Ngjarja e ndodhur javën e kaluar në Velipojë ku humbën jetën Edmond Preka me tre fëmijët e tij, djalin 9 muajsh Rajan, dhe dy vajzat Ajsel 5 vjeçe dhe Noemi 10 vjeçe, ndërkohë mbeti e plagosur rëndë nëna e fëmijëve, Evisa, e cila ndodhet ende në spital dhe nuk është njoftuar për tragjedinë, troditi mbarë opinionin shqiptar.
Pas tragjedisë së madhe, politika shqiptare i është bashkuar dhebjes së familjes Preka. Këtë të dielë ishte ministri i Jashtëm, por në të njëjtën kohë edhe deputeti i qarkut të Shkodrës, Ditmir Bushati ai që ka vizituar familjen Preka ku i ka shprehur nga afër ngushëllimet të afërmve të viktimave.
“Dhimbja është e madhe”, është shprehur Bushati, teksa shoqërohej nga deputeti i Shkodrës, Luan Harusha.
Pas Bushatit kanë mbërritur edhe deputetë të Partisë Demokratike, të cilët shoqëroheshin nga kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Edmond Spaho. Ata kanë ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e viktimave të aksidentit tragjik.
“Lusim pushtetin lokal t’i qëndrojë afër kësaj familjeje. Shpresoj që organet e drejtësisë do të zbardhin të plotë sa më shpejt ngjarjen”, tha Spaho në emër të PD.