osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Tallja publike nga “mikesha” e Adriatik Llallës/ Rovena Gashi në “pikë të hallit”, ka marrë kredi për të blerë lavatriçen

Tallja publike nga “mikesha” e Adriatik Llallës/ Rovena Gashi në “pikë të hallit”, ka marrë kredi për të blerë lavatriçen

Kur në Itali shpërtheu skandali i “tangentopuli”-t të famshëm, një gazetare që realizonte rubrikën “vox pop” në një nga kanalet kryesore televizive, u kujtua se diku e kishte intervistuar njërin prej atyre që sapo ishin arrestuar me bujë. Ndaj u bë kurioze dhe shkoi në arkivë që të rikthente detajet e asaj bisede, e cila ndoshta mund ti futej tashmë sërisht në punë. Pas shumë mundimesh e gjeti kasetën dhe kur po e dëgjonte, mbeti e shokuar sëbashku me kolegun e montazhit:

Pyetje: Zotëri, e e dini ju se çështë mafia?

Përgjigja: Çështë kjo,- ia ktheu ai me nënqeshje dhe indiferentizëm,- ndonjë markë e re makaronash?

E njëjta ndjesi të krijohet ndoshta, kur shikon për herë të parë deklaratën e pasurisë së Rovena Gashit, ish Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Adratik Llalla.

Siç mund ta shikoni nga këto formularë, nëse do ta lexonit dhe rilexonit disa herë dhe do të ishit një ndër ata naivë që besojnë se kjo është e gjithë e vërteta e krahut të djathtë dhe mikeshës më të ngushtë të Adriatik Llallës që është cilësuar nga sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson si i zhytur në raste të mëdha korrupsioni gjatë ushtrimit të detyrës, atëherë me siguri që do tju vinte aq keq për gjendjen pasurore të Rovena Gashit, sa mund të ishit gati që të nisnit ndonjë fushatë kombëtare, për grumbullimin e fondeve që do ti vinin në ndihmës asaj vetë dhe bashkëshortit Dritan Gina, ish Kryeprokurorit të Qarkut të Elbasanit.

Madje nëse do lexonit tek kjo faqe e formularit të deklarimit të pasurisë së znj. Gashi me siguri që do ju mernin të qarët me dënesë dhe ndonjëri do ishte gati që ta hiqte nga priza lavatriçen e shtëpisë së tij, e do ia çonte me vrap asaj që ka punuar aq shumë për ta dikriminalizuar këtë vend.

Lexojeni me vëmendje se çfarë ka deklaruar, se ka marrë: Kredi pranë një institucioni financiar dhe i ka mbetur edhe 11 mijë lekë për të shlyer (?!). Njerëz, Rovena Gashit i duhen edhe 11 mijë lekë që edhe ajo më në fund pas 25 vjetësh demokraci të bëhet si të gjitha shoqet e saj, me lavatriçe në shtëpi. E ka bërë pagesën e 76 mijë lekëve që i ka patur detyrim atyre që i mundësuan blerjen e lavatriçes, me durim të pashoqe për 12 këste me radhë, por më në fund duket se po ia del që ta ketë lavatriçen, 100% të vetën.

E po ta shohësh këtë shkresën e tretë këtu poshtë, e beson plotësisht se Rovena nuk paska asnjë faj që ka vuajtur aq shumë për të pasur edhe ajo një lavatriçe në shtëpi më në fund, sepse vetëm dy rroga prej 3 milionë lekësh në muaj ka si të ardhura të vetme, sëbashku me bashkëshortin e saj prokuror.

Alpenews.al ka shkuar përtej kësaj fasade dhe përtej këtij formulari sa qesharak aq edhe prej një tallje të vërtetë me gjithë shqiptarët. Nga ky moment, ne nisim shfaqjen e telenovelës më të jashtëzakonshme që ndonjë media shqiptare ka shfaqur ndonjëherë deri tani. Por me një ndryshim shumë të madh mes tyre. Telenovelat e televizioneve janë artsitike, ndërsa kjo e jona krejt reale. Me prova, me dokumenta zyrtare, me shkresa dhe dëshmi që do ju bëjnë të besoni se ajo që delaron se nuk paska para për të blerë një lavatriçe sot në vitin 2018, mund të jetë shndërruar vetë në një lavatriçe e paskrupullt e pastrimit të parave të pista në Shqipëri./Alpenews