osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Tridhjetë vjet agallarë dhe bëjnë sikur e kanë “provë”… për herë të parë

Tridhjetë vjet agallarë dhe bëjnë sikur e kanë “provë”… për herë të parë

Nëse bën një parakalim të shpejtë, viziv, qoftë edhe të përciptë të emrave dhe figurave të politikanëve të Shqipërisë, një lloj biografie të tyre që nga viti i përmbysjes së sistemit komunist në 1990, tabloja që shfaqet dhe portretet që parakalojnë janë vërtetë të habitshme. Politikanët tanë, për jetëgjatësi të sundimit në pushtet e politik mund të renditen në krye të fituesve të librit gines për vitet e mbretërimit, edhe pse shumë prej tyre pa meritë.

Shumica e nisi jetën politike kur ishin ende me pantallona të shkurtra, pa kaluar brisk në faqe, me kanatiere të qepura anash për t’i ngushtuar e sjellë pas trupit imcak me xhaketa xhinsi, me xhepa të boshatisur e kuleta të zbrazura.

Po pikërisht këta politikanët imcakë që na dukeshin si engjëjt e kohës së demokracisë, shpresa e vetme për një Shqipëri model, si njerëzit që do sillnin vërtetë barazinë e mirëqenien për të gjithë, një shoqëri pa përbuzje e pa luftë klasash, ku secili do gjente vendin e vet në strukturën e shoqërisë dalë nga diktatura, si punë të parë në jetë provuan atë të politikanit.

Këta politikanë të moderuar në shfaqje e dukje dhe me besim e shpresa të mëdha, vetëm në një tregues nuk na zhgënjyen, me vitet e mbretërimit pafund të tyre. E nisën dhe vazhdojnë edhe sot e gjithë ditën edhe pse gjyshër e ndonjëri edhe stërgjysh, zanatin që u ka siguruar bollëkun dhe u ka dhënë famë e emër, pasuri e prestigj. Shumë prej tyre nuk përfillën fare fjalën e etërve të urtë se politika është profesion i vështirë, ose ca më tepër një profesion që shumë prej të mençurve e barazojnë edhe me zanatin më të hershëm të botës. Dhe e quajnë me atë fjalën e turpshme, sikur politika është një kur…

Po ky përcaktim vlen vetëm për të tjerët, sa për këta tanët, puna ndryshon. E shijuan dhe e provuan se të vjetrit, ata që këshillonin për t’i qëndruar larg këtij profesioni nuk e kishin njohur kurrë vlerën dhe mbivlerën reale të politikës. Nuk ua dinin lezetin. Politikanët tanë e provuan që ishte puna më me leverdi. Punë që nuk i la kurrë pa pasuri, privilegje e madhështi.

Në pamje të parë duket sikur politika është një sherrnajë pafund. Sherr në parlament. Në rrugë. Në podiume. Po në realitet? Ditën beteja pafund. Armiqësi dhe mllefe, inate e akuza, kërcënime e bllokim të politikave në mitingje e protesta. Situata që përngjasojnë me gjendje lufte, sikur politikanët tanë vetëm grinden, zihen e shqyhen. Bëjnë sikur sa të vijnë në pushet, pala e radhës, të djeshmit do t’i rrasë politikanët e korruptuar në qeli dhe do bëhet drejtësi. Po në fund mbarset mali dhe pjell një mi. Jashtë sallave nëpër podiume të PD, LSI, PS e partive minore, situate reale është krejt ndryshe. Sherret janë sa për TV. Grindavecët lënë mënjanë grindjet dhe hallet i bashkojnë.

Nga betejat sikur do asgjësojnë njeri-tjetrin, arrijnë marrëveshje me një të rënë të lapsit. Kështu për pagat e deputetëve. Dietat. Pensionet e pleqërisë. Autoveturat. Punësimet e familjarëve, grave, bashkëjetuesve, bijve. Troje, Vila. Resorte. Vendime që prekin një komb, i realizojnë për një minutë. Dhe të gjithëve iu duket vetja babazota, që kanë në duar fatet e popullit, që kur duan mund t’i gëzojnë, t’i bëjnë të qeshin e kur u mbushet mendja t’i vënë të vajtojnë.

Dhe më tej kur u duhet t’u tregojnë dhëmbët shtetasve nëse kapërcejnë gardhin e kullës së pushtetit i përlajnë me plumba ata që duhet normalisht t’u sigurojnë jetën. 2011-ta ishte verifikimi i psikologjisë së agallarëve të rinj. Brezat e politikanëve, atyre që erdhën të parët, po edhe atyre që erdhën më pas, treguan se politika nuk është një zanat aq i përkohshëm. Aq më pak pa leverdi. Nuk është si puna e sportit, që duhet të vraposh e të djersitesh për t’u bërë më i miri. Nuk është si t’i hysh rrugës së vështirë të biznesit apo të mbijetosh e të kërkosh me mund e djersë të fitosh.

Përkundrazi, politika tek ne është fushë e begatë, ku mbjellin të tjerë dhe korrin politikanët atje lart. Askush nuk guxon t’u thotë një falë për një jetë në kolltuqet e pushtetit për dekada. Përkundrazi e mendojnë veten si puna e verës. Sa më të vjetër, aq më të mirë. Dhe politikanët këtu tek ne, këtë e përkthejnë më shumë vite në politikë, më shumë përfitime e privilegje dhe kapadaisje në publik. Dalëngadalë ata, politikanët tanë që librezë pune kanë çelur për herë të parë në kuvend a si detyrë kryetarë partie nuk kanë patur profesion tjetër tërë jetën e tyre. Nuk kanë ushtuar asnjë detyrë ndryshe.

I vetmi profesion politikan. Nëse bën një intervistë me një politikan nga këta që tërë jetën janë agallarë politikë, përgjigjet janë befasuese. Qejfi i tyre është ta paraqesin veten sikur e kanë për ditë të parë të jetës politikën. I pyet: Specialiteti? Përgjigja: Deputet. Lloji i punës? Ministër. Arsimi? Universiteti “Kristal”, “Vitrinat” apo ndonjë tjetër universitet profesional. I pyet për gjendjen civile, statusin, martuar apo beqarë, familjarë?

Jo, tani thonë se janë beqarë. Të martuar? Tani për tani të ndarë. Shumë pak nga politikanët tanë kanë zbritur deri në drejtorë të thjeshtë. Poshtë këtyre funksioneve, askush prej tyre nuk ka pranuar dhe postet e zakonshme i kanë refuzuar. Politikanëve profesionistë u pëlqen të vetëemërtohen “Senator të përjetshëm”. E matin veten me kolosë të mendimit, të burrave të mëdhenj që i kanë dhënë fytyrën e tyre politikës së shteteve të mëdha dhe vetë globit.

Shumë prej tyre iu duket se janë mbi Klintonin, Miteranin, Andreotin, Çërçillin, Theçerin, Merkelin, pse jo edhe Linkolnin. Iu duket vetja më shumë se kongresmenët e Uashingtonit. Krahasimi me ta është një përpjekje për të justifikuar qëndrimin një jetë në politikë. Asnjërit prej këtyre ushtruesve politikë s’i ka shkuar ndonjëherë ndërmend të bëjë një punë tjetër, të pavarur, ta sigurojë vetë bukën, ashtu si shumica e shqiptarëve që marrin përsipër risqe të shumta për të nisur biznese, apo për të çarë dete e kaluar male, drejt një pune për të siguruar jetesën për vete dhe familjen e tyre. Jo!

Politikanët tanë kanë noterizuar partitë, pushtetin, postet, privilegjet, pasuritë, tokën, deri edhe popullin. Vendi i tyre është vetëm atje, në krye të piramidës politike. Të lidhur e të pazgjidhur nga dita e parë afro një gjysëm shekulli. Nëse do iu drejtonim disa pyetje ndryshe politikanëve tridhjetë vjet në profesion, t’u bënim një intervistë qoftë edhe imagjinare për të mësuar historinë e jetës së tyre nga e nisën, si i ngjitën shkallët e karrierës, përvojat në fushën e krijimtarisë, të hartimit të ligjeve, titujt e librave apo punimeve shkencore, përgjigjet janë befasuese. Në vend të tyre numërojnë llojet e makinave. Udhëtimet. Hotelet luksoze. Numrat e llogarive. Tenderave. Vilave. U drejton pyetjen e parë. Studimet tuaja? Ligjet e propozuara? Përgjigja: Kam lindur në sallën e parlamentit. Më tej pas dy vitesh ku keni punuar? Kam qëndruar në sallat e kongresit. Arsimimi, viti? Kam mbaruar shkollën në vitin… Fillimi i punës për herë të parë? Kryetar partie në dhjetëvjeçarin e parë, që pas 1990-ës… Mosha e hyrjes në politikë dhe ku? Kam hyrë në Kuvendin e Shqipërisë 18 vjeç. Rrugëtimet që ke ndjekur? Tridhjetë vjet të njëjtën rrugë. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Tiranë -Kuvendi i Shqipërisë-selia e partisë. Ku i kaluat vitet më të bukura të jetës? Në sallën e demokracisë te Kuvendi i Shqipërisë.

Këtu, politikanët e Shqipërisë kanë mbirë për sot e mot deri në fund të jetës. Kur kurioziteti të shtyn për të mësuar ndonjë detaj nga jeta e politikanëve të vendit tonë, ajo që mëson është standarte. U gdhimë deputetë, u errëm ministra. U plakëm kryetarë partie. Mbetemi në politikë deri sa të bëjmë hije. Pasi ke njohur tri dekada jetën politike, kërkon të njohësh nismat, ligjet, reformat, propozimet, zgjidhjen e situatave në interes të shqiptarëve. Po letra është fare e bardhë. Shumë, fare pak, janë ata politikanë që kanë në biografi një produkt në interes të qytetarëve.

Do ua falnim edhe këtë jetë anemike politike dhe nuk do të qortonim askënd edhe pse tridhjetë vjet janë një jetë dhe sado burrë apo grua e zonja të jesh nuk mund të justifikosh të ngrohësh të njejtin kolltuk njëqind vjet. Vjen dimri, deputet. Pranvera e gjen ministër. Vera pak më shumë, zëvendës kryeministër. Në vjeshtë sigurisht kryeministër. I pandryshueshëm profesioni. Një jetë në piedestalin politik, të gjithë te timoni.

Të gjithë rreth tepsisë. Të pacënueshëm përjetësisht të pazëvendësueshëm . Të patjetërsueshëm si pasuritë e patundshme në ZRPP. Monumente të gjalla mbi piedestal që mbrohen nga shteti. Nuk kemi asgjë me ata që jetën e tyre e nisën si politikanë kur ende ishin çunakë dhe sot gjyshër. Ajo që ngacmon është sjellja sa herë kërkon të ballafaqohen me të përditshmen me të vërtetën. Me shqetësimet e hallet e popullit. Po edhe probleme shumë më të mëdha që prekin vetë thelbin e demokracisë, siç është qarkullimi i elitave.

Në 1990-ën me rënien e sistemit komunist, propaganda e politikanëve të rinj, ata që morën përsipër ndërtimin e sistemit të ekonomisë së tregut nuk lanë etiketime për brezin që zbriti nga malet dhe mbeti në kolltuqe deri sa i larguan dhe askush prej tyre nuk mendoi se mund të bënte mënjanë në emër të së resë, progresives sepse njerëz ishin edhe ata dhe si qenie njerëzore nuk mund të jenë ishin tërë jetën produktiv dhe të aftë për të bërë vetëm punë të mëdha. Njerëz janë edhe politikanët e sotëm. Konsumohen edhe më shumë se qytetarët e zakonshëm.

Të larguarit e përmbysur u bënë objekt gjykimi dhe nuk mbeti kush prej tyre pa u akuzuar për sundim tërë jetën në pushtet. Politikanët tanë të këtyre tridhjetë vjetëve bëjnë burrin dhe gruan e ndershme të papërlyer u duket se i takojnë një tjetër jete. E nisën politikën kur nuk kishin vënë brisk në faqe, u bënë gjyshër, po nuk hoqën dorë nga politika, edhe pse stërgjyshër. E njejta histori si me ata që përmbysën. Politikanët e rinj u bënë kopje e atyre që anatemuan tri dekada më parë. E shtrydhën pushtetin, e mbërthyen me thonj e dhëmbë.

Për të mos e lëshuar kurrë. U lindën në pushtet, do vdesin pushtetarë. Mes politikanëve tanë, të djathtë, të mjatë, me dhe pa parti,me poste kur vjen puna për të dhënë llogari sapo I kujton se nuk kanë bërë detyrën ndaj shoqërisë,janë të korruptuar, kanë futur duart në pasurinë e popullit, kanë vjedhur apo kanë shkelur ligjin, menjëherë të përgjigjen: E pamundur! Ne kurrë nuk kemi shkelur mbi dinjitetin e votuesve tanë, ata janë të shenjtë dhe ne vetëm për ta punojmë. Po kjo është vetëm në aspektin teorik.

Shikoni kur vihen ballëpërballë politikanët dhe ballafaqohen për punën që bëjnë. Kemi dëgjuar radhazi. Profesor Doktor Berishën. Më jetëgjati në krye të politikës në Shqipëri. Asnjë fjalë për vete. Gjithë gabimet në drejtim të vendit i kanë ata që vijnë pas tij. Ata po i kanë përgjegjësitë. Ata janë të këqijtë. Janë të ligjtë. Maskarenjtë. Vrasësit. Kriminelët me vulë. Ata i kanë bërë gjëmën këtij populli. Për vete, vetëm lavdet. Kështu me radhë. Tërë politikanët shqiptarë. Sa janë në pozitë nuk llogarisin vitet në pushtet.

Sa dalin në opozitë shkaktojnë tërmet. Betohen se janë engjëjt e ruajtjes së Shqipërisë. Tridhjetë vjet në politikë, le të listojmë vetëm disa: Agron Duka e nisi ministër në kohën “Nano”. U konvertua në demokratë e agraristë. Vangjel Dule, lindi bashkë me PBDNJ. U votua, u skualifikua nga të vetët. U bashkua me socialistët. U largua. Iku. Erdhi. Hyri, doli. Kryetar e deputet. Përjetë. U atashua me demokratët. U përball me PDIU-në.

U përlesh për bindje dhe bëri beteja të mëdha. Më pas iu bashkua në të njëjtin koalicion me Idrizin. Zbriti nga kolltuku i Zëvendës Kryetarit të Kuvendit vetëm se u ngjitë në të njejtin podium Shpëtimi. Po sot janë në të njejtin front. Në të njejtin, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në Kosovë. Nga armiq u bënë miq. Kështu ulu e ngjitu në tridhjetë vjet. Nard Ndoka edhe ai tridhjetë vjet në politik dhe e nisi nga mekanik. Dashamir Shehi nga dita e parë në tridhjetë vite politikë pa asnjë pauzë. Fatmir Mediu, republikan i përjetshëm në krye të partisë.

Meta nga dita e parë deputet. Sot President. Monika nga freshiste Zonja e parë. Ruçi, dje deputet sot kryetar në parlament. Angjeli vjen në radhë. Kështu dhe shumë të tjerë. Kryebashkiakë të përjetshëm. Njëzetë vjet në krye të një bashkie. Me kryebashkiakët e përjetshëm po ndodh çudia. I regjistrojnë të sapolindurit. I celebrojnë në martesë. U japin librezën e pensionit banorëve të bashkive që sundojnë. Kësaj i thonë: Zot sot. Nesër Kryezot. Zot këtu e njëqind vjet. Tridhjetë vjet në politikë nuk janë ekskluzivitet vetëm i të djathtëve.

Nuk janë të paktë edhe nga e majta që profesion të vetëm kanë kryetar apo zëvendës të partive. Në radhë edhe të tjerët që kanë parti, po jo anëtarë, po vetë po plaken kryetar. Me të gjithë dashnorët e pushtetit po ndodh çudia. Kush mori vulën i pari dhe një listë me themelues në duar, mbeti tërë jetën i patrazuar.

Politikanët në Shqipëri mund të dorëzojnë pallate, shtëpi, pasuri, po pushtet kurrsesi. Pasi njihesh me jetëgjatësinë e politikanëve shqiptarë, mëson se ngjitja pas pushtetit është zakon që nuk ndahet deri në fund të jetës. Ngulitur thellë në shpirt deri në palcë.

Po ajo që duam të nënvizojmë është fakti se të vjetrit e politikës ata që kanë ardhur tri dekada më parë në pushtet kur vjen puna e përgjegjësive ndaj zgjedhësve atyre që kanë ngritur dorën dhe kanë votuar në majë gjuhës kanë lavdërimet, mburrjet, arritjet. Për vete mbajnë meritat, përgjegjësitë ua lënë atyre që drejtojnë. Betejat mes politikanëve shqiptarë i kanë ndarë në dy grupe protagonistët.

Grupi në pushtet dhe ai në opozitë. Edhe pse tridhjetë vjet në politikë, pushtetarëve sot në opozitë, iu duket se kanë vetëm një ditë. Ndaj e gjithë opozita është ngritur në këmbë me brohorima. Qeveria dhe Rama të ikë! Janë të vjetruar një shekull në politikë. Ne jemi e ardhmja e rinovuar ndaj jemi kaq të revoltuar?!

Nga Bardhyl BEJKO