VIDEO/ Rama publikon pamjet nga rruga e Komanit: Mes një peizazhi spektakolar të Veriut

VIDEO/ Rama publikon pamjet nga rruga e Komanit: Mes një peizazhi spektakolar të Veriut

E konsideruar prej vitesh si një nga akset më të rrezikshme, rruga e Komanit, e ndërtuar rreth 50 vite më parë, tani ka marrë një pamje krejt tjetër.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm disa pamje nga rruga e Komanit, ku shprehet se është mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e transformuar të Komanit, mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.