VIDEO/ Pamje apokaliptike nga zjarri në Levan – Fier, digjen tre banesa dhe evakuohen familjet

VIDEO/ Pamje apokaliptike nga zjarri në Levan – Fier, digjen tre banesa dhe evakuohen familjet

Zjarri ka përparuar drejt Levanit, ku flakët kanë përfshirë banesa. Një ndërtesë e pabanuar është përfshirë nga flakët, ndërsa disa të tjera ndodhen nën rrezikun e përfshirjes nga zjarri. Banorët e rrezikuar janë evakuuar, ndërsa situata vijon të jetë problematike.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në fshatin Radostinë të bashkisë së Fierit, këtë të premte, 4 shtator.

Raportohet se flakët u janë afruar dy lokaleve në afërsi të Qafës së Koshovicës, në anën lindore të Radostinës.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke sjellë edhe bllokimin e hekurudhës Fier-Vlorë. Ndërkohë, disa familje janë evakuuar për shkak se tymi i dendur ka mbuluar banesat e tyre.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa autoritetet dhe shërbimet zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.