VIDEO/ Ernest Muçi nuk është “normal”! Shikoni “predhën” nga distanca e sulmuesit shqiptar te Trabzonspor

VIDEO/ Ernest Muçi nuk është “normal”! Shikoni “predhën” nga distanca e sulmuesit shqiptar te Trabzonspor

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Trabzonspor – Eyupspor, e “gozhduar” me shifrat 1 – 0 për skuadrën nga qyteti i Trabzonit. Goli i vetëm deri tani mban “firmën” e Tufan në minutën e 5-të, java e 12-të e Superligës turke.

Edhe pse sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës deri në këtë çast të sfidës, po zhvillon paraqitje të mirë, aktualisht nota 7.5 sipas “Flashscore”.

Në minutën e 17-të, shqiptari goditi nga distanca e konsiderushme drejt portës, “predhë” e vërtetë, por gjeti reagimin fenomenal të portierit Biglin, kështu duke i “mohuar” finalizimin ish-sulmuesit të Tiranës.