhe më tej ndarjen e PD në dy kampe mes Berishës dhe Bashës.

Mësohet se sot do të jenë në Kuvend: Lulzim Basha, Oriola Pampuri, Andia Ulliri, Merita Bakiu, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj, Eralda Bano, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari. Pjesa tjetër e deputetëve nuk e njohin Bashën dhe kanë refuzuar të bashkohen me të.

Deputetët e PD që pritet të marrin pjesë nesër:

1. Lulzim Basha

2. Oriola Pampuri

3. Andia Ulliri

4. Merita Bakiu

5. Kreshnik Collaku

6. Flutura Acka

7. Enkelejd Alibeaj

8. Eralda Bano

9. Arbi Agalliu

10. Selaudin Jakupllari

Deputetët e PD zyrtare që do të mungojnë:

1. Jorida Tabaku

2. Oriela Nebiaj

3. Ferdinand Xhaferraj

4. Dhurata Cupi

5. Xhelal Mziu

6. Dashnor Sula

7. Lefter Geshtenja

8. Qani Xhafa

9. Zheni Gjergji

10. Saimir Korreshi

11. Bledion Nallbati

12. Flamur Hoxha

13. Emilja Koliqi

14. Helidon Bushati

15. Ramadan Likaj

16. Gazment Bardhi

17. Agron Gjekmarkaj