Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të Durrësit, ku ai ndodhet.
Sipas burimeve raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe Veliaj ka shkuar edhe në një spital privat në Tiranë për të bërë grafinë dhe për të hedhur këmbën në allçi.
Veliaj ndodhet në qeli prej shkurtit të 2025-ës dhe ndaj tij ka nisur gjyqi i themelit. SPAK e akuzon Veliajn për 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg, por kryebashkiaku i ka mohuar akuzat.

