osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

SPAK rrëzon veten dhe ajkën e korrupsionit Moni pas një viti: Nuk ka korrupsion në inceneratorin e Elbasanit! Punimet sipas kontratës

SPAK rrëzon veten dhe ajkën e korrupsionit Moni pas një viti: Nuk ka korrupsion në inceneratorin e Elbasanit! Punimet sipas kontratës

Një raport, hartuar për llogari dhe me urdhër të SPAK-ut, vë në dyshim disa nga akuzat dyvjeçare për inceneratorin e Elbasanit.

Akti i ekspertimit vlerësues për inceneratorin e Elbasanit është kryer nga ekspertja Luiza Bala, e cila është caktuar nga SPAK me vendim të datës 23 qershor 2022, për llogari të hetimeve.

Në dokumentin që mban datën 10 nëntor 2022, thuhet se projekti është zbatuar me përpikmëri dhe konform përshkrimit të punimeve nga shoqëria koncensionare Albtek.

Sipas raportit që publikohet për herë të parë, preventivi i kontratës së bërë nga Albtek dhe Ministria e Mjedisit dhe preventivi i situacionit përfundimtar të punimeve, rezulton të jetë i njëjtë.

Në dokumentin që mban datën 10 nëntor 2022, thuhet se projekti është zbatuar me përpikmëri dhe konform përshkrimit të punimeve nga shoqëria koncensionare Albtek.

Sipas raportit që publikohet për herë të parë, preventivi i kontratës se bërë nga Albtek dhe Ministria e Mjedisit dhe preventivi i situacionit përfundimtar të punimeve, rezulton të jetë i njëjtë.

Në raport thuhet se vlera përfundimtare faktike e impiantit të mbetjeve është 26 072 756.18 euro. Pra investimi kushton 22.235 euro më shumë nga sa është paguar nga buxheti i shtetit. Rreth 6 milionë euro është vetëm vlera faktike e punimeve dhe makinerive të impiantit, ndërkohë nuk përllogariten kostot për 5 vite administrim që koncensionari do të shërbejë pa pagesa shtesë.

Konkluzionet zyrtare të ekspertes së caktuar nga SPAK konfirmon edhe një herë se ndërtimi i inceneratorëve mund të jetë përdorur për evazion fiskal, një aktivitet gjithsesi i dënueshëm, por sipas dokumentet nuk janë vjedhur para publike. Por ta shikojmë në detaje cilat kanë qenë pyetjet që SPAK ka bërë në ekspertizë, dhe (shkurtimisht) si ekspertja është përgjigjur:

Pyetje e SPAK: A përputhet në fakt gjendja e punimeve të kryera dhe furnizimeve të kryera me atë të parashikuar në kontratën e koncesionit dhe projektin e miratuar?

Përgjigja e ekspertes: Rezulton se projekti i zbatimit në punime civile dhe në ato të ndërtim-montimit dhe teknologjisë, është zbatuar me përpikëri nga shoqëria koncensionare ‘Albtek Energy’ dhe konform projektit të zbatimit dhe përshkrimit të punimeve.

Pyetje e SPAK: Të përcaktohet se cila ka qenë kostoja faktike e kryerjes së këtyre punimeve dhe furnizimeve për secilin prej zërave të punimeve.

Ekspertja: ….Duke iu referuar çmimeve të paraqitura në situacionin përfundimtar dhe atë pjesor, vlera totale është 26 072 756 euro. Këtu ritheksojmë se punimet janë realizuar me cilësi dhe kushte të mira.

Pyetje e SPAK: A përputhet kostoja faktike e punimeve dhe furnizimeve të kryera me preventivin e kontratës së koncensionit? Nëse jo të përcaktohet se ku qëndrojnë këto mospërputhje dhe cila është vlera e tyre?

Ekspertja: Në tabelën krahasuese bashkangjitur me këtë akt-ekspertim është përcaktuar vlera e përcaktuar në kontratën koncensionare, për të cilin nuk kam konstatuar në dokumentet e fashikullit hetimor të ketë një kontratë të lidhur me palët e treta për realizimin si të punimeve të ndërtimit, por edhe ato të pajisjeve teknologjike dhe montimin e tyre, të cilat janë analizuar në përgjigjen nr. 1 të këtij akti. Po kështu nga ana ime është bërë krahasimi i gjendjes faktike të punimeve të realizuara për ndërtim, objekt i këtij hetimi, me situacionet e raportuara për kryejen e punimeve, nga sa rezulton se punimet janë kryer konform projetit të zbatimit, duke pasur me prevantivat referuese, kjo si për volumet dhe për vlerat përcaktuese të shpjeguara më sipër.

Nga krahasimet e tyre, duke iu referuar çmimeve të paraqitura si çmime të kontratës për zëra të veçantë është:

1. Vlera e preventivuar e kontratës së koncensionit, me preventivin e përgatitur për vlerë të objektit, janë e njëjta.

2. Ndryshimi nga vlera e preventivuar për dhënien e koncesionit, me vlerën e kontratës së firmosur nga koncensionari ‘Albtek Energy’, është pothuajse zero.

3. Ndryshimi mes kontratës së bërë nga shoqëria koncensionare ‘Albtek Energy’, me MM (Ministria e Mjedisit), për ndërtimin e objektit ‘impianti i trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Elbasan dhe prodhimin e energjisë, me situacionin përfundimtar të punimeve në vepër, rezulton të jetë zero.

4. Ndryshimi ndërmjet situacionit të raportuar dhe të deklaruar nga shoqëria ‘Albtek Energy’, me situacionin e përgatitur nga ana ime, kjo sipas gjendjes faktike, është 22 235 euro.

Pyetje e SPAK: A ka zëra punimesh ose blerje të panevojshme të përfshira në projektin e objektit dhe preventivin e punimeve?

Ekspertja: Fillimisht duhet të ritheksojmë se projekti është hartuar në zgjidhjen më të mirë të tij, me shumë detaje, ku është pasqyruar gjendja para fillimit të punimeve me shumë detaje dhe ajo pas përfundimit të tyre, dhe nuk kam konstatur që në projekt të jenë përfshirë apo ndryshuar gjëra të këtij realiteti. Nga zbërthimi i projektit kam konstatuat se nuk ka zëra të përfshira tepër në situacionin përfundimtar…