Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Bajrajve të Shkodrës.
Në mesazhin e publikuar në profilin e saj në Instagram, Koçeku ka lënë të kuptohet se është kërcënuar, ndërsa paralajmëron se nuk do të qëndrojë pasive nëse, sipas saj, familja e saj preket në çfarëdo forme.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan Koçeku.
Reagimi vjen në një moment kur deputetja, e larguar së fundmi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, është përfshirë në një debat të fortë publik dhe politik pas vendimit të saj për të dalë si deputete e pavarur.

