osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Tallja publike e Sali Berishës, me Jozefina Topallin

Tallja publike e Sali Berishës, me Jozefina Topallin

Jozefina Topalli ka qenë një ndër njerëzit më të rëndësishëm të Partisë Demokratike për vite me radhë.

Por gjithçka ndryshoi papritur, kur Sali Berisha ia la drejtimin e PD-së, Lulzim Bashës.

Ky i fundit përzuri pothuajse gjithë figurat e rëndësishme të Partisë Demokratike, duke filluar pikërisht nga Jozefina Topalli, deri tek Astrit Patozi, Ridvan Bode, Majlinda Bregu etj.

Për këtë arsye, Topalli u detyrua që të endej rrugëve gjithë këto vite, ndërsa krijoi edhe një parti, me shpresë se do të hynte në Kuvend.

Pas gjithë këtyre viteve, tani ajo shpreson të rikthehet në PD sërish.

Dhe ai që e ka lajmëruar këtë gjë, është pikërisht Sali Berisha, njeriu që heshti me vite të tëra, ndërsa Lulzim Basha e poshtëroi Topallin, duke e zbuar nga partia për të cilën Topalli të “jepte plumbin ballit”.

Sali Berisha ka thënë se Topalli do të rikthehet në PD dhe do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar.

“Ajo do të rikthehet në PD, do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar.

Për hapjen, dy do të jenë drejtimet. Së pari, rikthimi i të gjithë vlerave në PD. Së dyti, afrimi me PD, i dhjetëra, qindra, specialistëve, ekspertëve, intelektualëve, të formuar, në Shqipëri dhe jashtë.

Nëse patë KOP-in në 2005, ju garantoj se ai do të tejkalohet shumë herë. Po punohet intensivisht në këtë drejtim”– është shprehur Berisha.

Ky është poshtërimi i dytë publik, që Berisha i bën Topallit.

Pas heshti për vite me radhë për përzënien e saj nga PD, duke deklaruar herë pas here se ajo në fakt është pjesë e PD-së dhe nuk është larguar, tani deklaron se ajo do të rikthehet.

Dhe Topalli natyrisht, do ta pranojë në heshtje ftesën e tij, pasi për vite me radhë ajo është shfaqur si një personazh i kapr dhe i nënshtruar nga Berisha, të cilin nuk ka guxuar ta kritikojë kurrë, duke ia hedhur gjithë fajin për katandisjen e PD-së në këtë gjëndje, vetëm Lulzim Bashës.