VIDEO/ Donald Trump mbërriti në stadium me helikopter për finalen e Kupës së Botës, presidenti i SHBA-së: Mbrohet nga xhami antiplumb në ‘MetLife’

VIDEO/ Donald Trump mbërriti në stadium me helikopter për finalen e Kupës së Botës, presidenti i SHBA-së: Mbrohet nga xhami antiplumb në ‘MetLife’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është para në ‘MetLife’ stadium krah kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, në prag të finales së Kupës së Botës 2026. Trump është filmuar pas një xhami mbrojtës antiplumb. Kreu i Shtëpisë së Bardhë mbërriti në stadium me formacionin e helikopterëve ‘Marine One’. Ai shoqërohet edhe nga bashkëshortja, Melania. Donald Trump do të dorëzojë trofeun për skuadrën kampione.

Spanjën e përfaqëson Mbreti Felipe VI, i shoqëruar nga Mbretëresha Letizia dhe kryeministri Pedro Sanchez, pavarësisht polemikave të fundit me presidentin e SHBA-së, Trump. Në stadium janë 82 mijë tifozë.