osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

U ulën malet u ngrejtën halet! Arben Derhemi tërbon “tironsit e 92 -shit”: Ore intelektuhale, se kuptoj pse jeni ofenduar ju?

U ulën malet u ngrejtën halet! Arben Derhemi tërbon “tironsit e 92 -shit”: Ore intelektuhale, se kuptoj pse jeni ofenduar ju?

Teatri Kombëtar vendosi të lexojë pjesë nga vepra “Prefekti” të Besim Levonjës për t’i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit. Por leximi i kësaj vepre ngjalli një sërë kritikash, pasi në të ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit. Ishte shoqata “Tirona Intellectum” që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre.

Sipas tyre, duket se Teatri me këtë vepër po rivlerëson tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste, por edhe u portretizuan dhe u përjetësuan në vepra arti.

Për këtë gjë, Shoqata Tirana është shprehur se do t’i drejtohet edhe Ministrisë së Kulturës që të heqë zyrtarisht nga transmetimi shfaqjen “Prefekti”, si një sajesë politike e sistemit komunist, e cila bazohet mbi trillime dhe mohimin e të vërtetës.

Rolin e Qazim Mulletit, që përpara viteve ‘90 e kishte mbajtur aktori Robert Ndrenika, tani i ishte besuar aktorit Arben Derhemi.

Ndër të tjera, Shoqata e cilëson edhe më të turpshme që pjesë e këtij produksioni është një aktor nga Tirana, duke iu referuar pikërisht aktorit Derhemi.

Nga ana e tij, aktori Arben Derhemi, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Shoqatës Tirana për të hequr zyrtarisht nga transmetimi komedinë “Prefekti”.

Me anë të një reagimi, Arben Derhemi shkruan se rrjetet sociale u kanë dhënë të drejtë çdo qenieje “Intelektuhale”, siç i quan ai, të sajojnë çfarë u intereson.

Derhemi, i cili është në rolin e Prefektit, shton se nuk e kupton se “ku janë prekur tironcat e vërtetë”.

“Une e di qe ne sot jetojme ne boten e internetit dhe rrjetet sociale i kane dhene te drejte cdo “qenie intelektuhale” te sajoje e shpife c’i intereson dhe i vjen per shtat, por nuk kuptoj ku i ka prekur keta tironcat e vertete, leximi qe ne i beme vepres groteske “Prefekti”, ne nje kendveshtrim tjeter dhe per ta evidentuar si fig historike te madhe.

Ju qe i bini tam tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetem nje batute me te cilen mbyllet vepra: “U ulen malet, u ngriten halet””, shkruan Derhemi

Para leximit artistik të veprës “Prefekti” që u soll për publikun, përmes një video në faqen e Teatrit Kombëtar regjisori Spiro Duni shprehej mes të tjerave se është një sprovë, ku artistët sfidonin veten.

“Sot bëjmë një lexim artistik të vepër së mirënjohur ‘Prefekti’ të Besim Levonjës, është një sprovë që e kemi marrë përsipër për të nënvizuar idenë e një profeti që paralajmëron se çfarë e zeze do ta gjejë Shqipërinë për shumë vite më pas.

Këtu ne nuk kemi shfaqje, është një sprovë ku ne sfidojmë veten fillimisht dhe do të nxjerrim konkluzionet edhe me dashamirësinë e kolegëve tanë, që kjo vepër të shohë dritën e skenës sa më shpejt”, shprehej regjisori i njohur Spiro Duni, i cili ka një aktivitet të vlerësuar në fushën e teatrit.